Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përgjëroj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DRITHËROJ

DRITHËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. zënëdridhuralehta, ndiej rrëqethje (ngaftohtët, nga një ndjenjë e fortë etj.), dridhem, rrëqethem. Drithëronte nga ethet.
2. fig., jokal. Shqetësohem shumë për dikë a për diçka, më dridhet zemra; drithërohem për dikë a diçka. Drithëron për djalin. Drithëronin për bukë (për kafshatën e gojës). I drithëron zemra (shpirti).
3. fig., kal. E shqetësoj shumë dikë, e futmerakmadh; i fut dikujt frikëmadhe, i shtie dridhmat; bëj që të ndiejë një dhembjethellë, e përmalloj; e bëj që të vuajë, e mundoj. Krisma i drithëroi fëmijët. E drithëron malli (kujtimi) për të. E drithëronte ai mendim.
Sin.: dridh, rrëqeth, shqetësoj, përmalloj, përgjëroj.

PËRBEJ

PËRBÉ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. I lutem shumë dikujt duke i bërë be, i shtie be, përbehem.
2. E bëj dikëbetohet, e vë në be.
Sin.: përbetoj, përgjëroj, betoj, lut.

PËRBETOJ

PËRBET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I lutem shumë dikujt për diçka duke i bërë be të shumta; e vë në be, përbej. E përbetoi me nënë e baba që të mos nisej.
2. vjet. Pëshpërit formula magjikepakuptueshme dhe lutjendryshme fetare gjoja për të larguar shpirtrat e këqij, xhindet ose djallin (sipas besëtytnive). Përbetontepaudhin me lutje dhe namatisje.
Sin.: përbej, përgjëroj, komplotoj.

PËRGJËROHEM

►PËRGJËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Shpreh një dashurimadhe e adhurim për dikë, e dua aq shumë sa lë edhe kokën për të.
2. Kam shumë mall për dikë a për diçka. Përgjërohen për njëra-tjetrën.
3. fig. Kam nevojë e dëshirëmadhe për diçka, digjem; kërkoj me këmbëngulje diçka. Përgjëroheshin për një pikë ujë.
4. (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). I bëj be dikujt për njeriun më të dashur ose për gjënë më të shtrenjtë, i lutem shumë për diçka duke e vënë në be. Iu lut e iu përgjërua. Iu përgjërua për kokën e të birit.
Sin.: përgjëroj, digjem, përvëlohem, dëshirohem, përbehem, betohem, lutem, truhem.

PËRLOSH

PËRLÓSH vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj dikëqajë për hiçgjë; nuk i kushtoj vëmendjen e duhur dikujt, zakonisht një fëmije, që, për këtë shkak, bën sikur qan.
2. Lut, lëvar.
Sin.: përlutur, përgjëroj, lut, lëvar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.