Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BITÍS/ET jovep., ~(u), ~UR bised., vet. v. III 1. vetv. Kryhet plotësisht diçka, mbaron, merr fund. Si u nis, ashtu u bitis. (fj. u.).
2. vetv. Prishet, shkatërrohet krejt.
3. pës. e BITÍS. U bitis puna.
✱Sin.: kryhet, përfundohet, mbarohet, bëhet, soset, prishet, shkatërrohet, rrënohet, shembet, rrafshohet, plotësohet, përmbushet, mbyllet, përmbyllet.
►FINALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Përfundohet; mbyllet. Aksioni u finalizua me sukses.
KONKLUDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Dalja me një konkluzion a me një përfundim.
2. Ajo gjë çka përfundohet; përfundimi, konkluzion.
✱Sin.: konkluzion, përfundim.
►KONKLUD/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., vet. v. III 1. njëvet. Arrihet në një konkluzion a në një përfundim; përfundohet.
2. pës. e KONKLUDÓJ.
PAPËRFUNDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të përfundohet, që nuk është i përfundueshëm; i pambarueshëm. Proces i papërfundueshëm.
✱Sin.: i pambarueshëm, i parealizueshëm.
PËRFUNDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përfundoj ose kur përfundohet diçka.
2. Gjendja pasi përfundon a përfundohet diçka. Përfundimi i studimeve (i aplikimeve). Përfundimi i punimeve. Është në përfundim e sipër.
3. Fundi i diçkaje, mbarim, mbyllje. Para përfundimit të mbjelljeve. Në përfundim të kampionatit.
4. Diçka që del ose që arrihet nga mbarimi i një pune dhe nga përpjekjet që bën dikush; rezultat. Kemi arritur përfundime të mira (të kënaqshme). E shqetësuan shumë përfundimet e nxjerra.
5. bised. Nota mesatare e fundit, që vihet kur mbarojnë mësimet, në provimet etj. (në shkolla e kurse). Përfundimet vjetore. Nxjerr përfundimet e nxënësve. Pati përfundime të mira.
6. Mendim përgjithësues që nxirret pasi shqyrtohet e studiohet një çështje ose diçka tjetër, duke u mbështetur në të dhëna të ndryshme; rrjedhim, pasojë. Përfundim logjik. Arriti në një përfundim të drejtë. Nxjerr si përfundim. Si përfundim...
7. mat. Shuma a numri që del nga një veprim matematik, rezultat. Përfundimi i pjesëtimit. Nxjerr përfundimin.
✱Sin.: mbarim, kryerje, mbyllje, përmbyllje, fund, fundje, sosje, rezultat, konkluzion, rrjedhim, rrjedhojë, pasojë, zgjidhje, shkrehje.
PËRFUNDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të përfundohet; kund. i papërfundueshëm. Interpretimi i një aludimi është një proces më i përmbyllur dhe i përfundueshëm. Vullneti juaj do të jetë i realizueshëm dhe do të jetë i përfundueshëm, ashtu siç e pritni nga ne.
►QÓS/ET jovep., ~A (u),~UR moh., vetv., vet. v. III Bëhet a del mirë diçka; rregullohet, goditet. S'qoset kjo punë. S'u qos gjë.
✱Sin.: përfundohet, përmbushet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë