Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HÓB/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Copë lëkure a diçka e thurur, me dy rripa të hollë ose me dy gjalma të lidhur në dy anët e saj, që përdoret për të gjuajtur me gurë të vegjël, duke e rrotulluar me forcë e duke lëshuar njërin rrip. Hedh gurin me hobe. Gjuan me hobe. E qëlloi me hobe.
2. hist. Armë e vjetër që përdorej në luftë për të hedhur gurë. Hobe e madhe. I shkatërruan muret e kështjellës me hobe.
✱Sin.: bahe, plengë, zabe, përdredhore, prazhdë.
♦ *Gur në hobe.
PËRDREDHÓR,~E mb. Përdredhës. Bimë përdredhore. Fasule përdredhore.
SABÉ,~JA f. sh. ~, ~TË vjet. Copë lëkure a diçka e thurur, me dy rripa të hollë ose me dy gjalma të lidhur në dy anët e saj, që përdoret për të gjuajtur me gurë të vegjël, duke e rrotulluar me forcë e duke lëshuar njërin rrip a njërin gjalmë. Sa mirë gjuan me sabe. I mori sabenë prej dore. Hedh gurin me sabe. Gjuan zogj me sabe.
✱Sin.: hobe, bahe, plengë, përdredhore, zabe, prazhdë, tizgë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë