Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AGÁR,~I m., bot. 1. Bimë barishtore pa klorofil; një lloj alge ushqyese që rritet në detet kineze e japoneze, në livadhe, në pyje, në vende me hije e me lagështirë, që ka formën e një ombrelle të vogël, që nuk bën lule e fara e që shumohet me spore.
2. spec. Lëndë xhelatinoze, e përftuar nga disa alga të kuqe, që përdoret si ngurtësues në përgatitjen e mjediseve ushqyese për kultivimet "in vitro"; lëndë zëvendësuese e xhelatinës vegjetariane në industri, në bujqësi, në kimi, në përgatitjen e ëmbëlsirave etj.
ÁGD/Ë,~AI f., gat. 1. Sheqer i djegur; çaj kolle me sheqer të djegur dhe ujë të vluar.
2. Bonbone ose karamele të përftuara nga sheqeri i zier, i shkrirë ose i djegur duke i shtuar edhe përbërës të tjerë aromatikë dhe për shije të mirë; shurup i trashë sheqeri që përdoret në ëmbëlsira.
3. kozm. Masë e lëngshme ngjitëse e përftuar nga sheqeri i djegur e nardeni për shkuljen e qimeve a heqjen pushit në fytyrë e trup (zakonisht te gratë); krem popullor për heqjen e qimeve të fytyrës e të trupit; heqës i qimeve, kanë e keqe. Bëra gati agdën e nuses.
✱Sin.: depilues, ndukaq, ndukç, nukaç.
ALAMBIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Distiloj me alambik; përpunoj lëndë të lëngshme me distilim; distiloj verë me alambik për të përftuar konjak; distiloj, rafinoj. Alambikoj lëndë të lëngshme përmes procesit të distilimit. Alambikoi vajin esencial nga lulet e lavandës. E alambikova vetë rakinë.
2. Përpunoj diçka dhe nxjerr diçka të re.
3. fig. Sajoj ose përftoj diçka, përpunoj me kujdes mendime, ndjenja, fjalë. Poeti alambikon fjalë që gdhenden me ndjenjë të hollë. Idetë e tij i alambikoi me një filozofi të urtë.
✱Sin.: distiloj, përpunoj, përftoj, sajoj, rafinoj, stërholloj, tëholloj.
ALAMBIKÚAR (i, e) mb. I distiluar me alambik. Konjak i alambikuar. Raki e alambikuar.
✱Sin.: i distiluar, i përpunuar, i përftuar, i sajuar, i rafinuar, i stërholluar, i tëholluar.
AMERICIÚM,~I m., kim. Element kimik radioaktiv me ngjyrë të argjendtë, i përftuar në një reaktor bërthamor kur plutoni thith neutrone (simboli Am). Radioaktiviteti i americiumit. Përdorimi i americiumit në detektorët modernë për tym. Rrezikshmëria e helmimit nga americiumi.
ANTIVÍRUS,~II m. sh. ~E, ~ET farm. 1. Kultura bakterore të ngrohura që përdoren për të përftuar imunitet lokal organizmi i njeriut, kundërvirus; kund. virus. Diagnostikim me antivirus. Antiviruse specifike. Veprimi i antivirusit.
2. Bar kundër viruseve ose infeksioneve të ndryshme virusale. Udhëzim për antiviruset. Trajtim me antiviruse. Zbulim i ri i antivirusit.
BIOKARBURÁNT,~I m. sh. ~E, ~ET ind. Karburant i përftuar nga përpunimi i lëndëve organike. Biokarburant i lëngshëm. Biokarburantet vendase. Industria e biokarburanteve. Standarde për biokarburantet. Kërkesa në rritje për biokarburante. Prodhimi i biokarburantit nga bërthamat e ullinjve.
EKSTRAKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur ekstraktoj nga një lëndë ose tekst i shkruar. Koncentrat i përftuar nga ekstraktimi. Faza e ekstraktimit të lëngut nga gjethja e bimës. Minierë për ekstraktimin e lëndëve të para. Ekstraktimi i thjeshtë dhe i shumëfishtë.
ELEKTROMAGNETÍZ/ËM,~MI m., fiz. 1. Degë e fizikës që studion lidhjet mes dukurive elektrike dhe dukurive magnetike. Studimet për elektromagnetizmin. Elektromagnetizmi mund të shkaktojë çrregullime biologjike.
2. Magnetizëm i përftuar me anë të rrymës elektrike. Elektromagnetizmi dhe optika. Problemi i elektromagnetizmit qëndron, sepse është një ndotje e padukshme. Grimca që e përçon elektromagnetizmin.
FOTOELEKTRICITÉT,~I m., fiz. Elektricitet i përftuar me anë të dritës ose i ndikuar prej saj. Përftimi i fotoelektricitetit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë