Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIINTEGRÚES,~E mb. Që është kundër integrimit; që është kundërshtar i bashkimit ose i shkrirjes në një njësi të vetme; që synon ndarje, vetizolim ose përjashtim nga një sistem më i gjerë; kundërintegrues, kund. integrues. Strategjia antiintegruese. Përpjekje antiintegruese. Forca antiintegruese. Fushatë antiintegruese. Deklaratë antiintegruese. Sistem arsimor antiintegrues ose përjashtues.
JASHTËSÚES,~E mb. Që lë jashtë, që përjashton; përjashtues. Në një ambient jashtësues.
NDËRSJÉLLSHËM ndajf. Në mënyrë të ndërsjellë. Respektojnë ndërsjellshëm njëri-tjetrin. Ndërsjellshëm përjashtues.
✱Sin.: reciprokisht, ndërsjellas, ndërsjellazi.
PËRJASHTIMÓR,~E mb. 1. drejt. Që i përket vetëm njërit, i vetëm, që i përjashton të tjerët. E drejtë përjashtimore e drejtë që i përket ligjërisht vetëm një personi a enti.
2. Që është i veçantë, që nuk është si të tjerët; që bën përjashtim, përjashtues. Rast (burim) përjashtimor. Ishte përjashtimor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë