Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MUTÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mbulesë zakonisht prej leshit të dhisë, plaf, poste; shkorsë. Mbuluar fund e krye me mutaf. Shtroi mutafin.
2. Mbulesë zakonisht prej leshit të dhisë, që hidhet sipër vitheve të kalit, përkavë; cohë që vihet nën shalën e kalit. Mutaf i trashë. Mutaf kadifeje. Ai po priste pranë kuajve të mbuluar me mutafë. Kali i mirë njihet nën mutaf. (fj. u.) njeriu njihet në punë e sipër, njeriu duhet çmuar nga puna që bën.
✱Sin.: mbulesë, plaf, përkavë, poste, shkorsë, cergë, vithanike, paravithe.
PËRKÁVUR (i, e) mb. I vdekur i mbështjellë me përkavë.
PËRKÁVUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) I vdekuri i mbështjellë me përkavë; xhenazja.
PËRKÁV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Velenxë; shtrojë prej leshi dhensh a dhish. Përkavë me thekë. Mbulohen me përkavë.
2. Mbulesë që i hidhet kalit mbi kurriz ose mbi vithe për të mos e vrarë samari a shala dhe për t’i pirë djersët.
3. Pëlhurë e bardhë që përdorin të krishterët për të mbuluar rrobat e trupit të të vdekurit; qefin.
✱Sin.: velenxë, çull, batanije, shtrojë, shkorsë, mbulesë, paravithe, vithanike, qefin.
VELÉNX/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mbulesë e gjerë prej leshi, e endur jo shumë dendur e zakonisht pa thekë; çull. Velenxë e leshtë (e dhirtë). Velenxë e trashë (e hollë). Shtroj velenxën.
✱Sin.: përkavë, fillak, fillore, flokje, flokëse, flokatë, pafillë, plaf, shkorsë, batanije, kuvertë, mbulesë, cergë, belcë, jamulli, poste, dërstilë.
♦ Iu bë velenxë (dikujt) keq. shih iu bë jorgan (dikujt). I hoqi velenxën (dikujt). 1. E la dikë pa mbrojtje e pa përkrahje; e zbuloi para një kërcënimi a para një rreziku; e la zbuluar (dikë). 2. Ia zbuloi të metat e gabimet; ia hoqi petën lakrorit (byrekut) (dikush); ia nxori lakrat në shesh; ia hoqi vellon nuses (dikush).
ÇULL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mbulesë e trashë prej leshit të dhisë; velenxë e trashë me thekë të gjatë. Çull i vjetër. Çull me (pa) thekë. Shtroj çullin. Mbulohem me çull. Iu hedh çullin krahëve. Gjatësia e çullit të jetë tridhjetë kute.
2. Mbulesë e trashë leshi që u vihet kuajve ose mushkave për t’i mbrojtur nga shiu e nga të ftohtët; përkavë. Çulli i kalit. Mbuloje me çull mushkën. I hedh çullin. Kali i mirë duket nën çull. (fj. u.).
3. keq. Mbulesë ose rrobë shumë e papastër. U bë çarçafi çull. Çull i palarë. U bë çull u vjetrua; u ndot keq.
4. vjet. Qilim leshi me ngjyrë të zezë që shtrohet në raste vdekjesh. E shtroi odën me çull. I vuri çullin (dikujt) i solli fatkeqësi të madhe dikujt, i solli zinë.
✱Sin.: mbulesë, velenxë, përkavë, zhele, qilim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë