Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përgjakem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJAKËSOHEM

GJAKËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Përgjakem. U gjakësua prej një plumbi qorr.
2. etnogr. Biegjak me dikë, bëhem hasm me dikë; hasmërohem (sipas zakonithakmarrjes). U gjakësuan për hiçgjë.
Sin.: përgjakem, gjakosem, armiqësohem, hasmërohem.

HARAKUQEM

HARAKÚQ/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin. 1. vetv. vet. v. III Përskuqet, rreshket mishihell. U harakuq mishi.
2. vetv. Thekem a ngrohem pranë zjarrit.
3. vetv. Rrokullisem a rrëzohem nga një vend i lartë dhe përgjakem. U harakuq në një rripë. Harakuqej nëpër gurë.
4. pës. e HARAKÚQ1.
Sin.: përskuqet, rreshket, thekërrohem, ngrohem, rrotullohem, rrokullisem, rrëzohem, përgjakem.

PËRGJAKJE

PËRGJÁKJ/E, ~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përgjak dikë apo diçka ose kur përgjakem.
2. Betejë a ndeshje e përgjakshme me dikë, përleshje, gjakderdhje. Përgjakjeashpra për liri. Në përgjakje me pushtuesit.
3. etnogr. Flijim.
Sin.: gjakosje, gjakderdhje, rrethprerje, synetim, përleshje, skuqje, flijim.

PËRGJAKOSEM

PËRGJAKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Gjakosem a përgjakem shumë. U përgjakos e u lëndua keqas.
2. pës. e PËRGJAKÓS.

RRETHPRITEM

RRETHPR/ÍTEM jovep., ~EVA (u), ~ERË pës. Pres lafshën e organit mashkullor, bëhem synet, përgjakem. Ishte rrethprerë që kur ishte fëmijë i vogël.
Sin.: synetohem, përgjakem, gjakosem.

THEREM

THÉR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zihem, përgjakem e vritem me dikë me thika, me shpata etj., pritem me dikë. U vranë e u therën. U therën me thika.
2. vetv. Ther veten me thikë, me kamë etj. Therem po s'qe kështu jam plotësisht i sigurt a i bindur që do të jetë kështu, shpoj veten po nuk qe kështu, e pres kokën po nuk qe kështu.
3. vetv. Pritem me diçka që ka majëmprehtë. U thera me gjilpërë.
4. vetv., fig. Zihem e grindem keq me fjalë me dikë. U therën me shoku-shokun. U therën me fjalë. U therën e u grinë.
5. pës. e THER.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.