Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BORROÇÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Hakërrohet e zhgërryhet, duke u ndeshur për brirësh me një tjetër (për demat). Demi borroçitej nëpër pluhur. Sikur je borroçitur gjithë ditën në lerë. Mos m'u borroçit si dem Divjake. (fj. u.).
2. fig., vetv. Mundem, rrihem, përfytem me dikë. Borroçiten si fëmijë. U borroçitën me njëri-tjetrin.
✱Sin.: zhgërryhem, shkarëzehem, shakullisem, zhguritem, përfytem, kapem, kacafytem, mundem, zihem, fytafytem, kacambytem, përlëfytem, grykem, mbërthehem, përlahem, kërleshem, gjelafytem, mbrehem, ngjokem.
►BRINJ/ÓHEMII jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Ndeshen kokë më kokë (për kafshët). U brinjuan deshtë (demat).
2. fig. Mbledh forcat për të bërë diçka që kërkon fuqi. Duhet të brinjohesh mirë për ta lëvizur këtë shkëmb.
✱Sin.: përfytem, kapem, kacafytem, mundem, fytafytem, kacambytem, zihem, përlëfytem, grykem, grykosem, kapërthehem, mbërthehem, karfosem, përlahem.
►PËRLÉSH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Zihem fytafyt me dikë, kapem e ndeshem keq me dikë, përfytem, kacafytem. U përleshën keq. U përleshën kalamajtë.
2. Hyj në luftë me dikë, bëj luftë të hapur e të vendosur, luftoj për jetë a për vdekje me një armik; përfytem, kacafytem. U përleshën ashpër (trup me trup). U përleshem me armë.
3. fig. Luftoj me vendosmëri e me guxim për të mposhtur një pengesë a vështirësi etj. Përleshem me guxim me vështirësitë (me thatësirën, me kushtet e këqija atmosferike). Përlesheshin me përmbytjet.
✱Sin.: kacafytem, përfytem, përlëfytem, mbërthehem, përlahem, zihem, kërleshem, rrokem, kapem, rrihem, ndeshem, mbrehem, përsheshem, qepem, gramshaleshem, përpiqem, përgjakem, grindem, fytafytem, goditem, grihem, luftoj, gjelafytem, qepërohem, zatetem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë