Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►PËRCËLL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më digjet pak lëkura a ndonjë pjesë e jashtme e trupit (zakonisht flokët, vetullat etj.); përzhitem. Iu përcëlluan flokët (vetullat, duart).
2. vetv. Më digjet përsipër ndonjë veshje e trupit. U përcëllua në flakë.
3. vetv., vet. v. III Digjet pak në pjesën e sipërme a në sipërfaqe, merr të djegur, përzhitet; piqet paksa në sipërfaqe, përskuqet në flakë. U përcëllua mishi.
4. vetv. Digjem fare, bëhem shkrumb. U përcëlluan brenda në shtëpi (në mes të flakëve). U përcëlluan me gjithë plaçka.
5. vetv., vet. v. III Humbet njomësinë, fishket nga të nxehtët etj., thahet, digjet (zakonisht për bimët). U përcëlluan bimët. U përcëlluan për ujë.
6. pës. e PËRCËLLÓJ. U përcëllua misri (gruri) nga vapa.
✱Sin.: përzhitem, përdigjem, përflakem, përflakohet, rrëmbehem, zhegitem, shkrumbohem, zhuritem, frugullohet, digjem, rreshkem, fishkem, thahem, përskuqem, vrugohet.
►PËRZHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., zakon. v. III Përcëllohet në flakë, përflakohet; digjet pak përsipër; theket pranë zjarrit. U përzhit mishi (buka).
2. pës. e PËRZHÍT. U përzhit duarsh.
✱Sin.: përcëllohem, përzhalitem, përzhëlitem, përflakohet, thekem.
►SKÚQ/EMI jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., veta III Merr një ngjyrë të kuqe ose të kuqërremtë, bëhet i kuq. U skuq qielli. Skuqen gjethet në vjeshtë. U skuq deti nga perëndimi i diellit. Skuqen gjethet në vjeshtë.
2. vet. v. III Përgjaket. U skuq toka nga beteja.
3. fig., vet. III Lyhet, njomet (me gjak). Rrugët u skuqën me gjak.
4. vetv., vet. v. III Merr një ngjyrë të kuqërremtë kur fërgohet në zjarr me yndyrë. U skuq mishi. U skuq qepa. Patatet nuk qenë skuqur mirë. Po skuqen domatet (qershitë).
5. vetv., vet. v. III Nxehet në zjarr sa merr ngjyrë të kuqe (kryesisht për metalet). U skuq hekuri. U skuq masha (teli).
6. vetv., vet. v. III Merr një ngjyrë të kuqërremtë kur fillon të piqet (për frutat, perimet). Skuqen domatet (qershitë). Skuqet rrushi.
7. fig. Bëhem i kuq në fytyrë nga turpi, turpërohem. Nuk skuqet ai. As skuqet, as zverdhet.
8. Bëhem i kuq në fytyrë a në një pjesë tjetër të trupit nga ardhja e gjakut me shumicë në sipërfaqe për shkak të të ftohtit, të të nxehtit etj. Iu skuqën faqet (duart, gishtat). I janë skuqur sytë nga pagjumësia. I është skuqur gryka. Është skuqur shumë në diell.
9. fig. Bëhem i kuq në fytyrë nga zemërimi, nga turpi ose nga një ndjenjë tjetër e fortë. Iu skuqën faqet (duart, gishtat). I janë skuqur sytë nga pagjumësia. I është skuqur gryka. Është skuqur shumë në diell. U skuq nga zemërimi (nga turpi). U skuq flakë (si piperkë). U skuq gjer te veshët a) u zemërua keq; b) i erdhi shumë turp; c) u gëzua pa masë, i erdhi shumë mirë. Skuqej kur fliste. Skuqet e merr flakë zemërohet lehtë.
10. fig. E ndiej veten të turpëruar, më vjen turp për diçka. Skuqet kur mbetet prapa. Të mos skuqemi para shokëve! Nuk e ka për gjë, nuk skuqet fare. E bëj të skuqet e turpëroj, e bëj t'i vijë turp. As skuqet (kuqet) as verdhet (zverdhet) është i pacipë, s’di ç’është turpi.
✱Sin.: kuqem, përskuqem, përkuqem, stërkuqem, ndizem, përndizem, përskuqem, lëkuqem, kuqërrisem, kuqërris, kuqërron, kuqëson, përflaket, flakërohet, përflakohet, flakëron, flakërin, flakon, flakërit, flakëritet.
♦ S’i skuqet *faqja (dikujt). S’i skuqet *fytyra (dikujt). As skuqet e as zverdhet (dikush) asgjë nuk i bën përshtypje, nuk di ç’është turpi, s’do t’ia dijë, është fare i pacipë; i ka plasur cipa (e ballit) (dikujt). M’u skuqën *veshët.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë