Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FANTÁZM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Hija e një të vdekuri që u përhihet njerëzve të sëmurë nga ana psikike ose njerëzve besëtytë; lugat, hije. Thoshte se iu shfaq një fantazmë. Dukej si fantazmë.
2. fig. Diçka që përfytyrohet si paralajmëruese e një të keqeje, diçka që ndjell një të keqe, hije e keqe. Fantazmat e krizës.
✱Sin.: hije, lugat, abe, shajni, përhijim.
PËRFYTYRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përfytyroj dikë apo diçka ose kur përfytyrohet dikush a diçka. Përfytyrimi i një ngjarjeje.
2. psikol., filoz. Figurë e një sendi, që riprodhohet në ndërgjegje sipas perceptimeve të mëparshme; formë e pasqyrimit shqisor, që përbën një hallkë kryesore në procesin e njohjes së botës. Përfytyrime pamore. Përfytyrim i plotë (i qartë, i turbullt). Ndijimet, perceptimet e përfytyrimet.
3. Ajo që krijohet në mendje për diçka, duke u mbështetur në të dhënat e botës së jashtme, mendim pak a shumë i qartë e i plotë për diçka; krijim i imagjinatës. Përfytyrim i qartë (i plotë) për diçka, për dikë. Përfytyrime poetike.
✱Sin.: parafytyrim, fytyrim, shëmbëllim, shëmbëllesë, shëmbëlltyrë, fanitje, ide, shllim, imagjinatë, ëndërrim, trillim, hije, pasqyrim, vegulli, përhitje, shajni, përhijim, vegim.
VEGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vegon; kur del drita e parë e mëngjesit. Vegimi i ditës. Shkrepi vegimi i ditës.
2. Veprimi kur mezi shohim a e dallojmë diçka, kur e shohim si nëpër mjegull. Vegim në errësirë. Vegimi i syve.
3. Diçka që na përfytyrohet në vetëdije pa e kapur me anë të shqisave; përhitje; përfytyrimi i çastit i dikujt a i diçkaje; ëndërr. Vegim i mrekullueshëm (fantastik). Vegim i mjegullt. Vegimet e fëmijërisë. Vegimi regjisorial. Iu shfaq një vegim. Humbi në vegime. U zhduk si vegim. Si në vegim.
✱Sin.: përhijim, vegullim, shkëndijim, hije, shajni, përfytyrim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë