Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJUNJËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur gjunjëzoj dikë a gjunjëzohem. Gjunjëzimi i kundërshtarit.
✱Sin.: përgjunjje, përkulje, përulje, mposhtje, nënshtrim, kërrusje.
NËNSHTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur nënshtroj ose kur nënshtrohem; kund. mosnënshtrim. Nënshtrimi i natyrës. Nënshtrimi i një vendi. S’dinë ç’është nënshtrimi. Nënshtrimet e njerëzve.
✱Sin.: skllavërim, mposhtje, sundim, shtypje, robërim, ndrydhje, thyerje, përgjunjje, ulje, dorëzim, gjunjëzim, zotërim, shtrim, bindje, përulje, përshkardhje, pranim, temena.
PËRGJUNJËSÍSHT ndajf., libr. Përunjësisht, me nderim, e përulje, me përgjunjje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë