Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANGJELÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Angelica) Shkurre e vendeve të ngrohta mesdhetare, me degë të holla e të gjata, me gjethe treshe të vogla e vezake, me lule të verdha në trajtën e një fluture që lidhin bishtaja të gjata e të fryra; drokth, karthpulë, fshikartë, vjegjës.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje angjelikash: Angjelika e butë (lat. Angelica archangelica, Archangelica officinalis) bimë barishtore dyvjeçare e ngrënshme, me kërcell të shkurtër mishtor dhe të mbuluar dendur me rrënjë të gjata, me gjethe të mëdha që rrethojnë kërcellin me një flutur në majë, me lule të gjelbra e të verdha, me fryt vezak, të sheshtë në ngjyrë të verdhë e të bardhë e që përdoret në mjekësinë popullore; drokthi i bardhë, kukuda e butë, angjelika mjekësore. Angjelika e përgjunjur (lat. Angelica genuflexa) angjelikë që rritet mbi dy metër lartësi, me gjethe të mëdha të dhëmbëzuara, me kërcell të rrumbullakët, të drejtë, të zbrazët dhe të degëzuar në majë, me lule të verdha e të bardha që lulëzojnë në korrik e gusht, që përdoret edhe në mjekësinë popullore; angjelika kënetore; angjelika ligatinore, angjelika mjekësore, gjemb gomari, bari i shpirtit të shenjtë. Angjelika e purpurt (lat. Angelica atropurpurea, Archangelica atropurpurea) angjelikë që rritet deri në 1.80 cm në lartësi, me kërcell të lëmuar, të zbrazët e të degëzuar në ngjyrë vjollce, me gjethe vezake me skaje të dhëmbëzuara, të çara me lobe të cekëta e të thella, me lule të bardha në të gjelbër në formë ombrelle. Angjelika e pyllit (lat. Angelica sylvestris, A. illyrica, A. montana) angjelikë që rritet deri në dy metër lartësi, me gjethe të gjelbra në të errët, me lule të vogla të bardha erëkëndshme, që rritet në hapësira të lagështa pyjore, në brigjet e përrenjve dhe të kanaleve, esenca vajore e së cilës përdoret në mjekësi, kurse frytet e bluara përdoren si insekticide; angjelika e egër; kukuda e bjeshkës, kukuda e kuqe.
✱Sin.: drokthi, karthpulë, fshikartë, vjegjës, shtogiq, rrëfeshk, ferreckë, gjembaç, kukudë.
GJUNJËZÚAR (i, e) mb. 1. Që është i ulur në gjunjë. Rri i gjunjëzuar.
2. fig. I nënshtruar; i përgjunjur. Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të rrosh i gjunjëzuar (fj. u.).
✱Sin.: i përulur, i mposhtur, i robëruar, i kërrusur.
PËRGJÚNJUR (i, e) mb. 1. Që është ulur në gjunjë. Rrinin të përgjunjur.
2. Që mezi qëndron në këmbë nga pleqëria, që mezi mbahet gjallë. Plakë e përgjunjur.
3. fig. Që është nënshtruar pa luftë e pa kundërshtuar, i shtruar; i mundur, i mposhtur, i përulur. Më mirë i humbur se sa i përgjunjur.
✱Sin.: i gjunjëzuar, i nënshtruar, i shtruar, i mundur, i mposhtur, i përulur, i leqendisur, i shkrehur, i lëshuar, i drobitur, i rrëgjuar, i thyer.
THÝER (i, e) mb. 1. Që është i ndarë më dysh a në shumë copa, që është bërë pjesë-pjesë a copa-copa; që ka të krisura e të çara në trup; që është thyer, kund. i pathyeshëm. Dërrasë (pllakë, shpatë) e thyer. Qerre e thyer qerre e shkatërruar. Vezë të thyera. Pjatë e thyer. Gotë e thyer. Xham i thyer.
2. I përkulur, i lakuar a i harkuar, që ka marrë trajtën e një vije të përkulur (për diçka të drejtë); që është bërë më dysh, më tresh etj., i palosur. Me gjunjë të thyer.
3. Që është shumë i tatëpjetë e mezi kalohet, shumë i pjerrët, thikë (për shpate malesh etj.); që ka male të larta e të thikta, jo fushor; që ka shumë të përpjeta e të tatëpjeta. Vend (terren) i thyer.
4. fig. Që është mundur a është mposhtur në luftë. Ushtri e thyer.
5. fig. Që s'ka më forcë, që i janë prerë fuqitë, i dobësuar shumë, që ka rënë nga shëndeti.
6. fig. Që ka humbur besimin në forcat e veta, që nuk ka më vullnet të luftojë, i rënë moralisht, që është vrarë shpirtërisht.
7. fig. Që e ka kaluar gjysmën e moshës. Burrë i thyer. Grua e thyer. Në moshë të thyer.
✱Sin.: i copëtuar, copa-copa, i copëzuar, i çarë, i krisur, i pjerrët, i rrëpirët, thikë, i ashpër, i egër, i thepisur, i përkulur, i lakuar, i harkuar, i palosur, i përthyer, i prapë, i prapmë, i mundur, i mposhtur, i përgjunjur, i gjunjëzuar, i përulur, i nënshtruar, i shtruar, i shkatërruar, i shpartalluar.
♦ *Bukë e thyer. Me *gjunjë të thyer keq.* Kambanë e thyer (e prishur) përb. *Shpatë e thyer shpërf. Me *zemër të thyer.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë