Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përhidhem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DANGËLLOHEM

DANGËLL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR bised. 1. vetv. Tundem, lëkundem, përplasem me dikë me diçka tjetër, shkundem.
2. pës. e DANGËLLÓJ.
Sin.: tundem, lëkundem, përkundem, luhatem, përhidhem, trandem, shkundem, valëvitet, tronditem, përplasem, përpiqem.

HIDHEM

HÍDHEM jovep., ~HODHA (u), ~HEDHUR 1. vetv. Kërcej me vrull e me shpejtësi përpjetë a në një drejtim tjetër, zakonisht pa u mbështetur gjëkundi; lëshohem shpejt nga lart poshtë. U hodh përpjetë (poshtë, përpara, anash). Iu hodh përsipër. Iu hodhqafë iu turr dhe e përqafoi. U hodh nga shkallët (nga çatia, nga pema). U hodhën nga aeroplani (me parashutë). U hodhlumë (në det).
2. vetv. E kaloj një pengesë e i dal matanë, e kapërcej, kalojanën tjetër. U hodhën matanë (përtej lumit, përtej hendekut, përtej gardhit). Hidhu këtej!
3. bised., vetv. Shkoj shpejt e shpejt në një vendcaktuar; vete diku. Hidhej nga një fshat në një tjetër. U hodh gjer te fqinji.
4. fig., vetv. Ia nis me vrull një pune a një veprimtarie, i përvishem me të gjitha forcat; veproj menjëherë kundër dikujt; futem me vrull e me shpejtësi në një mjediscaktuar. U hodhënsulm (në luftë). U hodhën në mes të zjarrit (të stuhisë, të tufanit). U hodhënmbrojtje të të drejtavepunëtorëve.
5. fig., bised., vetv. Ngjitem në një a disa shkallëlart; kalojdiçka tjetër, ia nis diçkaje tjetër. U hodhklasën e pestë (në kategorinë e shtatë). Po hidhemi në një çështje tjetër. U hodhpikën e dytë.
6. fig., vetv. Nis me shpejtësiflas a të ndërhyj, filloj menjëherë diçka; ngrihem, kërcej. Hidhet e flet. U hodh papritur e tha... Mos u hidh kështu! Hidhet shpejt ai.
7. bised., vetv., vet. vet. v. III Rritet, zhvillohet, merr shtat; harliset, azdiset. Po hidhen misrat. Është hedhur gruri. Janë hedhur pjergullat.
8. pës. e HEDH. Hidhen hapat e parë. Hidhen bazat (themelet). Hidhetvotë.
Sin.: kërcehet, kapërcehet, përhidhem, përvishem, lëshohem, ngrihem, nisem, kalohet, vërsulem, harliset, azdiset, rritet, zhvillohet.
Bën *hop pa u hedhur. Hidhet në *flakë (dikush). I hidhem në *fyt (dikujt). I hidhem në *grykë (dikujt). U hodh *guri. Hidhet *kodërkodër (dikush). U hodh (ra) në *krahët (e dikujt). Hidhet e përdridhet (dikush) përpiqet andej e këtej t’ia dalë mbanë diçkaje ose të shpëtojë nga një e keqe, mundohet e përpëlitet. U hodh (kërceu, hovi) *përpjetë (dikush). Hidhu (kërce) *përpjetë! Iu hodh *përsipër (sipër) (dikujt). U hodh në *qiell (dikush). Hidhu (kërce) në *qiell! Hidhu (kërce) në *tavan! Hidhu (kërce) në *tra! Edhe sikurhidhesh (të kërcesh) në *tra! U hodh nga *vendi (dikush). *Zaret u hodhën libr. Hidhet në *zjarr (dikush).

PËRHEDHJE

PËRHÉDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur përhedh diçka ose kur përhidhem.
Sin.: hedhje, tronditje, tundje, vërvitje, flakje, lëkundje, kërcim, valëvitje.

TUNDEM

TÚND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lëviz disa herë e në mënyrërregullt sa nga një anëanën tjetër, sa lart poshtë; lëkundem, përkundem. Tundemshilarës. Tundej mbi degë.
2. vetv. Lëkundem a shkundem fort, zakonisht disa herë, sa nga një anëtjetrën, sa para prapa ose sa lart poshtë; tronditem, lëkundem me forcë. U tundënkarrocë (në qerre). U tund dheu. Shtëpitë u tundën nga tërmeti. U tundën xhamat.
3. vetv., vet. v. III Lëkundet lehtë; valëzon, lëviz lehtë a valëvitetajër (për gjethet, për flamurin etj.). Gruri tundej ngadalë. Flamurët (flamujt) tundeshinajër.
4. edhe fig., vetv. Eci duke kërcyer pak sa nga e majta në të djathtë; shkoj duke u lëkundur sa nga një anëtjetrën, lëkundem (nga lodhja a ngapirët). Tundej si i pirë. Tundej rëndë-rëndë. Shkonte (ecte) duke u tundur.
5. edhe fig., bised., vetv. Lëviz nga vendi ku jam, luaj nga vendi; shkundem nga plogështia, nispunoj, lëviz. Tundu, ç’pret? S'tundet nga vendi. S’ka ndërmendtundetandej. E bëri që të mos tundet nga vendi e rrahu shumë. Ra dhe s'u tund. Po s'u tunde vetë, s'fiton gjë.
6. moh., vetv. Nuk jepem, nuk dorëzohem, nuk luaj nga imja; nuk tutem, s’më trembet syri. Luftoi dhe s’u tund fare. Mbahu, mos u tund! S'u tund që s’u tund. Pushka bam, po ai nuk tundej. Muri tundet, burri s’tundet. (fj. u.).
7. pës. e TUND.
Sin.: lëkundem, përkundem, luhatem, londitem, kolovitem, shalakatem, përhidhem, tundullohem, trandem, shkundem, dyndem, valëvitet, tronditem, frikësohem, dorëzohem
Tundet e s’këputet (dikush) thuhet për një njerishkuarmoshë, por që qëndron ende i fortë. Tundet e shkundet (dikush) mbahet më të madh, kapardiset; shet mend. Iu tundën *themelet (dikujt a diçkaje). U tund *vendi. Nuk tundet (nuk lëviz) nga *vendi (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.