Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRGËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përgëzoj dikë ose kur përgëzohem. Përgëzimi i nxënësve (i fituesve të garës).
2. kryes. sh. Përshëndetje dhe urime të përzemërta që i bëhen dikujt me rastin e një përvjetori, të një feste, të mbarimit me sukses të një pune etj. Shpreh përgëzimet e mia. I dërgoj përgëzime. Ju sjellim përgëzime miqësore (të zjarrta). Përgëzime! (ur.).
✱Sin.: përshëndetje, urim, përhirim, përkëdhelje.
►PËRGËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Përshëndetem e shkëmbej urime të përzemërta me dikë me rastin e një përvjetori, të një feste, të mbarimit me sukses të një pune etj. U përgëzua me shokët e miqtë.
2. vetv., vet. v. III I sillet rrotull të zotit me gëzim, duke iu fërkuar e duke tundur bishtin (zakonisht për qenin).
3. pës. e PËRGËZÓJ. U përgëzuan nga drejtuesi i konkursit.
✱Sin.: përgëzohem, përshëndetem, urohem, përkëdhelem.
►PËRSHËNDÉT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Përshëndet dikë dhe ai më përshëndet mua kur takohemi ose kur ndahemi. U përshëndetën në rrugë. U përshëndet me të ftuarit.
2. vetv. Takohem me dikë e i lë shëndetin, zakonisht kur largohem për disa kohë. U përshëndet me shokët (me të vetët). Përshëndetu me të gjithë!
3. vetv. Më bie sëmundja e tokës. U përshëndet nga ajo e fëmijëve.
4. pës. e PËRSHËNDÉT.
✱Sin.: përshëndoshem, përshëndetohem, falem, përfalem, stërfalem, përgëzohem, urohem, ngjatjetohem, tokem, takohem, hallallohem, hallallosem, hallashtisem, ndahem.
►UR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., zakon. sh. Përgëzohemi me dikë duke i shprehur njëri-tjetrit një dëshirë të mirë, përshëndetemi me dikë. Pinë dhe urohen. U uruan dhe u ndanë.
2. pës. e URÓJ.
✱Sin.: përgëzohem, përshëndetem, përshëndoshem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë