Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DYSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ndaj me dysh; përgjysmoj. Dyshtoi bukën.
GJYSM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përgjysmoj. E gjysmoi shishen (bukën). E gjysmoi kohën. I gjysmoi kundërshtarët.
✱Sin.: dyshtoj, përmjetoj.
PËRGJYSMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur përgjysmoj ose kur përgjysmohet diçka. Përgjysmimi i vijës (i figurës) (gjeom.) Përgjysmimi i shpenzimeve (i të ardhurave).
✱Sin.: gjysmim, gjysmim, gjysmi.
PËRGJYSM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E ndaj diçka në dy pjesë të barabarta; e bëj më dysh, e gjysmoj. Përgjysmoj bukën. Diagonale që përgjysmojnë njëra-tjetrën.
2. Heq gjysmën e vëllimit ose të sasisë nga një shumë a nga diçka, lë gjysmën; çoj deri në gjysmë, më mbetet vetëm gjysma. E përgjysmoi shishen e verës e piu gjysmën e shishes. E përgjysmoi bukën (gjellën).
3. Pakësoj a zvogëloj diçka në mënyrë të ndjeshme. I përgjysmuan kursimet. I përgjysmuan trupat naziste i dëmtuan rëndë.
ZVOGËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të vogël; e pakësoj, e ul, e ngushtoj etj.; e bëj më të shkurtër, e shkurtoj; kund. zmadhoj, rrit, shtoj, zgjeroj. I zvogëluan dritaret. Zvogëloi shpejtësinë. Zvogëloi moshën. Zvogëloi hapin. E zvogëloi trikon. E zvogëloi shumën. Zvogëloi afatet. Po të nisim e të zvogëlojmë forcën e shtypjes, fërkimi vjen e rritet (tek.). Mendja e madhe zvogëlon gojën. (fj. u.).
2. fig. Ia pakësoj a ia ul diçkaje forcën, vlerën, ngjyrën etj., ia ul rëndësinë etj.; e quaj pa rëndësi, e quaj a e paraqit më pak të rëndësishëm nga ç'është në të vërtetë. E zvogëlon rrezikun (fajin). Ia zvogëlon rolin (rëndësinë, ndikimin). Nuk mund të zvogëlohet kështu brenga (stresi). Nuk duhet t’ia mohojmë, madje as t’ia zvogëlojmë vlerat veprës së mirë. Rreziqet duhet t’i zvogëlojmë e jo t’i rritim.
✱Sin.: vogëloj, picërroj, vocërroj, mbledh, tkurr, rrudh, pakësoj, ngushtoj, shkurtoj, mek, ligështoj, rrëgjoj, mpak, zbres, cungoj, përgjysmoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë