Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FITIMDHËNËS,~E mb. Fitimprurës. Projekt fitimdhënës.
✱Sin.: fitimprurës, i fitimshëm, fitimsjellës, i leverdishëm, i përfitimshëm, rentabël.
FITIMPRÚRËS,~E mb. Që sjell fitime; i leverdishëm; ek. që jep të ardhura të cilat mbulojnë shpenzimet e prodhimit. Kompani fitimprurëse. Sektor fitimprurës.
✱Sin.: i fitimshëm, fitimdhënës, fitimsjellës, i leverdishëm, i përfitimshëm, rentabël.
FITÍMSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që sjell fitime, fitimprurës. Punë e fitimshme.
✱Sin.: fitimprurës, fitimjellës, fitimdhënës, i leverdishëm, i përfitimshëm, rentabël.
FITIMSJÉLLËS,~E mb. Fitimprurës. Ndërmarrje fitimsjellëse.
✱Sin.: fitimprurës, i fitimshëm, fitimdhënës, i leverdishëm, i përfitimshëm, rentabël.
LEVERDÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb., bised. Që të sjell dobi a fitim; që jep mundësi për përfitime, që ka leverdi; kund. i paleverdishëm. Punë e leverdishme. Kushte të leverdishme. Çmim i leverdishëm. Shitje e leverdishme.
✱Sin.: dobiprurës, i dobishëm, fitimprurës, i vlefshëm, i përfitimshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë