Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRMBÁJTUR (i, e) mb. 1. Që është i aftë ta përmbajë veten në rrethana të ndryshme, që vepron me maturi e pa u nxituar; që nuk i shfaq menjëherë ndjenjat (zemërimin, gëzimin etj.). Njeri i përmbajtur.
2. Që është veti e një njeriu që di të përmbahet; që nuk shfaqet me forcë e në mënyrë tepër të dukshme, që nuk bie në sy a që nuk tërheq vëmendjen e të tjerëve. Karakter i përmbajtur. E qeshur (qeshje) e përmbajtur. Me fjalë të përmbajtura. Lëvizje të përmbajtura. Me një gëzim të përmbajtur.
✱Sin.: i matur, i arsyeshëm, i përmbledhur, i mbledhur, i përkorë, i përkormë, i mbajtur, i rezervuar, i urtë, gjakftohtë, gjuhëmbajtur, gjuhëshkurtër, fjalëpakë, fjalëpaktë, fjalëkursyer, gjuhëlidhur, gojëkyçur, gojëmbyllur, gjuhëzënë, i durueshëm, i kontrolluar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë