Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përjashtohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DEPORTOHEM

DEPORT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e DEPORTÓJ. Emigrantët u deportuan nga autoritetet.
Sin.: dëbohem, largohem, dërgohem, dorëzohem, përzihem, hiqem, përjashtohem, zbohem.

JASHTËSOHEM

JASHTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Dal nga një organizatë a grup i caktuar; përjashtohem.

MOSPËRJASHTIM

MOSPËRJASHTÍM,~I m. Mosbërje e përjashtimeve, mospasje përjashtimesh; veprimi dhe gjendja kur nuk e përjashtoj dikë a diçka ose kur nuk përjashtohem; kund. përjashtim. Kultura e përfaqësimit dhe e mospërjashtimit. Garantohet mospërjashtim nga skema e ndihmës ekonomike.

PËRJASHTËSOHEM

►PËRJASHTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Dal përjashta.
2. vetv. Përjashtohem.
3. pës. e PËRJASHTËSÓJ.

RADHË

RÁDH/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Varg njerëzish, kafshësh ose sendeshjanë vënë njëri pas tjetrit ose njëri krahas tjetrit në një vijë; varg dukurish ose ngjarjesh, që vijnë njëra pas tjetrës. Radhë njerëzish. Radhë shtëpish (dritaresh, librash). Radhë kutish (arkash, karrigesh). Dy radhë pemësh. Një radhë numrash. Radhë makinash. Në mes të dy radhëve. I vë në radhë radhit.
2. Varg ushtarësh, nxënësish etj., të vënë njëri pas tjetrit ose njëri përbri tjetrit, sipas një rregullicaktuar, rreshtim, rresht. Radha e parë (e majtë, e djathtë). Radhë treshe (katërshe). Radhët e togës. Në kryeradhës. Largësia midis radhëve. Vihemradhë. Hyjradhë. Dal nga radha. Mbaj (prish) radhën. Shtrëngojmë radhët. Qëndroj gatituradhë. Ejaradhë! usht. komandë për të ardhur në një vijëdrejtërresht njëri përbri tjetrit. Plotësojnë radhët e fundit.
3. Një brez ose një shtresë sendesh të vëna në një vijë njëri pranë tjetrit, një sërë tullash në një mur, një varg fijesh në një diçkathurur etj. Një radhë tullash (gurësh, dërrasash). Një radhë drush (arkash). Një radhë çorapesh (trikosh). Heq (vë) një radhë. Nis (mbaroj) një radhë. Prish një radhë.
4. Varg karrigesh për t’u ulurkinema, në teatër, në një sallë ose në një mjet udhëtimi; varg bankash në një klasë. Radha e parë (e dytë...). Radhët e fundit. Karriget (bankat) e radhëvepara. Ulem (rri, zë vend) në një radhë.
5. Varg fjalësh, shkronjash ose shenjashtjera, të shkruara në një vijë me dorë ose të shtypura në një faqe; varg shkronjashrenditurashtypshkronjë për t’i shtypur; rresht. Radhëngushta (të dendura). Radhët e librit (e fletores). Faqe me tridhjetë e dy radhë. Në kryeradhës. Heq (prish, fshij, ndreq, shtoj) një radhë. Kapërcej dy radhë. Mungon një radhë. E lexoj radhë për radhë. I shkrova nja dy radhë. Asnjë radhë tjetër.
6. kryes. nj. Rresht njerëzishpresin për të marrë a për të dhënë diçka ose për një punë tjetër. Radhë e madhe (e gjatë). Radhë për bileta. Radhëdyqan. Hyj (futem) në radhë. Qëndroj (pres, rri) në radhë. Zë radhën. Mbaj (lëshoj) radhën. Jamradhë. Ka radhë.
7. vet. sh. Tërësi njerëzish, që janëlidhur ngushtë nga interesa e marrëdhëniepërbashkëta ose që bëjnë pjesë në një organizatë etj.; mjedis shoqëror. Radhët e organizatës. Radhët e ushtrisë. Brenda (jashtë) radhëve. Hyrikuvendradhët e opozitës. Dal (përjashtohem, largohem) nga radhët e.... Forcat e armatosura shtojnë radhët e tyre me nënoficerërinj. Forcohen radhët e militantëve të partisë.
8. fig., bised. Shtresë ose grup njerëzish, që kanë tiparepërbashkëta ose gjendje shoqërorenjëjtë, sërë. Nga radha jonë. Njeri (djalë, burrë) i radhës së tij. Nuk është i radhës sonë. Janë të një radhe. Sipas radhës që ka. Hyriradhën e pleqve (e nuseve).
9. Një numër i pacaktuar njerëzish, sendesh ose dukurish, një sasi jo e madhe, një varg, sërë. Një radhë vendesh (rastesh, ngjarjesh, faktesh). I bëri një radhë pyetjesh. Bëri një radhë veprimesh.
10. Rendi ose rregulli sipascilit bëhet diçka, vijueshmëria në një mënyrëcaktuar për të kryer një veprim; vendikëtë rend ose vijueshmëri, që i përket dikujt për të vepruar. Me (pa) radhë. Jashtë radhe. Sipas një radhe. Radha e punës (e veprimeve). Radha e përgjigjes (e provimit, e hyrjes). Radhë e pa radhë. Shërbim jashtë radhe. Mbaj (ruaj) radhën. Më vjen (më kalon) radha. Panairi i radhës. Ngjarja e radhës. Skandali i radhës. Më bie radha. Pres radhën. I lëshoj (i zë) radhën. Hyjnë (dalin, vijnë) me radhë. E tregoi me radhë. I mori (i zuri) me radhë. Flisni me radhë. I pyeti me radhë. Kur t’i vijë radha. E bëjmë me radhë. - Kush e ka radhën? - Kam radhën e pastrimit (e rojës).
11. Vijueshmëri pa ndërprerje (për periudhat e kohës). Disa herë me radhë. Tre muaj me radhë. Dy net me radhë. Për vite me radhë. Shekuj me radhë.
12. Kohë e shkurtër midis dy periudhave; herë. Këtë (atë) radhë. Radhën tjetër. Radhën e parë. Nuk e takova këtë radhë.
13. si ndajf., bised. Radhazi. Filloi radhë. Ha radhë. I mori radhë.
Sin.: rresht, rend, sërë, kordon, varg, shestë, valë, herë.
I bëj radhë (dikujt) nuk e pengojflasë a të bëjë diçka, e lë të flasë a e lejojbëjë diçka para meje; nuk e ndërpres; i hap rrugën; mbaj rend. Si e do radha ashtu si duhet, si kërkohet dhe si ështëmirë, sipas rregullit. Filloj radhë të re ndryshoj krejt qëndrimin ose mënyrën e veprimeve, heq dorë nga mënyra e kaluar e punës dhe e sjelljes; nis një mënyrë të re pune a jetese. Lexoj midis radhëve (midis rreshtave) libr. gjej kuptimin e brendshëmdiçkajeështë shkruar, kuptoj mendimet e fshehtapërmban diçka e shkruar. radhëparë paragjithash, së pari; në vendin kryesor; kryesisht. radhët e para (në rreshtat e parë) ballë, në krye; në vendin më të vështirëpunës a të luftës. Radhë e pa radhë pa një rregullcaktuar, si t’i teket a si t’i vijë për mbarë; ngatërruarazi. Sa për shkuar radhën dosido, pa kujdes, shpejt e pa i kushtuar vëmendje; sa për të thënë se e bëri; shkel e shko; shpejt e shpejt; sa për sy e faqe (për sy e për faqe); sa për sytë e botës. Shtrëngoj (ngjesh) radhët bashkohem e lidhem fort me të tjerë për t’u mbrojtur ose për të përballuar diçka. Vë në një radhë (në një rresht) (me dikë a me diçka) e quaj të një shkalle ose të një vlere me një tjetër, e barazoj me një tjetër, e quaj njësoj. Vihem në një radhë (në një rresht) (me dikë) kapërcej prapambetjen dhe përparojbashku me dikë; eci në një hap (me dikë).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.