Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PERËNDÍM,~I m. 1. Veprimi kur perëndon Dielli; ulja e Diellit ose e ndonjë trupi tjetër qiellor poshtë vijës së dukshme të horizontit në anën e kundërt të lindjes.
2. Pamja e natyrës dhe drita kur perëndon dielli. Perëndim i bukur (i mrekullueshëm, magjepsës) i diellit.
3. Koha kur perëndon dielli. Para (pas) perëndimit të diellit. Në perëndim të diellit.
4. Pika e horizontit nga perëndon dielli, ana që është në të majtë kur kthehemi me fytyrë nga veriu, drejtimi i përkundërt me lindjen; vend (pjesë e një shteti a kontinenti, krahinë a tërësi krahinash, zonë) që ndodhet në anën nga perëndon dielli. Në perëndim të qytetit (të fshatit, të vendit). Me dritare nga perëndimi. Era e perëndimit. Sheh nga perëndimi. Fryn nga perëndimi. Shkonin drejt perëndimit.
5. (gjeogr.) Vendet a shtetet e Evropës Perëndimore e të Amerikës. Perëndimi i largët vendet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Malet Shkëmbore dhe përgjatë bregut të Paqësorit. Perëndimi i Mesëm krahinë në shtetet veriore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Ohajoja deri në Malet Shkëmbore.
6. fig. Fundi i dikujt a i diçkaje, mbarim; rënie nga fuqia, nga gjendja e mirë etj. Perëndimi i sistemit feudal. Perëndimi i mitit të pathyeshmërisë së ushtrisë gjermane.
7. Vdekja e dikujt a zhdukja e diçkaje.
✱Sin.: kaptim, hyrje, falje, përfalje, fund, mbarim, rënie, vdekje, zhdukje.
PËRSHËNDÉTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përshëndes ose kur përshëndetem.
2. Fjalë të caktuara urimi a shenja me kokë, me dorë etj., që përdorim kur përshëndetemi me dikë. Përshëndetje e ngrohtë (e ftohtë). Përshëndetje me dorë nga larg.
3. Fjalë urimi e përgëzimi, që i thuhen ose i drejtohen dikujt me rastin e ndonjë feste a të një fitoreje, të fillimit të punimeve të një kongresi etj. Mesazh përshëndetjeje. Përshëndetje të ngrohta konferencës!
✱Sin.: përshëndoshje, falje, përfalje, përgëzim, nderim, urim, të fala, selam, temena, shëndet, brohoritje.
URÁT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. fet. Lutje në të cilën prifti shpreh disa dëshira për besimtarët. S’bëhet vreshti me urata, por me shata e lopata. (fj. u.).
2. bised. Fjalë a shprehje që i thotë prindi fëmijës për t’i shkuar mbarë çdo gjë kur largohet; bekim. Urata e nënës (e babait). Mori uratën. - Paç uratën! (ur.). - Ju pastë lënë uratën! (ngushëllim fëmijëve që u ka vdekur një prind).
✱Sin.: bekim, lutje, përfalje.
♦ E bën vreshtin me urata (dikush) do a mburret që ta arrijë a ta fitojë diçka pa punuar, duke pritur e duke shprehur dëshirën e vet me lutje e urime. I dha uratën (dikujt) e bekoi, e uroi për diçka të mirë. Na la uratën. 1. (dikush). Vdiq. 2. (diçka) iron. U prish ose humbi, s’gjendet a s’vjen më; na la shëndetin. E mori *ferra uratën.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë