Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARAPRÁK,~E mb. 1. Që bëhet me kohë për të qenë i gatshëm për një punë a për t’i dalë përpara diçkaje, por zakonisht nuk bëhet në mënyrë të thelluar; që është i nevojshëm për diçka të mëpastajme; përgatitor, parapërgatitor. Përgatitje (punë) paraprake. Masa paraprake. Paralajmërim paraprak. Kusht paraprak.
2. Që bëhet përpara diçkaje tjetër kryesore për të hetuar kushtet, rrethanat, gjendjen, prirjet etj., që bëhet si hap i parë për të arritur një qëllim dhe që duhet thelluar më tej. Bisedë paraprake. Hetim paraprak. Studim paraprak.
3. Që nuk ka marrë ende trajtën përfundimtare, që mund të ndryshohet a të lëvizë sipas rrethanave të mëvonshme; që nuk është përfundimtar, fillestar, jo e plotë. Të dhëna paraprake. Marrëveshje paraprake. Nga një vlerësim paraprak.
✱Sin.: parapërgatitor, përgatitor, i parë, fillestar, i papërfunduar, i pambaruar.
PËRGATÍTËS,~E mb. Që përgatit diçka; që merret me punë përgatitore; përgatitor. Komision përgatitës.
STËRVITÓR,~E mb., usht., sport. Që ka të bëjë me stërvitjen, i stërvitjes; që bëhet për t'u stërvitur. Plani stërvitor i rekrutëve të rinj do të zgjaste disa javë. Nevojitej një përgatitje e një punë stërvitore shumë rigoroze. Ndeshje stërvitore. Mbledhja stërvitore e ushtarëve.
✱Sin.: mësimor, përgatitor, parapërgatitor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë