Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përhirim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HIRIM

HIRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Përkëdhelim, miklim i dikujt.
2. Përgëzim, urim për fat.
Sin.: lajkë, përkëdheli, miklim, përgëzim, përhirim.

PËRGËZIM

PËRGËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përgëzoj dikë ose kur përgëzohem. Përgëzimi i nxënësve (i fituesve të garës).
2. kryes. sh. Përshëndetje dhe urime të përzemërta që i bëhen dikujt me rastin e një përvjetori, të një feste, të mbarimit me sukses të një pune etj. Shpreh përgëzimet e mia. I dërgoj përgëzime. Ju sjellim përgëzime miqësore (të zjarrta). Përgëzime! (ur.).
Sin.: përshëndetje, urim, përhirim, përkëdhelje.

URIM

URÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dikush uron apo urohet. Letër urimi. Mesazh urimi. Shkoi (vjen) për urim.
2. Fjalë që i thuhen dikujt për t'i shprehur një dëshirëmirë për të ardhmen; kryes. sh. përgëzimet që i bëjmë dikujt në një rast. Urimi i nënës. Urime të përzemërta. Urime për ditëlindjen. Urime me rastin e martesës. I dërgoj (i shfaq) urimet e mia.
Sin.: përgëzim, lutje, bekim, përhirim, përshëndetje, përshëndoshje, mirësi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.