Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
JASTË́K,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Këllëf i pambuktë a i linjtë, zakonisht katërkëndësh, i mbushur me lesh, me pambuk, me pupla etj., që përdoret për të mbështetur kokën a për të ndenjur mbi të; nënkresë, nënkrejcë. Jastëk i vogël (i madh, i bardhë, i rrumbullakët, i qëndisur). Faqe jastëkësh. Këllëf jastëku. Krena jastëkësh të qëndisur me ar. Jastëk elektrik jastëk për ngrohje me anë të rrymës elektrike. Jastëk oksigjeni një si jastëk i mbushur me oksigjen, që përdoret për të ndihmuar një të sëmurë në rast nevoje. Jastëk mëndafshi. Jastëk zbukurimi (me lule). Jastëk me lesh (me pambuk, me pupla, me kashtë). Faqe jastëku. Vë kokën (mbështetem) në jastëk. Ulem mbi (në) jastëk. Vë (librin) nën jastëk. Dyshek tokën e jastëk gurin.
2. spec. Vegël që shërben si mbajtëse në një mekanizëm, në një aparaturë etj., mjet i posaçëm ku mbështetet një pjesë e një pajisjeje. Jastëk ajror. Jastëk çeliku (dërrase).
✱Sin.: kresë, nënkresë, nënkrejcë, përkresë.
♦ I bëhem jastëk (dikujt) i nënshtrohem, bëj ç’më thotë dikush, jam nën urdhrat e dikujt; i bëhem urë (e vig) (dikujt); kund. nuk e vë qafën në litar. Kërkon jastëk me pupla (dikush) iron. llastohet shumë, do që të rrijë sa më rehat, ka kërkesa të tepruara. E mbaj nën jastëk (diçka) e kam gjithmonë parasysh, nuk e ndaj asnjëherë; e ngulit në mendje e nuk e harroj; s’e heq nga mendja; e var (e vë, e mbaj, e kam) vath në vesh. I vë jastëk (fjalës) flas me mend, them fjalë të sigurta, e mbështes në të dhëna të shëndosha atë që them; flas me bindje.
SHÁPK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Mbulesë për kokën, kapelë burrash, e sheshtë e me strehë përpara; kasketë, kapicë. Kishte vënë shapkën për t’u mbrojtur nga i ftohti. Shapka e re qe prej lëkure. Streha e shapkës e mbronte pak. E hoqi shapkën në shenjë respekti.
✱Sin.: kapelë, kasketë, kapicë, feste, takije, përkresë.
♦ I djeg *miza (në shapkë) (dikujt). I heq shapkën (*kapelën) (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë