Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EPOPÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. let. Poemë e madhe epike ose vepër e madhe rrëfimtare në prozë ku përshkruhen bëma legjendare a ngjarje të rëndësishme historike të jetës së një populli. Epopetë e Homerit. Shkruaj një epope. Epope biblike. Ka ditur të krijojë epopenë kombëtare.
2. fig. Ngjarje a varg ngjarjesh heroike e të rëndësishme në jetën e një populli. Epope e lavdishme. Një epope e përgjakur. Me këtë betejë do të mbyllej epopeja heroike e Luftës Nacionalçlirimtare. Epopeja e Krujës. Lufta e Drashovicës është një epope e lavdishme.
GJAKÓSUR (i, e) mb. 1. Që është gjakosur; që është bërë me gjak; i përgjakur. Me trup të gjakosur. Ra në dysheme e gjakosur. I gjakosur nga këmbët e duart.
2. Që është njollosur a është përlyer me gjak; i përgjakur. Rroba të gjakosura. Flamurët vende-vende ishin të djegur e të gjakosur.
✱Sin.: i përgjakur, i gjakuar, i gjakësuar, gjakpërlyer, i lakanisur.
HARAKÚQ vep., ~A, ~ÚR krahin., kal. 1. Rrotulloj a vërvit mishin në hell, përskuq a rreshk mishin në hell. Harakuq mishin në hell.
2. Ngroh a thekërris trupin pranë zjarrit.
3. Rrokullis, hedh përdhe a përtej dikë duke e përgjakur; bëj të harakuqet dikush a diçka; flak diçka tutje. E harakuqi tatëpjetë (tutje).
✱Sin.: skuq, përskuq, rreshk, thekërroj, ngroh, rrotulloj, rrokullis, vërtit, flak, hedh, përgjak.
HARAKÚQUR (i, e) mb. 1. Që është harakuqur a përskuqur në hell (për mishin gjatë procesit të pjekjes).
2. I thekërrisur (për njeriun a trupin e tij gjatë procesit të ngrohjes pranë zjarrit).
3. Që është rrëzuar përdhe dhe është përgjakur.
✱Sin.: i pjekur, i rreshkur, i thekërrisur, i vërtitur, i rrokullisur, i përgjakur.
LËNDÚAR (i, e) mb. 1. Që është goditur e plagosur ose që është ngacmuar dhe të jep dhimbje (për një pjesë të trupit, për një plagë). Me krah të lënduar. Plagë e lënduar.
2. fig. I prekur thellë; i fyer. Me zemër të lënduar. Mbeti i lënduar.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: i goditur, gjakosur, i përgjakur, i plagosur, i ngacmuar, prekur, i brengosur, i vrarë, i ganduar, i fyer, i cenuar, zemërthyer, zemërdredhur, i sfilitur.
♦ Me *zemër (me shpirt) të lënduar
MAKÁB/ËR,~RE mb. 1. Që lidhet me vdekjen ose që shkakton vdekje, i kobshëm. Zbatuesit e planit makabër. Avion makabër. Dyluftim makabër. Ekzekutime makabre. Krime makabre. I riu humbi ndjenjat para një pamjeje të tillë makabre të trupit pa kokë në tokë.
2. Që shkakton frikë dhe tmerr, i keq dhe i pakëndshëm, i kobshëm. Realitet makabër. Dëshmi makabre. Tallje makabre. Ç’mendonte për lojë makabre, me cohën e përgjakur dhe ushtarin që hiqej si i vrarë?
OKSIMORÓN,~I m., let., stil. Lloj i veçantë antiteze që bashkon fjalë me kuptime te kundërta apo të papajtueshme për të shprehur një kuptim të ri. Qetësi shurdhuese. Gabim i qëllimshëm. Paqe e përgjakur. Çorganizim i organizuar.
PAPËRGJÁKUR (i, e) mb. Që nuk është i përgjakur. Shpëtoi i papërgjakur. Nuk ka pëllëmbë tokë të papërgjakur.
►PËRGJÁK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me gjak; më del gjak, gjakosem. Ishte përgjakur në fytyrë. U përgjak nga hundët.
2. fig., vetv. Hyj në luftë të ashpër me dikë, përleshem, kacafytem. U përgjakën me fashistët (me armiqtë).
3. fig., vetv., vet. v. III Merr një ngjyrë të kuqe si të gjakut, përflaket. U përgjak qielli.
4. pës. e PËRGJÁK.
✱Sin.: gjakosem, përleshem, skuqem, përskuqem, therem, kacafytem.
PËRGJÁKUR (i, e) mb. 1. Që është bërë ose është lyer me gjak; që është vrarë shumë sa i ka dalë gjak, i gjakosur; i plagosur. Njerëz të përgjakur. Me këmbë (me duar) të përgjakura.
2. fig. Që ka pësuar shumë humbje në njerëz, që ka luftuar dhe ka derdhur gjak. Vendi (Atdheu) i përgjakur.
3. fig. Që ka kaluar nëpër luftëra të përgjakshme; që është shkruar me gjak. Flamur i përgjakur. Historia e përgjakur e vendit.
4. fig. I përskuqur. Re të përgjakura.
✱Sin.: i gjakosur, i skuqur, i përskuqur.
RRÉSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë buke e thekur në zjarr; korja (shtresa) e djegur e byrekut, bukës a e ndonjë ushqimi. Rreshka buke. Rreshkave të mishit u vinte era që në oborr.
2. Mbetjet në fundin e kusisë nga qumështi i vluar. Gjithmonë nëna i ruante rreshkat se i pëlqente nipi.
3. Fik i pjekur e i rreshkur në pemë. Shihte me përmallim rreshkat e mbetura të fikut.
4. Korja e lëkurës së përgjakur në një plagë. Po hiqte rreshkat e plagës.
✱Sin.: rreshkatore, cingaridhe.
SHËRBELÚAR (i, e) mb. Që është shërbeluar; i lënduar; i dëmtuar (zakonisht për një pjesë trupi). Trup i shërbeluar. Dorë e shërbeluar.
✱Sin.: i gjakosur, i copëtuar, i përgjakur, i malcuar, i acaruar.
SKÚQUR (i, e) mb. 1. Që është skuqur; që ka marrë ngjyrë të kuqe a të kuqërremtë. Domate të skuqura (domate të pjekura).
2. Që është fërguar me yndyrë, i fërguar, i tiganisur. Mish i skuqur. Patate të skuqura. Qepë e skuqur.
3. Që është nxehur sa ka marrë ngjyrë të kuqe. Tel i skuqur. Hekur i skuqur.
4. Që është bërë si i kuq në fytyrë a në një pjesë tjetër të trupit nga ardhja e gjakut me shumicë për shkak të të ftohtit, të të nxehtit, të ndonjë sëmundjeje etj. I ka grykët të skuqura. Me sy të skuqur.
5. fig. bised. Që ka sedër e cipë, që turpërohet lehtë. Është vajzë e skuqur.
✱Sin.: i kuqur, i stërkuqur, i përskuqur, i ndezur, i përndezur, i mbërdhezur, i përskuqur, i përkuqur, i lëkuqur, i përgjakur, i kuqërrisur, i kuqërruar, i flakëruar, i flakëritur.
♦ E bëri për *gjalpë të skuqur (dikë). E hëngri *telin e skuqur (dikush) përçm. vulg.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë