Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përfytyroj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FANDAKS

FANDÁKSII vep., ~A, ~UR kal., bised. Përfytyroj. Fandaksi një betejëmendjen e tij.

FANTAZOJ

FANTAZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. dhe kal. Përfytyroj diçkabukur e të këndshme që do të dëshirojaishte e vërtetë; sajoj a trilloj gjërapaqena, që nuk kanë ndodhur e nuk mundndodhin në të vërtetë; i lë shteglirë fantazisë; jepem pas fantazirave; ëndërroj. Fantazonte për gjërapamundura.
Sin.: përfytyroj, sajoj, trilloj, imagjinoj, ëndërroj.

FYTYROJ

FYTYR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I jap trajtë diçkaje; vizatoj, pikturoj. Fytyroi idenë e tij.
2. kal. Përfytyroj. Kishte fytyruar se ç’do të ndodhte.
3. jokal., v. III Është i shkruar a i regjistruar diku, e ka emrinshkruar diku. Nuk fytyronteatje.
Sin.: vizatoj, pikturoj, përfytyroj.

IDE

IDÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. logj., filoz. Konceptpasqyronndërgjegjen e njeriut një send, një dukuri, një marrëdhënie a një tiparpërgjithshëmbotës materiale objektive dhepërbën një shkallëveçantëprocesin e njohjesrealitetit. Ide shkencore (e gabuar). Ideja e së bukurës (e së mirës). Materia dhe ideja. Shenja dhe ideja. Lidhje idesh. Ide absolute koncept themelor i filozofisë idealiste të Hegelit, sipascilit para natyrës, para njeriut e pavarësisht prej tyre ka ekzistuar një “ide absolute”, e përjetshme, që krijon gjithçka.
2. zakon. sh. Tërësia e mendimeve dhe e pikëpamjeve të një njeriu a të një grupi shoqëror në një fushëcaktuar.
3. Parim themelor teorik i një botëkuptimi, i një shkence etj., i cili shpjegon thelbin a ligjësorinë e dukurive; teoria për diçka. Ide politike (filozofike, shkencore, estetike). Ide themelore. Ide të qarta (të reja, të vjetra). Idetë e Rilindjes. Përhapja e idevereja.
4. Mendimi që na lind për të kryer një punë, qëllim, synim. Ide e drejtë (e qartë, e mirë, e bukur). Ide origjinale (gjeniale, interesante). Ide e gabuar (e parealizueshme). Më lindi (më erdhi) një ide. Kam (jap) një ide.
5. Mendimi kryesorpërshkon një krijim a një vepër artistike, shkencore etj.; parim themelor, mbicilin ngrihet diçka ose mbështetet ndërtimi i saj. Ideja kryesore. Ideja e veprës (e romanit, e tregimit, e novelës). Ideja e tablosë. Zgjidhja e idesë. I pasur me ide.
6. Njohuri, dijekemi fituar për diçka; përfytyrim i përafërt a mendim i përgjithshëmkemi formuar për një gjë a për një njeri; përshtypje. Ide të kufizuara (të ngulitura). Ka shumë ide. Sa për të dhënë një ide. Krijoj (formoj) një ide (të përgjithshme). Nuk e kam idenë (s’kam ide) nuk e njoh fare; s’mund ta marr me mend, s’mund ta përfytyroj.
7. Ideal. Ide të larta (fisnike). Ide e shtrenjtë (e shenjtë). Pa dallim krahine dhe ideje. Punojmë për një ide. Kemi (mbrojmë) një ide. I qëndroj besnik një ideje.
Sin.: koncept, nocion, mendim, pikëpamje, përfytyrim, shllim, shembëllim, shembëllesë, parim, qëllim, sugjerim, projekt, përshtypje.

IDEALIZOJ

IDEALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E përfytyroj a e paraqit një gjë shumë më të mirë e më të bukur nga ç’është në të vërtetë, e zbukuroj; e mendoj dikë a diçka si të përsosur, e kthejshembullpërkryer, e quaj si ideal. Idealizoj jetën. Idealizonkaluarën. Idealizoj një figurë historike. Mos e idealizo!

IMAGJINOHET

IMAGJIN/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., vet. v. III 1. vetv. Përfytyrohet, merret me mend, mendohet. S’mundimagjinohet.
2. pës. e IMAGJINÓJ.
Sin.: përfytyroj, ëndërroj, fantazoj, trilloj.

IMAGJINOJ

IMAGJIN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E përfytyroj, e marr me mend; shkoj nëpër mend, mendoj sikur, e zë se. E imagjinoj ndryshe. Imagjinoj veten sikur... S’mund ta imagjinoj.

MEND

MEND,~TË f. vet. sh. 1. Aftësia e njeriut për të menduar dhe për të njohur botën, zotësia për të hyrëthelbin e gjërave, për të shpjeguar ligjet e zhvillimitnatyrës e të shoqërisë dhe për të vepruarpërputhje me to; aftësia për të kuptuar e për të gjykuar drejt, arsye; zgjuarsi, mençuri; truri si qendër e veprimtarisë mendore, mendje (edhe në një varg njësish frazeologjike). Njeri me mend. Kaq mend ka. Është i trashë (i mpitë) nga mendtë. Punon (sillet, vepron) me mend (në kokë). E kapi me mend. Ia çau mendtëdysh. Shtat e hije, mend asnjë fije. (fj. u.).
2. Mendimikemi për diçka a për dikë; ajo çka mendon dikush, përmbajtja e të menduarit. Ndërroi mend. Mos shko me ato mend! Me ç’mend ka ardhur? Flet me mendtë e tjetërkujt.
3. Dije, mësim; përvojë; këshillë. Do (kërkon) mend nga shokët. U jep mendtjerëve i këshillon; u shet mend. Erdhi për mend. Priste mend nga më të vjetrit.
4. Kujtesë (edhe në një varg njësish frazeologjike). E kam në (ndër) mend e kujtoj, e kam parasysh. E mbaj në (ndër) mend nuk e harroj. E sjell ndër (në) mend e kujtoj. shkon ndër mend kujtohem; mendoj. vjen (më bie) ndër mend kujtohet. Ia shtie (ia fut) në (ndër) mend (në mendje) ia kujtoj. Nuk më hiqet nga mendtë. Më doli (më iku) nga mendtë (mendsh) e harrova.
Sin.: arsye, mençuri, fiqir, mendje, tru, kokë, tragë, tutkë, hatër, torua, terezi, mendim, gjykim, opinion, vlerësim, këshillë, dije, mësim, përvojë, kujtesë, kujdes.
Aq mend ka (dikush) mospërf. aq di e aq kupton, nuk është shumë i zgjuar, mos kërkoshumë prej tij; aq ia pret. I ka mendtë në *këmbë (dikush) iron. Me një *barrë mend. Bëj mend. 1. Mendoj, thembëj diçka; vendos; e bëj me mend (për diçka); kam mend; e ndava mendjen; kam ndër mend; them me mend; e vë në mendje. 2. Shkëmbej mendime me dikë; këshillohem me dikë. E bëj me mend (për diçka) shih bëj mend1. Biemend përpiqempërmbahem e të mendoj mirë për një veprim, nisarsyetoj si duhet e të kuptoj drejt; i thërras mendjes; e mbledh mendjen; i vë gishtin kokës; i thërras arsyes. Më ra ndër mend. 1. (dikush a diçka). U kujtova për të; shkoi (më vajti) mendja. 2. (për diçka). Kam dëshirë ta kem diçka, më teket për diçka. Blen mend (dikush) merr ngatjerët këshilla ta mira, e dëgjon fjalën e mirë, mëson. Bluaj me mend sjell e përcjellmendje për të gjetur një zgjidhje; e mendoj mirë; e bluajmendje (diçka); e rrah me mend (diçka); rrah mendjen. I dalë mendsh (dikush) i çmendur; i dalë dushkut; ia ka shkundur era trutë (dikujt). Doli mendsh (dikush) s’është më në vete, u çmend, shkalloi; nuk di se ç’bën; i iku mendja (dikujt); iku nga mendtë; luajti nga mendja; luajti mendsh (nga mendtë); u prish nga mendja; u prish nga mendtë (mendsh); humbi mendtë e kokës.doli (më iku) nga mendtë (diçka) shih doli nga mendja (diçka). I kanë dalë mendtë mbi *bishtaleca (mbi gërsheta) (dikujt). S’do mend me siguri, patjetër; dihet, s’ka nevojëthuhet a të diskutohet, natyrisht; s’do fjalë; ta merr (ta pret) mendja; është afër mendsh; merret vesh; del (vjen) vetvetiu. Ia fut (ia shtie) në mend (diçka) ia kujtoj, e bëj që të mendohet a të interesohet për diçka; e mësoj si të veprojë; ia fut (ia shtie) në mendje; ia fut në tru. hahen mendtë (ndër vete). 1. shih vras mendjen. 2. Jammëdyshje, një mendjethotë po, një mendjethotë jo. I ka ngrënë mendtë (dikush) nuk di se ç’bën, sillet a vepron si i marrë, nuk punon me mend; nuk ështërregull nga trutë; nuk i ka mendtëkokë (në krye). S’m’i ka ngrënë sorra (pula) mendtë nuk jam aq i marrë e aq budalla që të mos marr vesh a të mos kuptoj diçka; nuk e kam humbur mendjen. E hedh (e lë) pas mendsh (diçka) e harroj krejt, nuk përpiqem ta mbaj mend a ta kujtoj; e heq (e shkul) nga mendja; e hedh pas (prapa) krahëve; e laj mendjen. Nuk më hiqet (nuk më shkulet, nuk më shqitet) nga mendtë (dikush a diçka) shih nuk më hiqet (nuk më shqitet) nga mendja (dikush a diçka). Humbi mendtë (e kokës) (dikush). 1. Shkalloi, u çmend; e lanë (e lëshuan) mendtë; doli mendsh. 2. U shastis nga diçka e papritur, e jashtëzakonshme, shumë e bukur etj.; la mendtë (e kokës); la mendjen; humbi mendjen. Hyn me mend e del pa mend (diku) mahnitesh nga ato që sheh diku, është aq e papritur mrekullia atje; mendjen (dikush). Iku nga mendtë (dikush) u çmend, lajthiti; i iku mendja (dikujt); luajti mendsh (nga mendtë); u prish nga mendtë (mendsh); u prish nga mendja. Është afër mendsh (diçka) shih është afër mendjes (diçka); kund. është larg mendsh. Ështëafër mendsh (diçka) shih ështëafër mendjes (diçka). Është *fukara për mend (dikush). Është *fushë nga mendtë (nga mendja, nga koka) (dikush) mospërf. Është *fyell nga mendtë (nga mendja, nga koka) (dikush) mospërf. A je ndër mend? a e ke mendjenrregull apo jo?, a jegjendjegjykosh se ç’po bën? (kur dikush thotë a bën diçka farepapeshuar a të pamenduar); nuk e ke kokën (mendjen) në vend. Është larg mendsh (diçka) nuk ka asnjë dyshim, as që mundmendohet ndryshe; është fare e pabesueshme; s’është e drejtëmendohet që...; është jashtë mendjes; kund. është afër mendsh. Është *i lehtë nga mendja (dikush). Ia dha mendtë në *dorë (dikujt). U jep mendtjerëve (dikush) mbahet si më i mençur a më i ditur dhe u jep këshillatjerëve; shet mend; i pëlqen mendja (e vet) (dikujt). Është *i shkundur nga mendtë (dikush). E kam me gjithë (me tërë) mend e kam me të vërtetë, nuk bëj shaka, nuk po tallem. Kam mend mendoj, them që...; bëj mend; them me mend; kam ndër mend. Kam ndër mend mendojbëj diçka, të shkoj gjëkundi etj.; them që...; kam mend; e kam mendjen; them me mend; bëj mend. E kam ndër mend (dikë a diçka) nuk e harroj; nuk e heq nga mendja. Nuk i ka mendtë në *kokë (në krye) (dikush). I ka mendtë (e ka mendjen) prapa *kokës (dikush). I ka mendtëmajë të *thanës (dikush). I ka mendtë *pupël (dikush). I ka mendtë (e ka mendjen) pas *qafe (dikush). I ka mendtë (e ka mendjen) pas *shpine (dikush). I ka mendtë në *tra (dikush) mospërf. I ka mendtë në *tufëfestes (dikush). Nuk i ka mendtëveta (dikush) nuk është aq i zgjuar, shkon pas mendjes së të tjerëve. Ia ka mendtë vetes (dikush) ka kujdes që të mos pësojë gjë, ruhet të mos bjerëgabime a të mos ia hedhë kush; është i kujdesshëm, e ruan veten. Ka një *okë mend (dikush). Nuk ka (as) pesë (as dy) *para mend (dikush). Lajthiti nga mendtë (dikush) u çmend, lajthiti; iku nga mendtë; luajti nga mendja; luajti mendsh (nga mendtë); doli mendsh; u prish nga mendtë. La mendtë (e kokës) (dikush) u habit shumë pas dikujt a pas diçkaje, u shastis, aq shumë i pëlqeu a u befasua; humbi mendtë (e kokës); la mendjen. E lanë (e lëshuan) mendtë (dikë) nuk është më në gjendjemendojë ose të gjykojë thellë, ka rrjedhur, u çmend; luajti nga mendja (dikush); luajti mendsh (nga mendtë) (dikush); humbi mendtë e kokës (dikush); e ka lënë mendja; i ikën trutë (e kokës) (dikujt); iu zbërthyen dërrasat (dikujt). E la pa mend (dikë) e mahniti; e shastisi fare; e çmendi; e la me gojë hapur; ia dha mendtëdorë (dikujt).E lënuri nga mendtë (dikë). 1. shih ia bëri mendjen (kokën) çorbë (dikujt). 2. Arriti ta çmendë fare, duke vepruar mbidalëngadalë e pa ndërprerje; e qiti mendsh. Luajti mendsh (nga mendtë) (dikush). 1. U çmend, u marros, shkalloi, lajthiti; luajti nga mendja; lajthiti nga mendtë; i iku mendja (dikujt); iku nga mendtë; u prish nga mendja; u prish nga mendtë (mendsh); doli mendsh; mbeti pa mend (në kokë); e lanë (e lëshuan) mendtë (dikë); luajti nga fiqiri; ka dalë nga binarët. 2. (për dikë a për diçka). E do shumë, e pëlqen jashtëzakonisht, çmendet për të. E luajti mendsh (nga mendtë) (dikë) shihe luajti nga mendja (dikë). Merr mendtë (e dikujt) shih merr mendjen (e dikujt). Merr mend (dikush) kupton, ha arsye; pranon këshilla; këshillohet me të tjerë; ha pykë. mori mendtë (dikush) më mërziti shumë; më trullosi, më hutoi fare (me zhurmë, me llafe etj.); nxori mendtë; ma bëri kokën daulle. Ia mori mendtë (dikujt) e bëri për vete me lajka e lëvdata; e magjepsi; ia mori mendjen; ia prishi mendjen; ia bëri mendjen firifiu; ia bëri mendjen ujem; i ka hedhur trutë e gomarit; i ka bërë magji; i ra në kokë; i dha barin e ballkotit krahin. E marr me mend (diçka) e përfytyroj vetë zhvillimin e mëtejshëmdiçkaje, e kuptoj vetë si është puna, s’është e nevojshme ta shoh që ta di a të bindem. Ia ka marrë mendtë *era (dikujt). Mbahet mend (dikush a diçka) kujtohet gjatë, nuk harrohet. Mbaj mend kam zotësinëriprodhoj atë që kam lexuar, që kam dëgjuar, që kam parë etj.; e ruaj diçkakujtesë, kam kujtesëmirë; kujtoj. E mbajmend (diçka) përpiqem që të mos e harroj; e ngulit e nuk e harroj; e ngul (e ngulit) në mendje. Mbeti pa mend (në kokë) (dikush) u mahnit, u habit pa masë; luajti mendsh (nga mendtë)1. I mblodhi mendtë (dikush) shihe mblodhi mendjen (dikush). U mbusha me mend u binda për diçka dhe nisamendoj ndryshe ose të mos bëj atë që kisha menduarparë; e lashë një mendimmëparshëm, u tërhoqa nga ajokisha vendosur; m’u kthjellua mendja; hoqa dorë. Me mendkokë. 1. Me arsye e maturi, duke i menduar mirë gjërat, me pjekuri. 2. I zgjuar e i pjekur; i matur. Për mendtë e kokës (e kresë) kot, prej budallallëkut, nga pakujdesia, nga padija, nga nxitimi etj.; për hiçgjë; për fajin e vet. Me mendtë e tjetrit si e do a si e mendon dikush tjetër, pa pasur mendimin e vet; i varur nga dikush tjetër, si t’i thotë ai. Mend për tjetër herë tashti e di si duhet vepruar, nuk do të veprojashtu, mësim për tjetër herë (pas një pësimibëhet mësim). Merret me mend (diçka) përfytyrohet; kuptohet vetiu, kuptohet pa vështirësi; merret vesh.merren mendtë. 1. Nuk jamgjendjembaj drejtpeshimin në të ecur, më duket sikursillet rrotull çdo gjë; vjen (më sillet) mendja (koka) vërdallë. 2. Kujtoj se diçka është ashtu si e dua unë, nuk e shoh a nuk e kuptoj mirëvërtetën, gënjehem; m’u prish mendja. I mpitë nga mendtë shumë i ngadaltë në të kuptuarit e gjërave, i ngathët në të menduar, jo i mprehtë; jo i zgjuar; i metë (sakat, çyryk) nga mendja; i është mpirë truri (dikujt). nxori (më qiti) mendtë (dikush) s’më la fareqetë, më mërziti jashtë mase, më shastisi fare; më çmendi; shkuli nga mendtë; më mori mendtë; më nxori trutë (e kokës). Me sa *palë mend?! E pjek ndër mend (diçka) e mendoj mirë e mirë dhe për një kohëgjatë, e rrah me vete ngagjitha anët; e bluajmendje; bluaj me mend; e bluanbark. U plak me një *palë mend (dikush) mospërf. U prish nga mendtë (mendsh) (dikush) u çmend, u marros, lajthiti; u prish nga mendja; luajti nga mendja; luajti mendsh (nga mendtë); i iku mendja (dikujt); iku nga mendtë; doli mendsh; i krisi koka (dikujt). E qiti (e nxori) mendsh. 1. (dikë a diçka). E harroi; nuk u përpoq ta mbajë mend, e la në harresë. 2. (dikë). E mërziti me fjalë a me diçka tjetër, e mërziti aq sa e bëri si të çmendur; e lënuri nga mendtë. E rrah me mend (diçka) e mendoj mirë e mirë, e shoshit, e gjykoj ngagjitha anët; bluaj me mend; rrah mendjen (për diçka). E sjell ndër mend (dikë a diçka) e kujtoj; e sjellmendje; e çoj (e shpie) mendjen (te dikush a te diçka).Shet mend (dikush) përpiqettregohet më i ditur a më i zoti sesa është; është mendjemadh e mburret përparatjerëve, e paraqet veten më të zotin, më të zgjuar, më të bukur etj.; i është rritur mendja (dikujt); i pëlqen mendja (e vet) (dikujt); mbahet më të madh; kushedi ç’i duket vetja (dikujt) iron.; i ka hyrë vetjaqejf (dikujt); vret veten me gishtin e madh; e mban hundën përpjetë; e ka çuar (e ka ngritur) hundën (përpjetë); e mban kokën përpjetë; (mbahet) si gjeli majë plehut; rreh gjoksin; i bie gjoksit (me grushte); nxjerr gjoksin (përpara); (kapardiset) si maçokuthekër; vret rëndë; i bie kashtës përmbi kalli; del kodër mbi mal. shkon ndër (nëpër) mend (diçka) mendoj që të bëj diçka, më vjen një mendim për diçka. Shkon me mendtë e botës (dikush) dëgjon vetëm fjalët e dikujt, vepron siç thotë ai, nuk gjykon vetëmënyrëpavarur; merr mendtë (e dikujt); merr mendjen (e dikujt). Na shkuli nga mendtë (dikush) na lodhi e na mërziti shumë me të bërtitura, me zhurmëvazhdueshme, me ankime etj.; na shkuli mendjen e kokës; na nxori mendtë. Shtati (*trupi) pyll e mendja fyell. Them me mend mendoj me vete pa folur; synoj, bëj një plan me mend për diçka; bëj mend; kam ndër mend; kam mend. Vuri (zuri) mend (dikush) mësoi nga një pësim; përfitoi nga diçka; u bind; e kuptoi; i erdhën mendtë (dikujt). I vë mend (dikujt a diçkaje) shihi vë mendjen (dikujt a diçkaje). E vë ndër mend (diçka) shih e vë në mendje (diçka). I erdhën mendtë (dikujt). 1. shih erdhimend (dikush). 2. E kuptoi më në fund se si duhet vepruar; mësoi nga një pësim; vuri (zuri) mend (dikush). Erdhimend (dikush) u përmend; i erdhën mendtë (dikujt); erdhivete.vjen ndër mend (dikush a diçka) kujtohem për dikë a për diçka; nuk e harroj; biemendje (për dikë a për diçka);vjenkokë. Vuan për mendtë e kokës (dikush) vetë e ka fajin, të gjitha mundësitë i ka, por s’kupton, ia bën veteskeqen; vuan për trutë e kokës.

MENDOJ

MEND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Kam aftësinëgjykoj, të arsyetoj, të formoj një mendim etj.; biemendime, vras mendjen, mendohem. Njeriu mendon. Aftësia për të menduar. Kur nuk flet, mendon. Mendon drejt. Mendo mirë! Mendo për këto që të thashë. Rri e mendoj... S’mendoigjatë. Na ka bërëmendojmë. Mendo dhjetë herë e fol një herë. (fj. u.).
2. kal. Rrah diçka me mend, arsyetoj për një gjë dhe përpiqem me mendzbuloj thelbin e lidhjet e saj, ta kuptoj, ta zgjidh etj.; gjykoj. E mendoi thellë punën.
3. kryes. kal. Kam një mendimcaktuar për diçka a për dikë, e di a e vlerësoj si të tillë. Mendon mirë (keq) për të tjerët. Reflektuan për qëndrimin (për sjelljen, për punën) e tyre.
4. jokal. dhe kal. E çoj mendjen te dikush a te diçka, e shkoj nëpër mend; e sjellmend, e kujtoj gjatë; e marr parasysh, e llogarit me mend. Mendoj për nënën (për djalin, për vajzën). Mendoj (për) shokët e mi. Mendoj për qytetin (për fshatin, për shtëpinë) ku kam lindur. Mendoj për vendlindjen. Mendon për pasojat. Nuk mendon për vështirësitë. S’mendonin fare për rreziqet që i prisnin. Për kë (për se) po mendon?
5. kryes. kal.; edhe jokal. Ringjallkujtesë dikë a diçkakaluar; kujtoj. Mendojkaluarën (vitet e krizës). Mendoj shokët e shkollës. Mendoj kohën e rinisë. Mendonte për vuajtjetkishte hequr. Mendoj për vendetkam parë.
6. jokal. dhe kal. I kushtoj vëmendje dikujt a diçkaje, shqetësohem dhe kujdesem për të; e vras mendjen, e kam mendjen atje. Prindi mendon për të mirën e fëmijës. Mendonte për familjen (për fëmijët) e saj. Më shumë mendon për të tjerët se për vete. Mendojmë edhe për të tashmen edhe për të ardhmen. Ka menduar për gjithçka. Ka kush mendon për të.
7. jokal. dhe kal. Kam ndër mend, e kam si synim, matem për të bërë diçka, them. Mendojnisem nesër. Mendojmëshkojmëshfaqje. Mendojshkruaj një artikull. Çfarë mendonibëni? Nuk më doli ashtu si e mendova. Mendonte ta njoftontevonë.
8. jokal. dhe kal. Ma merr mendja, më shkon nëpër mend, më duket, besoj se..., kujtoj; kam përshtypjen, pandeh; kam mendimin, jam i mendimit, them se... Mendoj se ka nevojë për ndihmë. Mendoj se është ide e mirë. Mendoj se nuk varet vetëm nga ai. Mendoni se kam frikë? Si e mendoni ju këtë? Unë mendoj se kenidrejtë. Mendoja se e dinte. Kurrë s’do ta mendoja një gjë të tillë. Mendon se i di të gjitha. Ashtu mendoni? Mendoni se ai mund ta bëjë?
9. kal. E përfytyroj diçka në një mënyrëcaktuar, e gjykoj, e quaj; arsyetoj. E mendonte shtëpinë e tij me një kopshtmadh me pemë. Pa mendoni ç’dobi do të kishim po ta bënim atë gjë! Po si s’e mendoni që ai është ende i ri? Kështu e mendoni ju, po s’është ashtu. Mendon zi parashikon diçkakeqe, ndjell diçkakeqe.
Sin.: gjykoj, mendohem, përsiat, them, thellohem, përthellohem, arsyetoj, bluaj, shestoj, stërshosh, pres, nëpërmend, kujtoj, synoj, matem, kujdesem, vështroj, shikoj, quaj, besoj.

PARAFYTYROJ

PARAFYTYR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përfytyroj. Parafytyronteardhmen. As që mund ta parafytyronte.

SHOH

SHOH vep., PÁSHË, PÁRË kal. 1. jokal. Kam aftësinëperceptoj me anën e shqisës së të parit sendet e ndryshmebotës, kam aftësinë e të parit. Shoh mirë. Fëmija ka nisurshohë. Macet shohin edhe natën. Bufi nuk sheh ditën. Shqiponja sheh larg. Mezi sheh. Nuk sheh pa syze. Nuk sheh fare me njërin sy. Ia lidhën sytë që të mos shihte. Me sy shohim, me veshë dëgjojmë. Nuk sheh syri, po sheh mendja. (fj. u.).
2. Rrok dikë a diçka me sy. Shoh detin (lumin). Nuk i shohzjarret. S'të shehsyri këneta. Armiku s'na e pa kurrë shpinën. E pashë dje në rrugë. E kam parëfilm. E pashë me sytë e mi (me këta sy). S'e kam parë ndonjëherë. Ç'po më shohin sytë! Ç'i sheh syri, ia bën dora. Kur të shoh me sy, më bie ndër mend për ty. (fj. u.).
3. Vë re, shquaj; dalloj; diktoj. Nuk e pashë gropën (hendekun). I pa nga vrima e çelësit. S'pashë gjë. I pashëgjitha! Të pa njeri? Mos na shohin? Shihni si u skuq. Shih si je bërë! Pa diçkalëvizte. Pa fytyrën e vet në ujë. Iku pa e parë kush.
4. Pa orën. E pa në fytyrë. I pa plagën. Shih këtu (më poshtë, në faqen 12). Shihnin borënbinte. Shoh llogarinë. Shih fjalorin (hartën...). Shoh shtypin (gazetën). E pa mjeku. Të shohim a është bërë. Të shohim shtëpi. Shoh gjellën për kripë. E pe si t'u përgjigj? Shih të na nderosh. Shih fëmijët! Shih zjarrin mos shuhet!
5. Gjej diçka, e zbuloj diku, e vë re, e diktoj, e ndiej se është i pranishëm; më duket i tillë a i atillë, e gjej, e quaj; e kuptoj, e njoh. Pamë gëzimin e punëtorëve (e fshatarëve). E shoh që je i lodhur (i sëmurë, i mërzitur). E shoh që s'të pëlqen (që s'ke qejf, që s'do). Nuk shoh ndonjë rrezik (asgjëkeqe). E shoharsyeshme (të dobishme, të drejtë, të mjaftueshme, të udhës). E shoh me vend. E pe ç'pësove? Siç e shihni... siç është tashmë e qartë për ju. E shoh që s'më ke harruar. E shohgabova. E pashë që s'i pëlqeu. E panë se s'kishin nga t'ia mbanin. Do të më shohin se kush jam! Dale pa të më shohë! Ke për të parë!
6. Takoj dikë; ndesh; vete tek ai ta takoj a të rri me të, vizitoj. Kishte një vit pa e parë djalin. S'e kam parë prej kohësh. Sa ka parë ai si ti! S'ka vajtur ta shohë askush. Nuk do të shohë njeri. Kam parë e s'kam parë, po si atë s'kam parë. Mos ia pafsha sytë (surratin)! përçm. as që dua ta takoj ndonjëherë, as që duakembëj me të! (për dikë që e urrejmë a e përbuzim).
7. Përfytyroj, më duket sikur e kam përpara syve, me delëndërr; më shfaqetgjumë. E kam parëëndërr. Shoh shumë ëndrra. Sikur e shohgjallë. Sheh ëndrra me sy hapur.
8. Jam dëshmitar a i pranishëm në një ngjarje, në një punë etj., jam spektator në një shfaqje, në një garë a ndeshje sportive etj. Pamë parakalimin (ndeshjen, një shfaqjebukur, një film të ri). E ke parë vetë, apo ta kanë treguar? Ç'na kanë parë sytë! ndodhi diçka e tmerrshme para syve tanë.
9. Vizitoj një vend, një qendër pune, një vepër industriale një ekspozitë a muze etj.; këqyr me kujdes ngagjitha anët diçka për ta njohur mirë. Pamë Beratin (Kalanë e Gjirokastrës). Qyteti më i bukurkam parë. Kanë vajturshohin shtëpinë e re. Panë vendin ku do të ndërtohet fshati i ri.
10. Shqyrtoj diçka, e studioj për të formuar një mendim ose për ta zgjidhur, e trajtoj diçkakëtë ose në atë mënyrë. Shoh projektin e një vepre. E panëdrejtori (në byro, në organizatë). E pamë edhe një herë (ngagjitha anët, mbarë e prapë). E kemi parë e stërparë këtë çështje. E shoh në një dritë të re (nga një kënd vështrimi i ri). E shoh me syrin politik (klasor). Duhet parë ndryshe kjo punë. E pa gjendjenvend. Ta shohim veten si në pasqyrë!
11. fig. E vlerësoj dike a diçka në një mënyrëcaktuar, e quaj; mbaj këtë ose atë qëndrim, sillemkëtë a në atë mënyrë. E shohim si shfaqjeluftësklasave. E kanë parë si forcën lëvizëse kryesore. E shoh si një çështje themelore. E shoh me një sy tjetër (me sy të mirë, me sy të keq). E shihte shtrembër (vëngër, ftohtë).
12. fig. Përjetoj; provoj, heq, vuaj. Ka parë shumëjetë ai. Ka parë lemeri (kiametin) me sy. Sa ka parë ky vend (ky popull, kjo botë)! Ç'të keqe ke parë nga ai? Atëherë pamë ç’pamë!
13. vet. v. III Është i kthyer në një anë a në një drejtimcaktuar, shikon, vështron, bie. Dritaret shohin nga lindja. Njëra dhomë sheh nga deti, tjetra nga kopshti.
14. vet. v. III I bien rrezet e diellit, e ndriçon dielli. Nuk e sheh dielli. S'ka parë diell.
15. Vërej dikë a diçka në një gjendjecaktuar shpirtërore, shoqërore etj.; jetoj me dikë një gjendjecaktuar a rrethanacaktuara. Dua të të shohqeshur (të lumtur, të gëzuar). Dua t'ju shoh mirë e më mirë. Të pafsha me zemrën plot! ur. Mos pafsh njeri pa punë! E pa veten keq (ngushtë). Sikur s'të shoh mirë! Kështu e pafsha! mallk.
16. fig. Ia arrij ta jetoj (zakonisht për diçka që e dëshiroj), ia arrij diçkaje. Nuk e pa lirinë. E pamë edhe ne këtë ditë.
17. bised. I zgjidh dikujt një çështje, duke i dhënëdrejtën që i takon; mbrojdrejtëngjykimin e një çështjeje. Kurrkush s'ua shihte hallin fukarenjve.
18. bised., vet. urdh. Përdoret me kuptim pasthirrmor për të shprehur habinë e folësit për diçka, për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesit ose për të thumbuar a për të tallur dikë. Shih ç'i pjell mendja! Shih ç'na bëri! Pa shih, pa shih ç'na qenka!
Sin.: shikoj, takoj, shkoj, vete, shfaqet, del, pasqyrohet, duket, merret vesh, kuptohet, shprehet; përfundon, duket, bëhet, kam përshtypjen.

SHPIRTËZOJ

SHPIRTËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. libr. I përfytyroj dhe i paraqit me veti psikike e shpirtërore si të njeriut kafshët, sendet e dukuritë e natyrës. Shpirtëzonin natyrën.
2. fig. vjet. I jap shpirt, i jap jetë; e frymëzoj; i lartësoj ndjenjat. Shpirtëzontjerët. Ideja që i shpirtëzon.

SHËMBËLLEJ

SHËMBËLL/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER 1. kal. dhe jokal. Përngjaj me dikë a me diçka për shkakkarakteristikavepërbashkëta, dukem, ngjaj. I shëmbëllen nënës së vet (babait, gjyshit). Më shëmbëllen si i vëllai (si e motra). I shëmbëllen një shoqes sime. Nuk shëmbëllente fare me foton e profilit. - Sa shëmbëllejnë ata me njëri-tjetrin! I shëmbëllen pak (shumë).
2. kal. E njoh a e shquaj dikë, më duket i përngjashëm me dikë a me diçka, e përfytyroj. E shëmbëlleu nga larg. S’e shëmbëlleva dot menjëherë. Më shëmbëlleu me një anije. E shëmbëlleja me një tjetër. Nuk e shëmbëlleu dot të birin. Nuk e shëmbëlleu prej sëmundjes.
3. vjet., jokal. Shpreh mospranim me mendimet e dikujt, nuk pajtohem me idetë, mendimet e ndokujt tjetër. S’shëmbëllen me ne nuk pajtohet.
4. jokal. Shoh jo qartë, shikoj si në mjegull. Shëmbëllej pak me syrin e majtë. Shëmbëllej pak për shkak të lëbyrit në sy.
Sin.: ngjaj, përngjaj, përngjas, përqas, përhijon, dukem, njoh, ngjaj, dalloj.

SY

SY,~RI m. sh. ~, ~TË 1. Organi i të parit te njeriu dhe te kafshët, që ndodhetpjesën e përparmekokës ose anash saj. Syri i majtë. Me sy të vegjël. Me sy të zinj (gështenjë, të kaltër). Me sy të dalë (të kërcyer, të futur). Me sy të skuqur (të përlotur, të përgjumur). Me sy hapur (mbyllur). E bardha (të bardhët) e syrit. E zeza (të zitë) e syrit. Kokërdhoku i syrit. Kapakët e syve. Zgavra (gropa) e syrit. Nervi i syrit. Cepi (bishti) i syrit. Cipë (perde) në sy. Sklepat e syve. Sëmundje sysh. Mjek i syve. Hap (mbyll) sytë. Kapsalliti (picërroi, përpëliti) sytë. Zgurdulloi (çakërriti) sytë. Ngriti (uli) sytë. Rrotulloi (perëndoi) sytë. Fërkoi sytë. I lidhi (i zuri) sytë. I shkëlqejnë (i ndritin) sytë. Iu ndezën sytë. I lotojnë (i qajnë, i djegin) sytë. I vishen (iu lëbyrën) sytë. Iu qepën (iu mbyllën) sytë nga gjumi. Ia vret drita (dielli) sytë.
2. Aftësia për të parë, shikimi, të parët. Ka sy të fortë (të dobët). I ka sytëmprehtë (të stërvitur). Syrigënjen (të rren). Humbi sytë. E kanë lënë sytë, mezi sheh; është verbuar. I erdhën sytë. Iu errën sytë. merren sytë turbullohet shikimi, nuk shoh qartë, më erret vështrimi.
3. Vështrimi a mënyra e të vështruarit si shprehje e jashtme e gjendjesbrendshmedikujt; mënyra si shikon dikush; shikim, vështrim. Me sy të gëzuar (të qeshur). Me sy të pastër (të kulluar). Sy të egërsuar (të ndezur). Me sy lutës (hetues, pyetës, kureshtarë).
4. fig. Mënyra si e vështrojmë a e vlerësojmë dikë ose diçka, pikëpamja a pozita nga nisemi për të gjykuar për dikë a për diçka; këndi i vështrimit. Me sy kritik (mirëdashës). Me një sy të ri. Me syrin e mjeshtrit (e mjekut, e shkencëtarit). I sheh çështjet me një sy të caktuar. Ka rëndësi se me ç'sy e sheh.
5. fig. Vëmendje e mprehtë dhe e përqendruar mirë diku për të mos na shpëtuar gjë pa e vënë re, vigjilencë; mbikëqyrje. Nuk i shpëtojnë syrit dhe gjykimitopinionit.
6. bised., vet. sh. Fytyra, faqet. Lau sytë. Ia hoqi (ia përveshi) syve.
7. bised. Pamje, paraqitje e jashtme, zakonisht e mirë e diçkaje, dukë. Nuk ka sy. Duket i mirë në sy.
8. fig. Vend prej nga duket mirë hapësira përreth; pika më e përshtatshme, më në qendër, mesi. syrin e diellit në një vend ku rrezet dhe drita e diellit janëforta. Në sy të ditës kohën kur është më e fortë drita e ditës, në mes të ditës. Kishte dalë në një sy mali. Ai qytet ishte syri i tregut.
9. Lak i rrumbullakëtskaj të një filli a të një litari. Syri i litarit.
10. Vrimë e rrumbullakët ku futet një vegël a një pjesë tjetër. Syri i pistonit (i boshtit).
11. anat. Nyja ku lidhen dy kocka, kyç. Syri i këmbës secila nga pjesët e ngriturakockës te qafa e këmbës. Syri i gjurit kupa e gjurit.
12. shtypshkr., vet. nj. Pjesa e ngritur e shkronjës prej plumbi, që merr bojë dhedelletër. Syri i shkronjës. Sy i vrarë (i zbehtë). I prishet (i vritet) syri dëmtohet pjesa e shkronjësmerr bojë.
13. Copë xhami, e përpunuarmënyrëveçantë dhe me ngjyra të përshtatshme, që vihet në gropën e syrit të hequr. Sy xhami (i vënë, artificial).
Deri ku të arrin (sa të ha) *syri. *Bebja e syrit. Nuk u besoj (nuk u zë besë) syve çuditem shumë kur shoh dikë a diçka që nuk e prisja, habitem e befasohem; s’më besohet; hap sytë; fërkoj sytë; zgurdulloj (shqyej) sytë; i bëj sytë gapërr; më dolën sytë gogël. S’u beson as syve të vet (dikush) kërkon t’i vërtetojë e t’i saktësojë mirë gjërat, është shumë i kujdesshëm e nuk beson asgjë pa e vërtetuar mirë; është mosbesues. M’u *halë (ferrë) në sy (dikush). M’u *gjak në sy. M’u *plagë (plaçkë) në sy (dikush a diçka). M’u syri *bakër (për diçka). Iu syri *filxhan (dikujt). I bëhet syri *thanë (për dikë a për diçka). Ia bën gjelit me sy (dikush) mospërf. është shumë i sëmurë; zuri dyshekun; zuri këndin; ra squkë1. Ma bëri syrin *bakër (dikush). Ma bëtë syrin *bilur. M’u bënë sytë *ujë. Më bëjnë sytëduket, ashtuduket, më bëhet sikur..., më ngjan sikur...; gabojnë (më gënjejnë) sytë. Po ia bën korbit me sy (dikush) mospërf. ështëgrahmat e fundit, po vdes; i mban koka erë dhe; me hallvëgojë; me grurëgojë. Ma bën me sy. 1. (dikush). Më jep shenjë me anësyve për diçka; shkel (më luan) syrin. 2. (diçka) shaka. tërheq shumë për ta marrë a për ta blerë; më pëlqen shumë, më josh. Nuk ia bën syri *bef (dikujt). I bëj sytë *gozhdë. Bëra (mora) një sy gjumë fjeta pak. bëjnë sytë *katër. I bëj sytë *katër. E bën një sy *qorr (të verbër) (dikush). Nuk ia bën syri *tërr (dikujt). bëjnë sytë *tre e tre. M’i bëri sytë *ujë (dikush a diçka). Më ra *gjaku në sy. Më ranë sytë (për dikë a për diçka) u lodha duke shikuar për një kohëgjatë për dikë a për diçka; kam një kohëgjatë që e pres me mall, më dogji malli, u përvëlova për të e mezi e pres; kulluan sytë; m’u tha syri; m’u thanë (m’u terën) sytë; m’u bënë sytë ujë. Bie në sy. 1. (dikush). Bën diçkatërheq vëmendjen e të tjerëve; duket, e shohin; diktohet. 2. (dikush). Dallohet a shquhet ngatjerët, veçohet për një veti, për aftësi etj.; ndahetshenjë; bën ferk. 3. (diçka). Dallohet a duket mirë në mes të gjëravetjera, duket qartë; tërheq vëmendjen; del në pah; delreliev libr. Më ra në sy (dikush a diçka) e vërejta, e pashë, e diktova; ma zuri (ma kapi) syri (dikë a diçka); vura re (dikë a diçka);tërhoqi vëmendjen. I ra me sy (diçkaje) i hodhi një vështrim, shëtiti shikimin. Me *bisht syrit. Ta blen *muhabetin (në sy) (dikush). Copë *mishi me dy sy përçm. Iu çapëlyen sytë (dikujt) u tremb shumë, u tmerrua; u zgurdullua nga frika a nga çudia; i dolën sytë (jashtë, nga vendi). Sa çel (sa hap) e mbyll sytë shumë shpejt, për një kohë shumëshkurtër; menjëherë, në çast; sa rreh qerpiku; sa të thuash pesë; sa të marrësh një zjarr; sa të marrësh frymë; sa kërcen gjeli tra më tra; fët e fët. dolën sytë m’u lodhën shumë sytë duke bërë një punëimët, duke lexuar gjatë etj.; rrodhën sytë; nxora sytë. del syri (për dikë a për diçka) të pëlqen shumë, se është shumë i bukur, habitesh nga bukuria; të pëlqen shumë; kënaqet syri (nga dikush a nga diçka); t’i lag sytë (dikush a diçka); t’i merr sytë (dikush a diçka). Nuk i dal në sy (dikujt) nuk kam guxim a kam turptakohem me dikë, ngaqë kështu e do zakoni ose kam bërë ndonjë gabim a turp, kam qenë i padrejtë me të; nuk kam mbajtur fjalën, nuk kam plotësuar një zotim etj.; nuk i dal (dot) përpara. dolën sytë *dokërr. dolën sytë *gogël. I dolën sytë jashtë (nga vendi) (dikujt) u zgurdullua fort nga tmerri; po heq një mundimmadh; ka shumë zor a u çudit shumë; iu çapëlyen sytë. I ka dalë syri jashtë (dikujt) përb. 1. Është bërë mendjemadh, mburret shumë e sillet me mendjemadhësi; kapardiset; s’i flitet me gojë; i ka hipur mendjaqafë (në qiell); e ka çuar (e ka ngritur) hundën (përpjetë) (dikush). 2. Është tërbuar nga inati, po shpërthen nga zemërimi; i dolën sytë gogël. I Më dolën sytë *kaçkë (dikujt). Drejtoj sytë. 1. (nga dikush a nga diçka). Kthej shikimin, shoh; hedh sytë1 (nga dikush a nga diçka). 2. (te dikush a te diçka). Kam shpresëmadhe te dikush a te diçka, andej e pres ndihmën, shpëtimin ose një të mirë tjetër; kthej sytë (nga dikush a nga diçka); e kam syrin (i kam sytë)3 (te dikush a te diçka); i mbaj sytë (te dikush a te diçka); hedh sytë (te dikush a te diçka). 3. shih hedh sytë2 (te dikush a te diçka). Nuk i dridhet *bebja e syrit (dikujt). Nuk i dridhet (nuk i lëviz, nuk i luan) syri (dikujt) është trim i madh, e pret a e përballon gjithçka pa u trembur, nuk trembet fare; nuk i dridhet bebja e syrit; s’i trembet (s’i fiket) syri; nuk ia bën syri tërr; nuk i dridhet (nuk i luan, nuk i lëviz) qepalla (qerpiku). *Drita e syrit (e syve). Për *dritën e syve! bet. (E dua, e ruaj) si *dritën e syrit (e syve) (dikë). E do si *halën në sy (dikë) iron. E do si *kripën në sy (dikë) iron. (E dua, e ruaj) si *sytë e ballit (dikë). Nuk dua t’ia shoh sytë (dikujt) e kam marrë inat dikë e s’dua të më dalë përpara; e urrej; e përbuz; e kam halë në sy (dikë);dhembin sytë (kur e shoh) (dikë a diçka); therin sytë (kur e shoh) (dikë a diçka); e dua si kripën në sy (dikë) iron.; më ha zorrët (dikush a diçka). (E dua) *si i verbri sytë (dikë). dhembin sytë (kur e shoh) (dikë a diçka) nuk mund ta duroj dikë a diçka, nuk më pëlqen fare; e urrej; e përbuz; më ngjall neveri; nuk e shoh dot me sy (dikë a diçka); nuk dua t’i shoh sytë (dikujt); e kam halë në sy (dikë); therin sytë; (e dua) si kripën në sy (dikë) iron.; më ha zorrët (dikush a diçka). M’u errën (m’u errësuan) sytë. 1. Nuk shoh mirë, m’u dobësua shikimi (nga një sëmundje, nga pleqëria etj.); m’u veshën sytë; m’u mjegulluan sytë. 2. Humba gjykimin e shëndoshë për një çast, humba mendjen dhe kontrollin e vetvetes nga lakmia, nga zemërimi etj.; m’u mjegulluan sytë; m’u verbuan (m’u qorruan) sytë; m’u errësua bota. *Ëndrra me sy hapur. I feksin sytë. 1. (dikujt). shih i shkëlqejnë (i ndritin) sytë1 (dikujt). 2. (për dikë a për diçka) shih i shkëlqejnë (i ndritin) sytë2 (për dikë a për diçka). fërkon *kokën e të nxjerr sytë (dikush) keq. Fërkoj sytë çuditem nga një e papritur, shpreh habi kur shoh dikë a diçka që nuk e prisja, nuk më besohet se është e vërtetë; befasohem; nuk u besoj (nuk u zë besë) syve; hap sytë; lë sytë; zgurdulloj (shqyej) sytë; më dolën sytë gogël. I flakërojnë sytë (dikujt). 1. I shkëlqejnë sytë nga inati, nga zemërimi etj.; iu ndezën sytë. 2. Është shumë trim e guximtar dhe është gatihidhetveprim; i lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija (xixa); i shkreptijnë sytë; i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë)1; e ka syrin (i ka sytë) shpuzë (dikush). Fle me sy hapur jam syçelë, rrirojë, vigjëloj; rrigatishmëri. Fryj sytë (për diçka) s’kam për ta parë a për ta pasurdiçka, e qava; i lava (i fshiva) duart (nga diçka). Nuk i fryn në sy (dikujt) nuk i gjendet pranë dikujt kur ka nevojë, nuk e ndihmon kur ka ndonjë hall; nuk ia var fare; nuk ia hedh (nuk ia shtie) sytë; nuk ia var torbën. T’i futësh gishtat në sy (tjetrit) është errësirë shumë e madhe, sa nuk mundshohësh dy hapa larg. Gjithë (tërë) sy e veshë me vëmendjemadhe që të mos më shpëtojë asgjë; shumë i vëmendshëm për të marrë vesh diçka a për të dëgjuar diçka që më pëlqen etj. Të ha (të qëron) *të bardhën e syrit (dikush). Ma ha (ma merr) syri (diçka) besoj se e bëj, mendoj se ia dalkrye, kujtoj se e përballoj; ma rrok (ma kap) syri. Ia hëngri sytë (dikujt). 1. E bëri dikëvuante shumë, e mundoi mjaft. 2. E bezdisi shumë dikë, nuk iu nda sa ia arriti qëllimit; i hyri në sy. E ha me sy (dikë a diçka). 1. E shikon me ngulm a me vëmendjemadhe ngaqë e dëshiron shumë; e lakmon; e përpin me sy; i qan syri (i qajnë sytë) (për dikë a për diçka); i shkëlqejnë (i ndritin) sytë (për dikë a për diçka); i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë) (për dikë a për diçka); i shkreptijnë sytë (për dikë a për diçka)); i feksin sytë (për dikë a për diçka); iu ndezën sytë (për dikë a për diçka). 2. E shkal; e merr mësysh. Sa të ha syri (deri ku të arrin syri) aq sa arrinshikosh rreth e rrotull, aq sa përfshin me të parë; shumë larg; sa kap (sa të zë, sa të rrok) syri. Të ha (të qëron) *të bardhën e syrit (dikush). Të ha në *dritësyrit (dikush). Të ha *kokërdhokun (e syrit) (dikush). Hap sytë. 1. Çuditem nga diçka e papritur; nuk më besohet; habitem nga diçka që më del papritur, befasohem; nuk u besoj (nuk u zë besë) syve; fërkoj sytë; lë sytë; zgurdulloj (shqyej) sytë; më dolën sytë gogël. 2. Kam kujdes të mos më ndodhë gjë, nuk rri i shkujdesur, jam syçelë; e shoh mirë diçka, vërej me kujdes si qëndron puna; i kam sytëballë; kam mendjen. 3. Arsimohem, marr dije e njohuri; i hap sytë. I hap sytë. 1. Filloj t’i shoh gjërat ashtu siç janë në të vërtetë, zgjohem, nis t’i kuptoj drejt. 2. Arsimohet, merr dije e kulturë; merr vesh se ç’bëhet, njeh njerëz e vendetjera; hap sytë; m’u hapën (m’u çelën) sytë. 3. (dikujt). I jap dije e kulturë, i zgjeroj horizontin, e zhvilloj. 4. (dikujt). E bëj dikë t’i shohë gjërat ashtu siç janë në të vërtetë, i zbulojvërtetën, e bëjkuptojë si qëndron puna. I hap syrin (dikujt) e përkëdhel shumë a i bëj lëshime, duke e përkrahurveprimepalejueshme, e mësoj keq, e llastoj; i jap sy; i jap faqe; i jap fytyrë; i hap (i çel) gojën. Iu hap syri (dikujt). 1. Mori guxim, u trimërua; mori zemër (dikush). 2. E kanë përkrahur jashtë mase a e kanë llastuar; e ngriti sqepin (dikush). 3. Është përvëluar për dikë a për diçka, mezi e ka pritur; iu tha syri; iu syri bakër. Iu hapën (iu çelën) sytë (dikujt). 1. Ka filluar t’i shohë gjërat ashtu siç janë në të vërtetë; e ka zbuluarvërtetën, ështëgjendjekuptojë mirë si janë punët; u çua nga gjumi (dikush); i doli gjumi. 2. Ka marrë arsim, dije e kulturë; merr vesh ç’bëhet; ka njohur njerëz e vendetjera; i hapi sytë (dikush). I hapi (i çeli) sytë *gapërr (dikush). Hedh *balluket përmbi sy (dikush). I hodhi *hi syve (dikujt). I hodhi *pluhur syve (dikujt). E hedh (e vë) qeleshen (festen, kapelën, kësulën, takijen) mbi sy qetësohem pasi e vë një punërrugëmbarë ose pasi i sigurojgjitha gjërat që më duhen, i kapërcejgjitha vështirësitë a telashet dhe e kam çdo gjë në rregull; jam i kënaqur e i shpenguar me gjendjen e mirëkam; e hedh (e vë) qeleshen (festen, kapelën, kësulën, takijen) mënjanë; e hedh (e vë) këmbën mbi këmbë; e fle mendjen. Hedh sytë. 1. (nga dikush a nga diçka) shih drejtoj sytë1 (nga dikush a nga diçka). 2. (te dikush a te diçka). Përqendroj vëmendjen a kujdesin mbi dikë a mbi diçka, nisinteresohem për të; e vëzhgoj; nis t’i kushtoj vëmendjeposaçme dikujt a diçkaje; i jap rëndësi, e vlerësojradhëparë; kthej sytë (nga dikush a nga diçka); drejtoj sytë3. 3. shih drejtoj sytë2 (te dikush a te diçka). I hodhi një sy (diçkaje) e shikoi a e lexoi shpejt e shpejt, e pa kalimthi, sa mori një ide për të. Nuk ia hedh (nuk ia shtie) sytë (dikujt a diçkaje) nuk e përfill dikë a diçka, e shpërfill krejt; nuk interesohem fare për dikë a për diçka, as e marr mundimintregoj interesim për të; nuk i kushtoj asnjë vëmendje; nuk merrem me të, s’dua t’ia di fare për të; nuk i fryj në sy (dikujt); nuk ia var torbën (dikujt); s’i hedh as qurrat (dikujt) përb. heq *qimen në sy (dikush). Hiqmu (shporrmu) nga sytë (sysh)! largohu nga unë e mos më dil përpara!, zhduku!, s’dua të të shoh! S’ta heq *zhiblën nga syri (dikush). Më ka hyrë në *beben e syrit (dikush). S’më hyn në sy. 1. (dikush a diçka). Më duket pa vlerë e pa rëndësi; nuk ka ndonjë gjë që ta çmoj e ta pëlqej; s’më duket gjë. 2. (askush, asgjë). Nuk mund të ma zëvendësojë askush (asgjë) humbjen e një njeriu a të diçkaje shumështrenjtë; s’ma rrok (s’ma kap) syri. I hyri në sy (dikujt) iu qep për diçka e nuk i ndahet, e bezdisi shumë; ia hëngri sytë.ikën (më lanë) sytë. 1. Nuk shoh më, kam humbur shikimin, jam verbuar; më është dobësuar shumë shikimi. 2. Nuk e di a nuk e kuptoj diçka, sepse nuk e kam parë ose nuk e njoh. iku nga sytë. 1. (dikush). U largua pa u vënë re, iku tinëz; nuk e shoh më. 2. (diçka). Më shpëtoi pa e vënë re (një gabim, një e metë etj.), më rrëshqiti. Iku nga (ku) sytë *këmbët (dikush). Është për t’i qitur (për t’i nxjerrë, për t’i kërryer) sytë (dikush) është shumë i zgjuar e ta hedh; di të shpëtojë nga një gjendje e vështirë; është shejtan i madh, të vë në lojë; bën shakamprehta; s’ia ha qeni shkopin (dikujt); është qyqedegë. I jap sy (dikujt) i jap guxim duke e nxitur, i ngjall besim te vetja duke e mbrojtur e duke e përkrahur; i hap syrin; kund. nuk i jap sy. Nuk i jap sy (dikujt). 1. Nuk e zbuloj a nuk e tregoj veten para tij; nuk i bie në sy. 2. Nuk i jap guxim dikujt duke e nxitur, nuk i ngjall besim te vetja duke e përkrahur a duke e mbrojtur; nuk e përkëdhel; nuk i hap syrin; kund. i jap sy. E ka *dëllinjë në sy (dikë). E kam *dritë në sy (dikë). E kam si dy sytë (dikë) shih (e ruaj, e dua) si sytë e ballit (dikë). E ka *ferrë në sy (dikë), E ka *gjak në sy (dikë). E ka *gjemb në sy (dikë). E ka *halë në sy (dikë). Ka katër sy (dikush) i sheh mirë dhe i kupton shpejt gjërat, nuk i shpëton asgjë; është i zgjuar e syçelët; i sheh edhe shpina (kurrizi) (dikujt). E ka *kripë në sy (dikë). I ka (lotët) në *majësyrit (dikush). E kam para syve (dikë a diçka) e kujtoj shumë mirë dikë a diçka, sikur e kam përpara a sikur ka ndodhur sot para meje; e përfytyroj qartë, më ngjallet ashtu si e kam parë, më kujtohet mirë; e kamgjallë. E ka syrin (i ka sytë) (te dikush a te diçka). 1. Kërkon ta ketë a ta shtjerëdorë, e dëshiron, e lakmon; i mbeti syri (i mbetën sytë); i ka shkuar (i ka vajtur) syri; i ka shkarë syri. 2. shih i rri mendja (te dikush a te diçka). 3. (te dikush a te diçka). Ka shpresëmadhe te dikush a te diçka, andej e pret ndihmën, shpëtimin ose një të mirë tjetër; kthen sytë (nga dikush a nga diçka); i mban sytë (te dikush a te diçka); hedh sytë (te dikush a te diçka); drejton syrin2 (te dikush a te diçka). 4. Ka ndërmendbëjë diçka, ka një synim; kund. nuk ka syII 1. Nuk ka syI (diçka). 1. Nuk është e bukur a e dukshme; nuk lë përshtypjemirë nga pamja; nuk të ngjall besim në të parë; nuk ma mbush syrin (dikush a diçka). 2. (për diçka). Nuk pritetndodhë a të vijë diçka; nuk janë shenjat që të ngasë; nuk a gjasë. Nuk ka syII (dikush). 1. Nuk mendon ta bëjë diçka, nuk ka ndërmend t’ia hyjë diçkaje; nuk e ka syrin; s’ka sy për Qabe; nuk ka tragë; kund. e ka syrin (i ka sytë)4. 2. S’është i aftë a i përshtatshëm për diçka, nuk të mbushet mendja se e bën diçka. Nuk e ka syrin (dikush) shih nuk ka syII (dikush). S’e ka për (në) sy (dikë a diçka) nuk i pëlqen dhe aq (zakonisht pamja e jashtme); nuk e ka qejf, nuk e do shumë; e ka me sy të keq (të lig). Ku i ke sytë? përdoret për t’i tërhequr vëmendjen dikujt ose për ta qortuar për një gabim a për një të metëpunë, kur pengohet a shkel diku keq etj.; çfarë bën?, shiko mirë!; hapi sytë! E kam sy në ballë (dikë) shih (e ruaj, e dua) si sytë e ballit (dikë). E ka syrin *bakër (dikush). I kam sytë në *ballë. I ka sytë *bilur (dikush). E ka syrin *boçë (dikush) krahin. Ka syrin e dhisë (dikush) iron. është shumë i uritur; ha ç’gjen përpara. S’ka sy e faqe (dikush) nuk mundguxojë më t’i dalë përpara dikujt a t’i kërkojë diçka, sepse ka bërë diçkakeqe a të turpshme; është bërë me turp e s’u del dot përparatjerëve; me ç’sy e faqe!; s’i mbeti (s’i ngeli) sy e faqe (dikujt). S’ka sy për haxhi (dikush) shih s’ka sy për Qabe (dikush). E ka syrin *fixhan (dikush). I ka sytë *gacë (dikush) krahin. E ka syrin *të hapur (dikush). E ka me sy keq (të lig) (dikë) nuk e do, e ka marrë inat; e urren; e sheh me sy keq (të lig); s’e ka për (në) sy; kund. e ka me sy të mirë. Ka sy keq (të lig) (dikush) ka aftësinë për të marrë mësysh dikë (sipas besëtytnive). E ka syrin *kokërr (dikush). E ka syrin *të madh (dikush). E ka me sy të mirë (dikë) e do dhe e mbron, i pëlqen, mendon mirë për të; e sheh me sy mirë; kund. e ka me sy të keq (të lig). E ka syrin *të ngopur (dikush). E ka syrin *pishë (dikush). E kam syrin *plot. E ka syrin *plumb (dikush). Ka sy edhe prapa kokës (dikush) shih ka sy edheqafë (dikush). I ka sytë *prush (dikush). E ka syrin *pushkë (dikush). Si e ke syrin e pushkës? shaka. si të shkojnë a si i ke punët?; ç’mendonbësh?; a ke guximveprosh? S’ka sy për Qabe (dikush a diçka) siç duket dikush nuk do të bëjë diçka ose diçka nuk do të ndodhë, s’ka shenja a shpresaveprojë dikush ose të ngjajë diçka; nuk ka syII 1; nuk e ka syrin. Ka sy edheqafë (dikush) i sheh mirë dhe i kupton shpejt gjërat, nuk i shpëton asgjë; është i zgjuar e syçelët; s’ia hedh dot kurrë; ka sy edhe prapa kokës; i sheh edhe shpina (kurrizi) (dikujt); ka katër sy. E ka syrin *shigjetë (dikush). E ka syrin (i ka sytë) *shkëndijë (dikush). E ka syrin (i ka sytë) *shpuzë (dikush). Nuk i ka sytë në *vend (dikush). E ka syrin (i ka sytë) *xixë (dikush). I ka sytë *xham (dikush). S’ka *ujë në sy (dikush). E kapi për sysh (dikë) e shtrëngoi fort dikëbëjë diçka që do ai, ia mblodhi keq; e vurigjendje shumëvështirë, e mbërtheu mirë; e zuri (e kapi, e mbërtheu) për fyti; e zuri (e kapi, e mbërtheu) për gryke; ia vuri (ia futi) (të dyja) këmbët në një këpucë (dikujt). Sa të kap (sa të zë, sa të rrok) syri në një hapësirëmadhe; larg, deri aty ku arrinshohësh; sa të ha syri (deri ku të arrin syri). kënaqet syri (nga dikush a nga diçka) ka një pamjebukur që të kënaq e të çlodh; gëzohesh kur e sheh diçka; të pëlqen shumë; t’i lag sytë (dikush a diçka); t’i merr sytë (dikush a diçka); del syri (për dikë a për diçka). I kërkon pleshtit syrin (dikush) kërkondijë gjërahollësishme a të panevojshme, hyncikërrimakota. Kthej sytë (nga dikush a nga diçka). 1. Përqendroj vëmendjen a kujdesin mbi dikë a mbi diçka, nisinteresohem për të; e vëzhgoj; nis t’i kushtoj vëmendjeposaçme dikujt a diçkaje; i jap rëndësi, e vlerësojradhëparë; hedh sytë2 (te dikush a te diçka); drejtoj sytë3. 2. Kërkoj e pres ndihmë prej dikujt, besoj tek ai se do të më përkrahë; i vë shpresat te dikush a te diçka; e kam syrin (i kam sytë) (te dikush a te diçka); drejtoj sytë2 (te dikush a te diçka). Ktheu sytë nga qielli (dikush). 1. I vari shpresat nga një drejtim i panjohur, nuk pretndihmë nga njerëzit e vet a nga rrethanat konkrete; pret e shpreson. 2. Vdiq; mbaroi; mbylli sytë; perëndoi (fali) sytë; iu shuan (iu fikën) sytë (dikujt); zbardhi sytë mospërf. kulluan sytë (për dikë a për diçka). 1. Qava shumë, lotova shumë; rrodhën sytë; më shterën (më shteruan, m’u thanë) sytë; m’u bënë sytë ujë. 2. E kam pritur ta shoh prej një kohegjatë e me shumë mall, u përvëlova për ta parë dikë që ka një kohëgjatë larg; m’u tha syri; më ranë sytë; m’u thanë (m’u terën) sytë; m’u bënë sytë ujë. Kullot sytë rri në një vend dhe kaloj kohën ose kënaqem duke parë pamjendryshme a njerëz që më kalojnë para syve, shikoj rreth e rrotull për kënaqësinë time; sodit e argëtohem duke parë gjërabukura; shëtit (bedhërij) sytë. S’i kuqet (s’i laget) *qerpiku i syrit (dikujt). Nuk i laget syri (dikujt) keq. nuk ka më turp për asgjë, është bërë i paturpshëm, s’e ka për gajle fare; i ka plasur cipa (peta) (e ballit); i kërceu delli (i ballit); nuk i skuqet faqja; i doli hurimajëkokës. I lagu sytë (dikush). 1. Qau; i dolën lot; iu njomën sytë (dikujt); i mbushi sytë (me lot). 2. (për dikë a për diçka). E pëlqeu shumë dikë a diçka, e lakmon shumë; i qan syri (i qajnë sytë); i doli syri; iu kënaq syri (nga dikush a nga diçka); ia mori sytë (dikush a diçka). Ia lau sytë (diçkaje). 1. E përfundoi një punë shpejt e shpejt dhe shkel e shko, sa për të shkuar radhën. 2. E mbuloi diçkakeqe, i fsheu të metat e një pune. Pa larë sytë shumë herët, që pa gdhirë mirë; i sapoçuar nga gjumi; pa e marrë veten. sytë (pas dikujt a pas diçkaje) habitem shumë nga bukuria e dikujt a e diçkaje, kam dëshirë ta shoh vazhdimisht, më tërheq e më bën për vet, e admiroj; mahnitem, magjepsem, shastisem; nuk më besohet, befasohem; t’i merr sytë2 (dikush a diçka); nuk u besoj (nuk u zë besë) syve; zgurdulloj (shqyej) sytë; më dolën sytë gogël; lë mendjen. lëntë *drita e syve! mallk. mbetsh qorr!; u qërofsh nga sytë!; lëntë Perëndia pa sy! mallk. lëntë Perëndia pa sy! mallk. mbetsh qorr!; u qërofsh nga sytë!; të lëntë drita e syve! mallk. S’i la sy e faqe (dikujt) e turpëroi a e shau rëndë, e bëri që të ketë turp t’u dalëtjerëve përpara; e fëlliqi keq; i mori fytyrën. Nuk e lëshoj (nuk e heq) nga sytë (dikë a diçka) nuk ia shkëput vështrimin, e shoh pandërprerë (për kënaqësi, për ta vëzhguar se ç’po bën dikush a si ëshë diçka etj.); nuk ia ndaj (nuk ia shqit) sytë (dikujt a diçkaje). I lëshojnë (i nxjerrin) sytë *shkëndija (xixa, çika) (dikujt). I lotojnë sytë (për dikë a për diçka) e lakmon dikë a diçka, e dëshiron shumë, ku ta gjejë; ka dëshirëmadhe që ta ketëvetin; i qan syri (i qajnë sytë) (dikujt); i lagu sytë (dikush); i qan mendja. lotojnë sytë (kur shoh dikë a diçka) nuk mund ta duroj dikë a diçka, nuk më pëlqen fare; e urrej; e përbuz; më ngjall neveri; dhembin sytë; nuk e shoh dot me sy (dikë a diçka); nuk dua t’i shoh sytë (dikujt); e kam halë në sy (dikë); therin sytë; (e dua) si kripën në sy (dikë) iron.; më ha zorrët (dikush a diçka). Mori *botën (dheun) ndër (në) sy (dikush). Mori *detin në sy (dikush). Mori *të keqen në sy (dikush).merr *kokrrën në sy (dikush). Mori *malin në sy (dikush). T’i merr sytë (dikush a diçka). 1. Të verbon nga ndriçimi a nga shkëlqimi, të lëbyr sytë. 2. Të mahnit e të magjeps nga bukuria; të pëlqen shumë, të bën për vete, e admiron; të shastis; kënaqet syri (nga dikush a nga diçka); del syri (për dikë a për diçka); t’i lag sytë; lë sytë (pas dikujt a pas diçkaje). 3. shih vret sytë (diçka). 4. (dikush). Të mashtron; ta prish mendjen dhe ta hedh; hedh hi syve. E mora në sy (diçka) ia hyra diçkaje pa u trembur për ndonjë pasojëkeqemundvijë, nuk u tremba nga një qëndrim a veprim i caktuar, edhe pse i njoh vështirësitë a rreziqet; morakeqen (të ligën) në sy. Ta merr prej syrit (një mendim etj.) (dikush) është shumë i zgjuar dhekupton menjëherë, ta zbulon mendimin vetë, i kuptongjitha pa ia thënë; i pret mendja hollë (dikujt); të ha në dritësyrit; të merr gjakvetull; e ka mendjen femër; s’e ha thatë. Mori sytë (e iku) (dikush) u largua shpejt nga një vend, ia mbathi pa parë ç’la prapa; u arratis; mërgoi; (iku) nga (ku) sytë këmbët; mori botën (dheun) ndër (në) sy; mori arratinë. Mori vdekjen në sy (dikush) nuk iu tremb vdekjes, e mendoi edhe se mundvdiste; nuk pati frikë, u tregua trim e guximtar; s’pyeti për asnjë rrezik, edhe pse e dinte; ia hyri një pune shumërrezikshme. E mat me sy. 1. (diçka). E përcaktoj me hamendje, e çmoj përafërsisht, jo me një masëprerë e në mënyrëpërpiktë. 2. (dikë). I trimërohem e i kërcënohem; krekosem para tij; i ngërdhucem dikujt. I mbaj sytë (nga dikush a nga diçka) i vargjitha shpresat te dikush a te diçka, e pres andej çdo gjë; e kam syrin (i kam sytë)3 (te dikush a te diçka); drejtoj sytë2 (te dikush a te diçka). E mban syrin (një sy) (në diçka) e do a e lakmon diçka, ia ka qejfi ta ketë; e dëshiron dhe synon ta marrë; e ka syrin (i ka sytë) (te diçka); i ka shkuar (i ka vajtur syri) (te diçka); i mbeti syri (i mbetën sytë) (te diçka). I mbaj sytë *hapur. I mban sytë *përdhe (dikush). I mban sytë *poshtë (dikush). I mban sytë nga *qielli (dikush). E mbaj syrin në *shënjestër (në shtjekëz). I mbeti syri (i mbetën sytë) (te dikush a te diçka) e shikon gjatë e me ëndje dikë a diçkabukur, që i pëlqen shumë, nuk ia ndan vështrimin; e do dhe e lakmon shumë; e ka syrin (i ka sytë); i ka shkuar (i ka vajtur) syri. mbetën (i kam) sytë *dollap. S’i mbeti (s’i ngeli) sy e faqe (dikujt) u turpërua keq e nuk mund t’u dalë më të tjerëve përpara; s’ka sy e faqe (dikush). mbiu në sy (dikush a diçka) përb. del përpara aq shpesh sa më mërzit; m’u ngjit për diçka; m’u neverit, s’e shoh dot më. Nuk ma mbush syrin (dikush a diçka) nuk më duket kushedi se çfarë; nuk më pëlqen, nuk më kënaq plotësisht a nuk më bind në të parë se është ashtu si duket a siç e duam, se ka atë vlerë në të vërtetë etj.; nuk ka sy (diçka); (është) pesë (dy) para burrë (njeri) (dikush); (është) pesë para gjë (dikush). M’u mbush syri. 1. U ngopa me gjumë pas një kohegjatë pa fjetur. 2. U kënaqa plotësisht, u ngopa me diçka, s’kam ç’të kërkoj më, kam përpara gjithçka; m’u ngop syri. Iu mbushën (i mbushi) sytë (me lot) (dikush) është më të qarë, u rrëmbush; u mallëngjye shumë; i lagu sytë. Mbylli sytë (dikush). 1. Nuk vuri re asgjë ose bëri sikur nuk po shihte. 2. Nuk mori parasysh asnjë vështirësi a rrezik, u hodhrrezik pa vënë re asgjë. 3. euf. Vdiq; mbaroi; perëndoi (fali) sytë; iu shuan (iu fikën) sytë (dikujt); zbardhi sytë mospërf.; shikon nga qofkat iron. Ia mbylli sytë (dikujt). 1. Ia paraqiti diçkamënyrëatillë që t’i mbushte mendjen a ta kënaqte, bëri që të mos vërente e të mos kuptonte si ishte diçka, një çështje etj.; ia zuri sytë. 2. Iu ndodh dikujt pranëçastin e vdekjes, u përkujdes për të kur dha frymën e fundit. Ta mbyll syrin (dikush a diçka) të turpëron, nuk del dot paratjerëve; nxin faqen; e ndien veten ngushtë. Mbyll një sy bëj ndonjë lëshim, bëj sikur nuk e vë re ndonjëmetë e gabim, e lë të kalojë; tregohem i mëshirshëm e lëshues; fal; mbyll një sy e një vesh; e bëj një sy qorr; e verboj (e qorroj) një sy; lëshoj pe. Nuk mbyll sy (dikush). 1. S’fle fare, s’e zë gjumi; nuk vë gjumë në sy; numëron yjet; e ka syin filxhan2; i ka sytë xham. 2. Rri syçelë; përgjoj me kujdes. Mbyll një sy e një vesh bëj sikur nuk shoh e nuk dëgjoj, bëj lëshime e tregohem zemërgjerë ose i butë për dikë a për diçka, lë të kalojë diçkaështë e parregullt a e gabuar; fal; mbyll një sy; e bëj një sy të verbër; bëj veshin (një vesh) të shurdhët. mbyllen sytë. 1. Më flihet shumë, mezi rri zgjuar; m’u qepën sytë. 2. Kënaqem sa s’më biefikët, këputem nga kënaqësia. merren sytë. 1. Më turbullohet vështrimi, nuk shoh mirë; vishen sytë. 2. Gënjehem pas dikujt a pas diçkaje, më duket i bukur e mashtrohem, nuk e vërej mirë, nuk e shoh siç është në të vërtetë; vishen sytë. *Mish (copë mishi) me dy sy mospërf. M’u mjegulluan sytë. 1. Humba qartësinë e shikimit e të kuptimitgjërave. 2. U inatosa dhe s’vija re më ç’bëja; kanë zënë sytë mjegull; m’u veshën sytë; m’u errën (m’u errësuan) sytë; m’u verbuan (m’u qorruan) sytë; më kanë vënë sytë ag. Mpreh sytë përpiqem ta shoh edhemirë diçka që më intereson, përqendrohem shumë që të mos më shpëtojë; kam kujdes të mos më ndodhë gjë; hap sytë. S’më ndajnë sytë (mirë) nuk shikoj mirë, kam humbur qartësinë e shikimit; kanë zënë sytë mjegull; m’u veshën sytë. Nuk ia ndaj (nuk ia shqit) sytë (dikujt a diçkaje) e shikoj vazhdimisht e me ngulm, nuk ia shkëput vështrimin për asnjë çast; e kam vazhdimishtvëzhgim; nuk e lëshoj (nuk e heq) nga sytë (dikë a diçka). Iu ndezën sytë (dikujt). 1. shih i shkreptijnë sytë1 (dikujt). 2. U mbush me ndjenja gëzimi, entuziazmi, zemërimi etj.; i flakërojnë sytë. I ndrit sytë (dikujt) i flet dikujt me të egër; e kërcënon dikë ashpër; i skërmit (i kërcet, i kërcëllon) dhëmbët. M’u ngop syri mora a fitova aq sa desha, e plotësova një nevojë a një kërkesë; u kënaqa plotësisht; u ngopa me diçka; m’u mbush syri; e kam syrin plot. Ia ngul sytë (dikujt a diçkaje) e shikoj me vëmendje dhe i përqendruar për një kohëgjatë; ia ngjit (ia qep) sytë; nuk ia shkëput (nuk ia heq) sytë. Ia ngjit (ia qep) sytë (dikujt a diçkaje) e shikoj me ngulm, me lakmi e për një kohëgjatë; nuk ia ndaj shikimin; ia ngul sytë; nuk ia shkëput (nuk ia heq) sytë. M’u nxinë sytë. 1. U turpërova shumë, s’dija ku të futesha nga turpi; m’u veshën sytë. 2. shih m’u errën (m’u errësuan) sytë. Nxjerr sy (syrin) (diçka). 1. Nisdalë; mbin a sapo shpërthen, buthton. 2. Sapo fillonduket, duket paksa diçkaishte e fshehur ose që nuk shihej. Nxora sytë. 1. U lodha duke lexuar, duke qepur a duke bërë diçkakërkon shikimpërqendruar për një kohëgjatë; dolën sytë; më rrodhën sytë. 2. (me dikë). U grinda e u zura keq me dikë, u kacafyta keqas. I nxori sytë (dikujt) e dëmtoi rëndë dikë, i bëri dëm në pikën më të rëndësishme. Ta nxjerr nga syri (nga sytë, prej syrit) (dikush) nuk të ndahet sa të arrijë atë që do, ta kërkon diçka me këmbëngulje e deri në një, të qepet e s’të lë të qetë sa t’ia arrijë qëllimit; nuk e mashtron e nuk e gënjen dot që ta largosh, kërkonbëhet e tija; të ha në dritësyrit. Ia njoh *beben e syrit (dikujt). Iu njomën sytë (dikujt) shih i lagu sytë (dikush). Pash sytë e ballit! bet. për gjënë më të shtrenjtëke!; për sytë e ballit! (për këta sy kamballë!) bet. Perëndon (fal) sytë (dikush). 1. I vjen për gjumë; përgjumet, kotet. 2. Sikur po i biefikët nga një kënaqësi e madhe, kur i pritet fuqia fare etj. 3. Vdes, mbaron; mbyll sytë; i kthen sytë nga qielli; i shuhen (iu fiken) sytë (dikujt); zbardh sytë mospërf.; shikon nga qofkat iron. E përpin me sy (dikush) ia ngul fort vështrimin e s’ia ndan dikujt a diçkaje; e shikon me lakmi e me dëshirëpapërmbajtur; e ha me sy; i qan syri (i qajnë sytë) (dikujt); i shkëlqejnë (i ndritin) sytë (dikujt); i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë) (dikujt); i shkreptijnë sytë (dikujt); iu ndezën sytë (dikujt); i feksin sytë (dikujt). Ia përplasi në sy (dikujt) mospërf. shih ia përplasifytyrë (dikujt) përb. I përshkënditin sytë (dikujt) ka shumë inat, është shumë i zemëruar; ka lakmimadhe; i lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija. I pi sytë (dikujt) i turret me fjalëashpra, e shan dhe e qorton rëndë; nuk e lë të qetë; i merr gjithçka; e mbyt; nuk e lë të marrë frymë. piu sytë (dikush) keq. m’u ngjit nga pas e nuk më shqitet; më mërziti shumë; nuk këmbej dot një fjalë me njeri; m’u pleshtvesh; m’u pullë; m’u baltë pas këpuce. I pikon syri *gjak (dikujt). plaçin sytë! bet. betohem për gjënë më të shtrenjtë se është ashtu si e them; u verbofsha!; për sytë e ballit! plaçin (të dalshin) sytë shar. ku e ke mendjen që e bën diçka keq ose që e dëmton kështu!; nuk sheh se ç’bën!; hapi sytë e shikoje!; u verbofsh! pret me sy (dikush) është shumë e bukur, është bukuri e rrallë; merrqafë; shtie (rrëzon) hënën përdhe. Prish syrin (e keq) etnogr. e ysht dikë për ta shëruar nga ndonjë sëmundje; i bëj magji që të çlirohet nga një e keqe. I qan syri (i qajnë sytë) (dikujt) e lakmon dikë a diçka, e dëshiron shumë, ku ta gjejë, ka dëshirëmadhe që ta ketëvetin; e ha me sy (dikush); e përpin me sy (dikush); i shkëlqejnë (i ndritin) sytë; i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë); i shkreptijnë sytë; iu ndezën sytë; i feksin sytë; i lagu sytë (dikush); i qan mendja. Mos të qaftë syri (kurrë) ur. qofsh gjithnjë i lumtur!, mos të rënçin fatkeqësi! M’u qepën sytë flihet shumë, më këputi gjumi, mezi i mbaj sytë hapur; mbyllen sytë. Qesh me sy e qaj me zemër nuk ua shfaqtjerëve hidhëriminkam, dukem si i gëzuar, por në të vërtetë vuaj; e fsheh dhembjen paratjerëve. Të qërron syrin (dikush) keq. është vjedhës i regjur e i shkathët; ta merr diçka sy më sy; nuk të lë gjë në shtëpi, të merr çdo gjë pa u vënë re;vjedh hundën midis (në mes të) syve; të heq (të merr) opingat nga këmbët. I qitin sytë *gaca (dikujt). (E ruaj) si *beben e syrit (dikë a diçka). (E ruaj) si *qorri syrin e vetëm (dikë a diçka). (E dua, e ruaj) si sytë e ballit (dikë) e kam si gjënë më të shtrenjtë, kujdesem shumë për të dhe e mbroj nga çdo e keqe ose cënim; e dua shumë; (e ruaj, e dua) si dritën e syrit (e syve); (e ruaj) si beben e syrit; e kam dritë në sy; e kam si dy sytë; e kam sy ballë; (e ruaj) si syrin e vetëm; (e ruaj) si qorri syrin e vetëm. Ia rrahu syrin (dikujt) e turpëroi, e prekusedër ose në nder parpara të tjerëve; i la hijen e marres; ia nxiu fytyrën. rrëmben *beben e syrit (dikush) keq. Rrita *sorrën e më nxori sytë. rrodhën sytë. 1. Qava shumë me lot; kulluan sytë; më shterën (më shteruan, m’u thanë) sytë. 2. Lexova ose bëra një punëgjatë, sa m’u lodhën shumë sytë: dolën sytë; nxora sytë. S’ma rrok (s’ma kap) syri (dikë a diçka). 1. shih s’më hyn në sy (dikush a diçka). 2. Nuk besoj se e bëj diçka, dyshoj se ia dalkrye a se e përballoj; s’ma ha (s’ma merr) syri. Për sytë e ballit! (për këta sy kamballë!) bet. për gjënë më të shtrenjtëkam!; për fjalën e nderit!; pash sytë e ballit!; më plaçin sytë! Në sy botës paratjerëve, haptas, botërisht. Sa për sy botës shih sa për sy e faqe (për sy e për faqe). Për sytë e bukur (të dikujt) iron. vetëm sa për t’i bërë qejfin dikujt, jo sepse e meriton ose sepse ashtu e kërkon puna; për hatërdikujt a për diçka jothelbësore. Me ç’sy e faqe shih s’ka sy e faqe (dikush). Sa për sy e faqe (për sy e për faqe) sa për t’u dukur përparatjerëve, për ta parë a për ta diturtjerët; sa për t’u quajtur se u diçka ose se ështërregull; jo me çiltërsi, jo me gjithë zemër; sa për sytë e botës; sa për “shihni botë!”; sa për të shkuar radhën. Me sy hapur. 1. Me kujdes e me vëmendje, syçelë, gati. 2. Ballëhapur, pa druajtje; syhapur; me syrin (me sytë) xixë. Syri i keq (i lig) aftësia e njeriut, sipas besëtytnive, për t’i bërë keq dikujt ose për t’i parandjellë një të keqe vetëm duke e parë; pasoja që i mbetet dikujt, sipas besëtytnive, nga veprimi i një njeriu që ka këtë aftësi; gjendja e njeriut, të cilin e kanë marrë mësysh. (Iku) nga (ku) sytë këmbët (dikush) iku me vrap nga një vend në një drejtimpacaktuar a të panjohur për të shpëtuar; ia mbathi i hutuar pa parë se ku po shkon; u tremb shumë e u zhduk ku të mundte; iku rrokopujë e ngamundë; mori sytë (e iku); ia mbathi me të katra; mori botën (dheun) ndër (në) sy; mori detin; mori arratinë; s’pa (udhën) nga shkoi (nga vajti); (iku) rrozgabjezga. Me sy mbyllur. 1. Verbërisht, pa u menduar a pa e vrarë mendjen; luaj mbyllasyzash. 2. Përmendësh, shumë mirë ose fare lehtë. Me sytë e mendjes me anë të përfytyrimit; me arsyetim, ashtu si e mendoj; me fantazi. Sytënxjerrësh! bëj si të duash, është puna jote si do t’ia dalësh, bëj vetë sa të mundësh, nuk dua t’ia di për ty ose për vështirësitë e telashetke me dikë a me diçka; vrafsh veten! Syri plot e dora thatë ndonëse përreth ka me shumicë ngagjitha gjërat, dikush nuk ka mundësishtjerëdorë diçka për vete. Sytë nga qielli e duart nga mielli pa e pasur mendjen aty, pa kujdes a pa u përqendruar në një punë. Sy ndër sy mu përpara dikujt që e di mirë; haptazi, sheshit, pa u fshehur dhe pa e përfillur dikë; paturpësisht; hundëhundë; nën hundën e mjekrën (e dikujt). Sy për (më) sy. 1. Vetëm për vetëm me dikë, pa dëshmitarëtjerë; hundëhundë. 2. Ballazi, në sy; gojëgojë; ballë për ballë. Me sy shuar pa jetë, si i vdekur; pa kurrfarë shprese. (E ruaj) si syrin e vetëm (dikë) shih (e ruaj) si sytë e ballit (dikë). Me syrin (me sytë) xixë shih me sy hapur. Me sytë e zemrës duke u nisur nga ndjenja e dashurisë ose e dashamirësisë, duke u bërë thirrje ndjenjave, jo me arsyeftohtë; me zemër. Shëtit (bredhërij) sytë. 1. Shoh andej e këtej pa u përqendruar diku; jam i pavëmendshëm. 2. shih kullot sytë. E shikoj (e shoh) në *bebe (në ninëz) syrit (dikë). T’i shkelësh në *dritësyrit (dikujt). I shkel (i luaj) syrin (dikujt) i bëj shenjë fshehurazi me sy që t’i japkuptojë diçka ose që të mos i marrë seriozisht fjalët e mia; ia bëj me sy. I shkëlqejnë (i ndritin) sytë (dikujt). 1. Eshtë shumë i gëzuar; është i lumtur; i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë)2; i feksin sytë1. 2. Ka lakmimadhe për dikë a për diçka, e dëshiron shumë; i qan syri (i qajnë sytë); i shkreptijnë sytë; i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë)3; iu ndezën sytë; e ha me sy (dikush); e përpin me sy (dikush); i feksin sytë2. Nuk ia shkëput (nuk ia heq) sytë (dikujt a diçkaje) e vëzhgoj vazhdimisht, e kam përherë nën kujdes, nuk e largoj vëmendjen nga dikush a nga diçka; ia ngul sytë; ia ngjit (ia qep) sytë. E shikoj në sy (diçka) i dal përballë me guxim, nuk i trembem; e marr ashtu siç është në të vërtetë, pa pasur frikë nga pasojat. E shikon me syrin *plot (dikë a diçka). I shkreptijnë sytë. 1. (dikujt). Është trim e guximtar i madh dhe s’përmbahet për t’u hedhurndeshje a në luftë; i flakërojnë sytë; e ka syrin (i ka sytë) shkëndijë (dikush); e ka syrin (i ka sytë) shpuzë (dikush); e ka syrin pishë (dikush); i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë)1; i lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija. 2. (dikujt) shih i shkëlqejnë (i ndritin) sytë2 (dikujt). Iu shkurtua *drita e syve (dikujt). E sheh (e shikon) me *të bardhën e syrit (dikë). Nuk sheh *buallin para sysh (para syve) (dikush). E sheh me *bishtin e syrit (dikë). Nuk e shoh dot me sy (dikë a diçka) e kam marrë inat dikë ose nuk më pëlqen fare diçka, aq sa nuk dua të më dalë përpara; më ngjall neveri; s’e duroj dot, e përbuz; nuk dua t’i shoh sytë (dikujt); e kam halë në sy (dikë); dhembin sytë (kur e shoh dikë a diçka); therin sytë (kur e shoh dikë a diçka); e kam vdekje; e kam mortje (të dytë); më ha zorrët (dikush a diçka); e kamhundë; m’u ujk (dikush a diçka); (m’u ) burri i nënës (dikush); m’u derr (dikush); m’u akrep (dikush); e kam zët; e mora zët; më vjen zët (nga dikush a nga diçka); e kam bollë (dikë); (e dua) si kripën në sy (dikë) iron.; (e dua) si djalin e shemrës (dikë) iron.; (e dua) si kau kashtën iron. S’ia sheh (dot) syrin (diçkaje) nuk ka fare, nuk i gjendet asnjë shenjë; (humbi) pa nam e pa nishan (diçka); i humbi (s’i gjendet) nishani. Nuk sheh dy sy njeriu (dikush) nuk është njeri i dalë, nuk e njeh jetën e gjallë; nuk është i lidhur me njerëzit e me jetën, di vetëm për punën e vet; s’e ka parë dielli (dikë); s’del për dere; s’e sheh hëna e dielli (dikë) edhe keq.; është mbyllur brenda (katër) mureve. Pa *kiametin (me sy) (dikush). E sheh në *lulesyrit (dikë). Sheh *qimensyrin e tjetrit dhe nuk sheh trarinkurrizin e vet (dikush). Nuk i shohin sytë (dikujt) s’guxonvijë, nuk ia mbanduket këtej; e di se e ka shkelur dhe se nuk e qasin a nuk e mirëpresin. Mos ia pafsha sytë! (dikujt) nuk duakembëj më me dikëështë sjellë keq ose që më ka bërë një të keqe, nuk dua ta takojkurrë. (E pashë) me sytë e ballit (me këta dy sy) (dikë a diçka) e pashë vetë, isha vetë atje kur ndodhi; jam plotësisht i sigurt. Ç’i sheh syri ia bën dora (dikujt) është mjeshtër për çdo punë, i vjen ndoresh për çdo gjë, e bën gjithçka shumë mirë; ka duararta (dikush); i ka duart flori (dikush); çfarë nuk i bën dora! E sheh me sytë e bufit (dikë a diçka) iron. nuk e sheh fare; e shpërfill, duke bërë sikur është i zënë me diçka. E sheh me sy të keq (të lig) (dikë) nuk e vlerëson drejt, nuk e pëlqen e nuk i beson; përpiqet ta pengojë; nuk ia do të mirën; e përbuz; e ka me sy keq; e sheh me sy shtrembër; e sheh shtrembër; kund. e sheh me sy mirë. Mos të paftë syri *keq! ur. E sheh me sy të mirë (dikë) e sheh me dashamirësi e me simpati; ka mendimmirë për dikë, e përkrah dhe i beson duke u nisur nga mendimi i mirë që ka për të; e ka me sy mirë; e ka me pekule; kund. e sheh me sy keq (të lig). E sheh me syrin e njerkës (dikë a diçka) tregohet i padrejtë a nuk kujdeset për dikë a për diçka, e trajton keq, ndryshe ngatjerët, nuk e do. Shih me sy e plas me zemër (e s’është për ty) e dëshiroj shumë dikë a diçka, por nuk mund ta kem, vuaj që s’e kam; nuk arrij dot ta kem dikë a diçka që e lakmoj. I pa syri synë (dikujt) shih hoqizitë e ullirit (dikush). E sheh me sy shtrembër (dikë). 1. Nuk e vlerëson drejt, nuk e pëlqen; nuk ka dashamirësi për dikë; e sheh me sy të keq (të lig); e sheh shtrembër. 2. Përpiqet ta pengojë dikë; nuk ia do të mirën dikujt. E shoh me një sy tjetër (dikë a diçka) e gjykoj ndryshe nga sa e gjykojaparë, e vlerësoj ndryshe (zakonishtmirë). E shohvërtetën në sy i vlerësoj gjërat ashtu siç janë, kam guximin t’i shoh gjërat drejt, edhe kur nuk janë në të mirën time. Kam parë *vdekjen me sy. E sheh *vdekjen në sy (dikush). shterën (më shteruan, m’u thanë) sytë kam qarë shumë nga hidhërimi i madh a nga malli për dikë; kam vuajtur aq shumë për dikë, sa jam mpirë; kulluan sytë; më rrodhën sytë. Shtroj syrin. 1. usht. Marr shenjë me një armë, rrafshoj thepin me shtjekëzën. 2. Përqendrohem në një pikë për të diktuar diçka; i kushtoj gjithë vëmendjen diçkaje për të krijuar bindjen; më mbushet mendja për diçka që e shoh me sytë e mi. Iu shuan (iu fikën) sytë (dikujt). 1. Vdiq; mbaroi; mbylli sytë (dikush); i ktheu sytë nga qielli (dikush); perëndoi (fali) sytë (dikush); zbardhi sytë (dikush) mospërf. 2. Humbi çdo shpresë e ra në dëshpërim. S’më trembet (s’më fiket) syri nuk kam frikë fare nga dikush a nga diçka, nuk dua t’ia di prej askujt e prej asnjë rreziku, jam trim e guximtar i madh, nuk trembem; nuk më dridhet bebja e syrit; nuk m dridhet (nuk më lëviz, nuk më luan) syri; e kam syrin (i kam sytë) xixë; e kam syrin pishë; nuk më dridhet (nuk më luan) qerpiku; s’më dridhet qimja; nuk e fsheh ballin; nuk më bën zemra lak; s’ma bën beh. *Tul me dy sy përçm. M’u tha syri (për dikë a për diçka) më mungon dikush a diçka dhe e pres prej shumë kohësh, ka shumë kohë që nuk e kam, nuk e shoh etj.; e dëshiroj dhe vuaj shumë për të, e pres me gjithë shpirtvijë a ta kem; ranë sytë; m’u thanë (më shterën, më shteruan) sytë; m’u syri bakër; më kulluan sytë; m’u hap syri. M’u thanë (më shterën, më shteruan) sytë (për dikë a për diçka) shih ranë sytë (për dikë a për diçka). thau sytë (dikush) më ka marrë shumë malli për dikë, të cilin ka kohë që s’e kam parë. Ta thotë në sy (diçka) është i çiltër, nuk flet prapa krahëve; e thotë haptas e me guxim para kujtdo të vërtetën. therin sytë (kur e shoh dikë a diçka) shih dhembin sytë (kur e shoh dikë a diçka). vend t’i vinte *vetulla i nxori sytë (diçkaje). M’u verbuan (m’u qorruan) sytë humba gjykimin e shëndoshë për një çast dhe nuk i pashë gjërat drejt e qartë; veprova gabim e me rrëmbim (nga gjaknxehtësia, nga inati etj.); m’u errën (m’u errësuan) sytë; m’u mjegulluan sytë. E verbon (e qorron) një sy (dikush) shih e bën një sy të verbër (dikush). Ia veshi sytë (dikujt) e ka verbuar, e ka bërë që të mos e shohë a të mos kuptojëkeqen që i sjell; i zuri sytë; e bëri qorr (dikë). Ia veshi (ia ndezi) syve (dikujt) e qëlloi me pëllëmbëfytyrë; e goditi, e rrahu. I ka vajtur (i ka shkuar) syri (te dikush) 1. I ka tërhequr vëmendjen dikush a diçka, e ka parë rastësisht. 2. I ka pëlqyer dikush a diçka që e ka parë, dëshiron ta ketë a ta marrë; e ka bërë për vete dhe e do, e lakmon; i ka tërhequr vëmendjen rastësisht dikush; është dhënë pas tij; e ka syrin (i ka sytë) (dikush); e mban syrin (një sy) (dikush); i mbeti syri (një sy); i ka shkarë syri. I vetëtin syri (i vetëtijnë sytë) (dikujt). 1. Është trim i madh, është shumë guximtar; e ka syrin (i ka sytë) shkëndijë (dikush); e ka syrin (i ka sytë) shpuzë (dikush); i lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija; i shkreptijnë sytë; i flakërojnë sytë. 2. Është shumë i gëzuar; është i lumtur; i shkëlqejnë (i ndritin) sytë1; i feksin sytë1. 3. (për dikë a për diçka) shih i shkëlqejnë (i ndritin) sytë2 (për dikë a për diçka). Nuk i vetëtin syri (dikujt) s’e njeh frikën, s’do t’ia dijë e nuk tutet para çdo rreziku; është trim e guximtar i madh; nuk ia bën syri tërr; nuk i dridhet (nuk i lëviz, nuk i luan) syri. Nuk i veton *ashka e syrit (dikujt). Nuk vë (nuk shtie) gjumë në sy nuk fle fare për shkak të një shqetësimi, të një ankthi etj.; nuk mbyll sy. Ia vuri syrin. 1. (dikujt). E zgjodhi midistjerëve për t’i ngarkuar një punë, për ta caktuar në një vend, për t’u fejuar a për t’u martuar me të etj. 2. (diçkaje). E lakmon ta shtjerëdorë, vendosipërpiqet për ta pasur. I kanë vënë sytë *ag (dikujt). I kanë vënë (i kanë zënë) sytë *cergë (dikujt). I kanë vënë (i kanë zënë) sytë *perde (dikujt). E ka vënë syrin e qenitballë (dikush) përçm. shih e ka ngrënë turpin me bukë (dikush). I kanë vënë sytë *tis (dikujt). (E dua) si *i verbri sytë (dikë). M’u veshën sytë. 1. Nuk shoh mirë, sikur kam një perde a mjegull përpara; m’u mjegulluan sytë; m’u errën (m’u errësuan) sytë. 2. Nuk e shohkeqenkam përpara, tregohem i verbër e sylesh; kanë zënë sytë mjegull; më kanë vënë (më kanë zënë) sytë perde; më kanë vënë (më kanë zënë) sytë cergë; më kanë vënë sytë tis; më kanë vënë sytë ag. 3. U turpërova, s’dija ku të futesha nga turpi; m’u nxinë sytë; m’u errësua vendi. 4. Më hipi zemërimi a një ndjenjë tjetër e fortë dhe nuk pashë më se ç’bëra, nuk e përmbajta dot veten; hipi gjakukokë; m’u errësua mendja; m’u errësua vendi. 5. shih merren sytë.vjedh *hundën midis (në mes të) syve (dikush). E vjedh me sy (dikë) e shoh fshehurazi, pa u vënë re ngatjerët (kur dikushpëlqen shumë, por nuk duabie në sy). vret sytë (diçka) nuk e duron dot diçkaështë bërë keq, që është e shëmtuar ose që nuk ështëvendin e vet; nuk të pëlqen, nuk e do; merr sytë. Zbardhi sytë (dikush) mospërf. vdiq; ngordhi; ktheu potkonjtë (këmbët) nga dielli përb.; na la shëndetin mospërf. Ma zuri (ma kapi) syri (dikë a diçka) e pashë si rastësisht, diku e pashë rrëshqitazi; më ra në sy (dikush a diçka); vura re. I zuri sytë (dikujt). 1. E pengoi me mënyrandryshme që të shohë a të kuptojëvërtetën; e mashtroi; ia veshi sytë; i mori mendtë. 2. (me diçka). I paraqiti diçka sa për ta gënjyer a për ta mashtruar; ia mbylli sytë. I kanë zënë sytë *balluket (dikujt). zëntë sytë buka! mallk. u verbofsh!; e pësofsh keq! (për dikëtregohet mosmirënjohës ndaj atyre që e kanë rritur a që janë përkujdesur shumë për të). I kanë zënë sytë *lesh (dikujt). I kanë zënë sytë *mjegull (dikujt). I ka zënë syri *rreth (dikujt). Zgurdulloj (shqyej) sytë çuditem shumë, habitemtepërmi nga një e papritur; nuk më besohet fare; befasohem shumë; nuk u besoj (nuk u zë besë) syve; hap sytë; fërkoj sytë; i bëj sytë gapërr; më dolën sytë gogël. M’u zvogëluan sytë nuk i shohpunët aq qartë, nuk i kuptoj më aq shpejt e aq mirë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.