Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur analizoj ose kur analizohet diçka.
2. Zbërthimi i diçkaje në pjesë përbërëse për ta studiuar; i bëj analizën. Analizimi i tekstit.
3. Shqyrtim i një çështjeje, i një pune etj. duke e zbërthyer e duke e parë nga të gjitha anët; marr në analizë. Analizimi punës vjetore. Analizim laboratorik. Analizimi i çështjes demografike. Analizimi i dëmeve të shkaktuara nga moti. Analizim i çështjes. Analizim i gjendjes politike. Analizim i thelluar. Analizim i rrethanave shoqërore. Analizimi i fakteve historike. Analizimi i të dhënave.
✱Sin.: analizë, zbërthim, shkoqitje, përimtim, shqyrtim, shoshitje, qëmtim, qëmtesë, hetim, zbulim.
ANALÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Metodë studimi me të cilën e tëra zbërthehet në pjesët e veta përbërëse, me qëllim që të zbulohet ndërtimi i së tërës dhe lidhjet ndërmjet pjesëve; kund. sintezë. Analizë shkencore. Analizë financiare. Analiza dhe sinteza. Përdor analizën.
2. Shqyrtimi i një çështjeje, i një pune, i një vepre etj. duke e zbërthyer dhe duke e vështruar nga të gjitha anët e me imtësi; procesi i hetimit të hollësishëm dhe sistematik për të nxjerrë përfundime. Analiza vjetore. Analizë statistikore kompjuterike. Analiza e punës. Analiza e shkaqeve (e të metave). Analiza politike e ngjarjes. Analiza e sjelljes. I bën analizën. Marr në analizë. Analiza zbuloi dobësitë e planit. Analiza matematikore. Analiza objektive. Në analizë të fundit (libr.) pasi është shqyrtuar nga të gjitha anët, në fund të fundit.
3. spec. Zbërthimi i një lënde në elemente për të përcaktuar përbërjen e saj dhe vetitë e elementeve; zbërthimi i një figure, i një vale, i një rrezatimi etj. në elemente të veçanta. Analizë kimike. Analizë spektrale (elektrike). Analiza e gjakut (e ujit). Laborator analizash. Përfundimet e analizave. Bën analizën. Mori përgjigjen e analizave.
4. gjuh. Zbërthimi i fjalëve ose i fjalive në pjesët përbërëse për të përcaktuar vlerat e tyre gramatikore, leksikore, semantike, sintaksore etj. veç e veç. Analiza gramatikore (fonetike, morfologjike, sintaksore, leksikore, kuptimore). Analiza stilistike. Analiza logjike. Analiza gjuhësore ndihmon të kuptuarit e strukturës së fjalisë.
✱Sin.: analizim, zbërthim, shkoqitje, përimtim, shqyrtim, shoshitje, qëmtim, qëmtesë, hetim, zbulim.
ZBËRTHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zbërthej diçka; ndarja e diçkaje në pjesë përbërëse; shkulja e diçkaje që është mbërthyer në diçka tjetër; kund. mbërthim. Zbërthimi i vozës (i armës). Zbërthim i plotë. Zbërthimi i dërrasave (i arkave) me sqepar. - Mos bëni gabime gjatë zbërthimit!
2. Nxjerrja a heqja e diçkaje nga vendi ku është futur, është mbërthyer a është kapur; shkopsitje. Zbërthimi i këmishës (i jakës, i xhaketës). Zbërthimi i rripit. Zbërthimi i orës.
3. spec. Shpërbërje. Zbërthim i mëtejshëm. Zbërthimi i lëndëve kimike. Zbërthimi i molekulës në pjesët përbërëse. Reaksion zbërthimi (kim.). Zbërthim radioaktiv (kim.). Zbërthimi i dritës në ngjyra të ndryshme duke përdorur prizmin (fiz.).
4. Shqyrtim i një vepre, i një ideje, i një koncepti a i një diçkaje tjetër, duke e vështruar nga të gjitha anët për ta bërë sa më të qartë e të kuptueshme; shpjegim i hollësishëm, shkoqitje, shtjellim. Zbërthim logjik. Zbërthimi i monografisë. Zbërthimi i programit (i projektit). Zbërthim i tekstit. Zbërthimi në faktorë (mat.). I bëri një zbërthim të mirë. Zbërthim i domethënies (i kuptimit). Zbërthimi i botës së brendshme të personazheve (let.). Zbërthimi i shprehjeve algjebrike. Zbërthime të një niveli shkencor. Zbërthimi i projektbuxhetit (fin.).
5. fig. Shtytje a ngucje për ta detyruar dikë të flasë çdo gjë që di për diçka a për dikë. Zbërthimi i dëshmitarit.
6. Heqje nga zgjedha e kafshëve të mbrehura, çmbrehje, zgjidhje.
✱Sin.: shkulje, shkopsitje, shpërthekim, zgafullim, hapje, shqyrtim, analizë, imtësim, përimtim, shtjellim, shkoqitje, shqepje, çmbrehje, zgjidhje, shpërbërje, tjetërsim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë