Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LINEÁR,~E mb., libr. 1. Vijor; që është me vija; që ka trajtën e një vije.
2. mat. Që shtrihet në vijë të drejtë, që përllogaritet në rrafshin horizontal; i gjatësisë. Përmasat lineare. Masat lineare masat e gjatësisë. Metër linear metër gjatësie. Shpejtësi lineare (fiz.) shpejtësia e lëvizjes së pikave, e cila përcaktohet sipas gjatësisë së rrugës që bëhet brenda një njësie kohe.
PËRLLOGARÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përllogarit ose kur përllogaritet diçka; llogaritje. Përllogaritja e të ardhurave.
2. Tërësia e veprimeve, e vlerësimeve dhe e matjeve të nevojshme që bëhen më parë për të kryer mirë e pa humbje një punë ose për të arritur diçka. Bënë përllogaritje të përpikta. Përllogaritjet u vërtetuan nga kontrolli.
PËRLLOGARÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I përllogaritur; që mund të përllogaritet. Hapat e përllogaritshëm të politikës.
VIJÓR,~E mb., libr. 1. Që është me vija; që ka trajtën e një vije. Fushat e mbjella ishin të ndara në shirita të gjata, duke krijuar një pamje vijore. Letra e murit kishte një model të thjeshtë vijor.
2. mat. Që shtrihet në vijë të drejtë, që përllogaritet në vijë lineare, në rrafshin horizontal; i gjatësisë, linear. Përmasat vijore. Masat vijore masat e gjatësisë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë