Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRGOJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET keq. 1. Veprimi kur përgojoj ose kur përgojohem.
2. kryes. sh. Të folurit keq e prapa krahëve për dikë; thashetheme. Nuk merren me përgojime.
✱Sin.: përfolje, gojosje, ngojim, shpërrallim, shpifje, prozhmim, përfolshmëri, llapje, thashetheme, telendisje, telendi.
THASHETHÉM,~I m. vet. sh. ~E, ~ET Fjalë, zakonisht të këqija a për gjëra të paqena, që pëshpëriten e përhapen për dikë a për diçka. Thashethemet e botës. Thashethemi i radhës. Njeri i thashethemeve. Merrej me thashetheme. Ka mjaft thashetheme. T'u jepet fund thashethemeve! Luftojmë thashethemet. S'thyhet (nuk do t'ia dijë) nga thashethemet.
✱Sin.: thashethemnajë, fjalë, llomoti, llomotitje, llafe, çuçurimë, përgojime, përfolje.
ZËNI/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zë diçka; kapje, prekje, rrokje a shtrëngim. Zënia për krahu me njëri-tjetrin. Zënia për qafe. Zënia për mënge (për jake). Zënia e kokës me dorë.
2. Kapje e papritur e dikujt a e diçkaje me diçka tjetër, duke e shtrënguar fort. Zënia e dorës. Zënia e trupit me tra (e gishtit me derë, e këmbës me rrotë, e krahut me makinë).
3. Shtënie në dorë, kapja gjallë e një njeriu, e një kafshe etj., duke e ndjekur atë a duke e përgjuar. Zënia gjallë. Zënia rob. Zënia e një hajduti. Zënia e peshkut.
4. Mbërthim, qepje a ngjitje e diçkaje që të mbahet mirë e të mos bjerë; kapja a lidhja e flokëve apo e diçkaje tjetër. Zënia e derës me shul. Zënia me gjilpërë e me penj e vendit të grisur. Zënia e flokëve me llastik.
5. Prekja e diçkaje; takimi në diçka a diku; çikje, ndeshje, takim, hasje. Zënia e gozhdës në beton. Zënia e spirancës në fundin e detit. Zënia e sharrës në gozhdë.
6. Zbulimi i dikujt që është duke kryer një veprim të dënueshëm; kapja e dikujt në një gjendje të caktuar (në befasi a i papërgatitur). Zënia në faj (në gabim). E shmangëm zënien në befasi. Më e keqe ishte zënia në gjumë. Zënia të papërgatitur.
7. Gjetja e dikujt a diçkaje të papërgatitur ose në një gjendje të vështirë. Zënia ngushtë. Zënia në gjumë. Shmang zënien nga ngrica të luleve. I bën ballë zënies së stuhisë në det.
8. Pasoja e diçkaje, vuajtje e një pasoje nga veprimi i dikujt a i diçkaje. Zënia nga qymyri (nga gazi). Zënia nga korenti vjen nga pakujdesia. Zënia e makinës. Zënia e lemzës. Zënia e kokës.
9. Arritja në një vend të caktuar, marrja me përpjekje e diçkaje; zaptim i diçkaje. Zënia e majës së malit. Zënia e qoshes. Zënia e vendit. Zënia e pozicionit të caktuar. Zënia e vendit të predikuesit. Zënia e tokës. Zënia e territoreve. Zënia e zonave publike pa leje.
10. Marrja e diçkaje për të kryer një punë, marrja me qira; pajtimi ose rezervimi me kohë, më parë se të tjerët. Zënia e hotelit. Zënia e taksisë. Zënia e vendeve në teatër.
11. Mbyllja për kalim, pengim i lëvizjes nëpër diçka; mbushja e një hapësirë a e diçkaje tjetër, që të mos jetë e lirë, të mos punojë etj.; pengim i shikimit, i dritës etj., duke mos e lënë që të duket. Zënia e vrimave të murit. Zënia e pikave. Zënia e rrugës (e shtegut). Zënia e kuotave. Zënia e plagës me duhan. Zënia e veshëve (e syve, e gojës). Zënia e frymës. Zënia e diellit nga retë. Zënia e dritës.
12. fig. Kalimi i kohës së lirë me një veprimtari a diçka tjetër. Zënia e pasdites me lojëra. Zënia e ditës me punë të tjera. Refuzojnë zënien e ditës me punë.
13. Fillimi, nisja e diçkaje. Zënia e shiut (e borës, e breshërit). Zënia e vapës (e të ftohtit etj.).
14. Mbrehja në parmendë e qeve; vënia e samarit a e shalës për herë të parë të kalit, mushkës etj. Zënia e qeve në parmendë.
15. Krijimi i marrëdhënieve të mira dhe afrimi me dikë. Zënia e një shoku (e një miku). Zënia e një shoqërie të mirë.
16. Vlerësimi, numërimi, llogaritja, marrja për bazë... fjalosje, përfolje. Zënie në gojë. Zënie në fjalë. Episodi i ka gjithë elementët e zënies në gojë të bukës mysafires së shquar.
17. Mbirje (për farën, për rrënjën a për fidanin e mbjellë). Zënia e lules (e drurit, e fidanit, e pemës). Zënia e kokrrave. Zënia e rrënjëve. Përqindja e zënies së fidanëve.
18. Përgatitja e diçkaje duke i hedhur maja, farë etj. Zënia e brumit (e bukës, e petullave). Zënia e djathit (e kosit).
19. Gjendje kur zihen dy vetë; fjalët e veprimet që bëhen kur zihen, grindje, zënkë. Zëniet e fëmijëve. Zënie me britma e rrëmujë. Vrasje në zënie e sipër.
✱Sin.: kapje, rrokje, shtrëngim, përqafim, ngecje, mbërthim, qepje, ngjitje, prekje, hasje, zbulim, gjetje, marrje, arritje, zaptim, pushtim, rezervim, pajtim, mbyllje, pengim, mbushje, plotësim, fillim, nisje, mbrehje, vlerësim, fjalosje, përfolje, mbirje, gatim, gatitje, zënkë, grindje, sherr, shamatë, kacafytje, kërleshje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë