Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUTÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. Kafshë të vogla (si kërmilli, midhja etj.) me trup të butë pa skelet e të mbuluar me një cipë të përjargur, që kanë zakonisht guaskë mbrojtëse dhe që rrojnë në ujëra të kripura e të ëmbla; molusk. Butakë uji (deti). Butakë toke. Butakë me (pa) guaskë.
2. fig., përbuz. Njeri pa karakter të fortë, dikush që merr formën e enës. Butakët e shoqërisë. Si një butak i heshtur.
JARGAVÍTUR (i, e) mb. Që jargavitet, që përjarget; i përjargur.
KËRMÍ/LL,~I m. sh. ~J, ~JTË 1. zool. Butak me trup të përjargur dhe të mbuluar me një guaskë të fortë, në trajtë spiraleje, që jeton në vende të lagështa dhe ushqehet me bar a me bimësi të freskët; ligavec; kaçamill. Kërmill i zhveshur (lakuriq) kërmill deti; jargës. Kërmill deti lloj kërmilli pa guaskë, që jeton në det. Mbledh (kultivoj) kërmij. Shitës kërmijsh.
2. anat. Pjesa e brendshme e veshit tek njerëzit dhe tek kafshët, që ka trajtën e guaskës së këtij butaku.
✱Sin.: jargës, kaçamill, ligavec.
♦ Kërminj pas shiut mospërf. diçka që vjen me shumicë e pasi ka kaluar rreziku (për njerëz frikacakë, hileqarë etj.); bobla pas shiut; kërpudha pas shiut. Qesh kërmilli kurrizin e breshkës iron. shih qesh hunda buzën iron.
KËRRNJÓTUR (i, e) mb., veter., mjek. Që është kërrnjotur; i përjargur. Kalë (njeri) i kërrnjotur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë