Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARMÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Grindje me fjalë midis dy a më shumë vetave; mosmarrëveshje midis dy a më shumë palëve. Armisje pa shkak. Nxitje e armisjes. Armisje familjare. Nxit (shuan) armisjen.
✱Sin.: grindje, zënkë, fjalosje, përplasje, përleshje, përlamje, kapje, ndeshje, përfytje, kacafytje, përlëfytje.
GJELAFÝTJ/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur gjelafytem; përleshje fytazi; përfytje. Gjelafytje me kundërshtarin.
✱Sin.: përleshje, përfytje, kacafytje.
PËRLÉSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përleshem. Përleshja me vështirësitë.
2. edhe fig. Zënie e ashpër, grindje, kacafytje. Përleshje e gjelave. U gjakosën në një përleshje.
3. Luftë e ashpër për jetë a për vdekje me dikë; luftë e hapur dhe e vendosur kundër dikujt a diçkaje. Nga fronti vinin njoftime për përleshje të ashpra.
✱Sin.: kacafytje, përfytje, kërleshje, ndeshje, përgjakje, përpjekje, mbërthim, zënie, kapje, grindje, luftë, lingëri, betejë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë