Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përfaqshëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

JASHTËM

JÁSHT/ËM (i), ~ME (e) mb. 1.gjendet a që kryhet jashtë diçkaje, që nuk përfshihet brenda kufijve të saj; që ështëanëdiçkaje; kund. i brendshëm. Pjesa (faqja, ana...) e jashtme. Muret e jashtme. Shkallë e jashtme. Dera (porta) e jashtme. Xhepi i jashtëm. Lagjet e jashtmeqytetit. Veshjejashtme. Kënd i jashtëm (gjeom.).
2. Që nuk lidhet me anën shpirtërore dhe me veprimtarinë psikikenjeriut, që nuk ka të bëjë me botën e tij të brendshme; që ndodh a që bëhet jashtë njeriut; kund. i brendshëm. Bota e jashtme. Gjendja e jashtme. Shtysë e jashtme. Mjedis i jashtëm. Veprim (ngacmim) i jashtëm.
3. Që nuk ka të bëjë me përmbajtjen a me brendinë e vërtetëdiçkaje, që nuk prek thelbin e një gjëje, i sipërfaqshëm; që ka të bëjë vetëm me atë që duket a që mundshihet, që bëhet a që kryhet nga jashtë; kund. i brendshëm. Ndryshimejashtme. Lidhjejashtme. Qetësi e jashtme. Shkëlqim i jashtëm. Shfaqje (shenja) të jashtme. Pamje e jashtme e diçkaje. Demokraci e jashtme. Shkak i jashtëm.
4. lidhet me jetën jashtë një vendi, një rrethi shoqëror a një familjeje; që i përket veprimtarisë, e cila zhvillohet jashtë një shteti, një njësie administrative, një ndërmarrjeje a një institucioni, një organizate etj.; që gjendet ose që bëhet jashtë kufijve të një vendi a të një shteti; kund. i brendshëm. Mallra (prodhime) të jashtme. Stof i jashtëm. Tregu i jashtëm. Tregtia e jashtme. Gjendja e jashtme. Politika e jashtme. Faktori i jashtëm. Presioni i jashtëm. Ministria e Punëve të Jashtme. Njeri i jashtëm njeri që s’ka lidhje gjaku me një familje ose lidhjengushta me një rreth shoqëror. Nxënës i jashtëm nxënës që nuk jetonkonvikt. Bashkëpunëtor shkencor (pedagog) i jashtëm bashkëpunëtor shkencor ose pedagog që nuk është punonjës i rregullt i një institucioni shkencor ose mësimor, por që bën punë shkencore a jep mësim duke qenë punonjës i rregullt i një institucioni tjetër.
Sin.: i përjashtëm, i sipërfaqshëm, i përfaqtë, përfaqshëm.

PËRFAQTË

PËRFÁQTË (i, e) mb. 1. bëhet sa për t’u dukur a sa për të kaluar radhën. Punë e përfaqtë.
2. paraqitet nga jashtë si kryesori, por që s’është i tillë, i jashtëm, i dukshëm. Shkaku i përfaqtë i kryqëzatave.
Sin.: i sipërfaqshëm, i përciptë, i jashtëm, i kotë, i përfaqshëm, i dukshëm, i paqenë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.