Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përditshme”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ADJUTANTURË

ADJUTANTÚR/Ë,~A f., usht. 1. Detyra, puna e adjutantit.
2. Emërtimi shërbimit, që përfshin përgjegjësitëlidhen me koordinimin e veprimevekomandës, mbajtjen e regjistrimeve dhe dokumenteve si dhe organizimin e detyravepërditshme ushtarake për komandantin ose njësinë përkatëse, detyra, puna e adjutantit. Kreu detyrat e adjutanturës. Shërbimet e adjutanturës.
3. Zyra e adjutantëve. U takuanadjutanturë. Ndërtesa e adjutanturës.

AKTUALITET

AKTUALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Gjendja, rrethanat dhe ngjarjet kohëssotme. Aktualiteti shqiptar. Aktualiteti ndërkombëtar. Aktualiteti politik (ekonomik, shëndetësor etj.). Çështje të aktualitetit. Çështje të aktualitetit tonë. Tema të aktualitetit. Paraqes aktualitetin. E lidh me aktualitetin. Aktualiteti sportiv. Aktualiteti i javës. Lajme nga aktualiteti i rajonit.
2. qenët aktual; ajoështë e vlefshme, e rëndësishme, e dobishme sot, ajo që na duhet për të sotmen; ajondodh aktualisht në një fushëcaktuar (në politikë, në ekonomi, në kulturë etj.). Aktualiteti i përmbajtjes (i veprës). Ruan (humbet) aktualitetin. Aktualitetit i duhet një qendër moderne e kulturës. Revista trajton çështje të aktualitetit kulturor.
Sin.: e sotme, e sotshme, e tashme, e tanishme, e përtashme, përtashësi, e përditshme, bashkëkohorësi.

ALZHEIMER

ALZHEIMÉR,~I m., mjek. Sëmundje e truritshpiehumbjen e happashapshmekujtesës, të aftësive njohëse, të të menduarit etj., duke e bërëvështirë kryerjen e veprimevepërditshme dheështë shkaku kryesor i demencës. Shenjat e sëmundjes së alzheimerit.

ATELANE

ATELÁN/E,~IA f., let. Komedi që luhej në teatrin e lashtë romak dhetrajtonte ngjarje nga jeta e përditshme.

BATËRDI
BIBLICIZËM

BIBLICÍZËM,~MI m., libr. Interpretim a studim i Biblës për idetë e saj, për terminologjinë, për shprehjet biblike etj. dhe ndikimin e tyrejetën e përditshme, në letërsi, në art, në gjuhë etj. Biblicizëm i tepruar. Biblicizmi tradicional.

BISEDOJ

BISED/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Flas me një njeri a me shumë njerëztjerë për çështjejetëspërditshme ose të punës, kuvendoj. Biseduan gjatë (shkurt, shtruar). Bisedoi haptas (fshehurazi). Bisedoj me shokun. Biseduan kokëkokë (sy për sy, me zë të ulët).
2. kal. Rrah mendimet me dikë për një çështje, flas me një tjetër a me të tjerë për diçka, shqyrtoj. Bisedoj një çështje (një punë). Biseduam gjerë e gjatë. Do ta bisedojmë edhe një herëmirë.
Sin.: flas, fjalos, fjalosem, fjaloj, kuvendoj, shqyrtoj, trajtoj, rrah, llafos, llafosem.

BOTË

BÓT/Ë,~AI f. 1. Rruzulli i Tokës; dheu me gjithçkaështë në të, sipërfaqja e Tokës dhe gjithë qenietjetojnë në të, dheu, toka. Lëmshi (rruzulli) i botës. Harta e botës. Kontinentet (shtetet) e botës. Lumenjtë (ujërat) e botës. Rreth botës. Në fundbotës. Në të katër anët e botës. Udhëtim nëpër botë. Sa të jetë bota për jetëjetëve. Botën kush e pa, / Botën kush gjezdisi, / Iu lumturua zemra, / Iu lumturua shpirti! (folk.). S’merret botakrahë (në kurriz). (fj. u.). Bota është e rrumbullakët. (fj.u.).
2. sh. ~Ë, ~ËT Trup qiellor; planet. Botë të panumërta. Botët e gjithësisë.
3. Tërësia e formavemateries, realiteti; tërësia e çdo gjëjeështë pavarësisht nga ndërgjegjja. Bota objektive (materiale, fizike, reale) gjitha sendet pa jetë; gjithçka praktikehasetjetën e përditshme, ndryshe nga bota abstrakte, teorike ose e idealizuar. Botë virtuale (inf.) mjedis elektronik i rrjeteve kompjuterikekomunikimit. Bota e jashtme. Njohja e botës. Uniteti i botës. Pasqyrimi i botës. Prejardhja e botës.
4. përmb., bised. Njerëzit mbi Tokë, popullsia e Tokës; njerëzit e tjerë, gjindja që na rrethon, njerëzia; njerëzit e huaj me të cilët nuk kemibëjmë; një njeri tjetër, dikush. Gjithë bota. Si gjithë bota. Në shtëpibotës. Fjalët (gojët) e botës. Malli i botës mall i huaj. dasmëbotës. Me fjalët e botës. Çuditet gjithë bota. E di (flet) e gjithë bota. U rritdyert e botës. Hyri botë hyri si i huajshtëpinë e një tjetri. Jam botë për të jam njeri i huaj e i panjohur për të, s’jam i tij. Kali i botës të lë në udhë (në rrugë). (fj. u.). Mos hyr në pus me litarin e botës. (fj. u.). Mos shtjer kripëgjellën e botës! (fj. u.). Bota jep sa t’i kesh dhënë. (fj. u.). E dhëna e botës - e gënjyera e gojës. (fj. u.). Kalitbotës i këputet nënbishtja edhe në të përpjetë. (fj. u.). Edhe pula jotekopshtin e botësduket më e majme. (fj. u.).
5. edhe sh. ~Ë, ~ËT Shoqëria njerëzore e një vendi ose e disa vendeve, që është organizuar sipas një rendicaktuar dhedallohet nga tipare historike e kulturoreveçanta; mënyra e jetesës dhe e organizimit shoqëror në një vend, në një grup vendesh ose në një periudhë historike. Bota e re. Bota perëndimore. Botë e lashtë (e vjetër) (hist.) botanga fillimet e qytetërimit derindarjen e Perandorisë Romake (në vitin 467 të erës së re). Bota shqiptare. Bota antike. Bota ilire (greko-romake, arabe). Bota perëndimore. Bota e Lindjes. Bota moderne bota e sotme me zhvillimet e fundit dhe me idetë e reja. Bota përparimtare. Bota e jashtme vendet e tjera, vendet e huaja. Bota e tretë (hist.) kombezhvillim në Afrikë, në Azi dhe në Amerikën Latine; grupe të pakicave kombëtare brenda një kulture më të madhe mbizotëruese. Lufta ndërmjet dy botëve.
6. Tërësia e qenievegjallakanë veçoripërbashkëtazhvillimit e të jetesës; tërësia e sendeve ose e dukurive që na rrethojnë; fushë e veçantë e dukurive a e sendeverealitetit objektiv. Bota e gjallë. Botë bimore (bot.) tërësi e bimësisërruzullitTokës; klasifikim i organizmavegjallëpërfshingjitha bimët; kategori e organizmavepërfshingjitha bimët me përjashtim të algave, kërpudhave e baktereve. Bota organike (joorganike). Bota njerëzore. Bota e kafshëve (biol.) botë shtazore Bota e pyllit. Bota e ngjyrave (e tingujve). Bota e yjeve. Në botën e përrallave.
7. Fushë e veçantë e veprimtarisënjerëzve, sfera e punësnjeriut; rreth njerëzishmerren me një veprimtarinjëllojtë a që kanë interesapërbashkët, që i përkasin një mjedisi etj. Bota shkencore (letrare, artistike). Bota financiare. Bota e fëmijëve. Bota e shkrimtarëve (e artistëve). Në botën e shkencës dheteknikës. Bota e krimit.
8. Tërësia e dukurivejetës shpirtërore e psikikenjeriut (perceptimet, ndjenjat, mendimet etj.), tërësia e ndjenjave dhe e mendimevenjeriut; një rreth shfaqjesh psikike, që lidhen me moshën, me veprimtarinë mendore etj., rrethi i interesavenjeriut. Bota shpirtërore e njeriut. Bota vetjake (e brendshme). Botë e vogël (e mbyllur, subjektive).
9. JetaTokë, jeta e vërtetë objektive; jetatokë dhe jeta e përtejmekundërvënie njëra me tjetrën, sipas perceptimeve fetare e pikëpamjeve idealiste. Kjo botë. Bota jonë. Bota tjetër (e përtejme, e përtejvarrit).
Sin.: tokë, dhe, glob, dynja, alem, shekull, popullsi, dynjallëk.
Që kur është bërë bota prej kohësh a në kohë shumëlashta; që nga fillimi i jetës. U *gazi i botës (dikush). U *goja e botës (dikush). U *përralla e botës (dikush). Bëhet *plakshtëpinë e botës (dikush) keq. Bëhet *saç për lakrorin e botës përçm. Bën *zemrën e botës (dikush). *Biri i botës (i biri i botës). (Edhe sikur) bota (dynjaja, qielli) të përmbyset! çfarëdo që të ndodhë, edhe e keqja më e madhe po të ndodhë; në asnjë mënyrë, kurrsesi; themeli çati (le) bëhet!; të bëhet ç’të bëhet!; njërabëhet!; (sikur) qeni qepënhajë! *Burri i botës përçm. E çoibotën tjetër (dikë) përçm. e vrau; e vdiq. E çoi prapa botës (dikë) e degdisi shumë larg, në një vendhumbur a të shkretë; e dërgoi (e çoi) prapa diellit. Dolibotë (dikush) lindi, erdhijetë; pa diellin (me sy); kund. shkoi (vajti) në atë botë. Dëgjohet nëpër botë (dikush) keq. flasin e përflasin për dikë, thonë; e marrin (e mbajnë) nëpër gojë (dikë). M’u errësua bota. 1. Më zuri turpi; s’dija ku të futesha nga turpi; m’u errën (m’u errësuan) sytë. 2. Rashë në një gjendje shumëkeqe a të vështirë, nuk shoh ditëlumtura; m’u nxi jeta; m’u errësua vendi. Sa për *faqebotës. *Fundi i botës. Në *fundbotës (të dynjasë). Ha *bukën e vet e bën davanë e botës (dikush). Ha nga *xhepi i botës (dikush) keq. Hedh *kripëgjellëbotës (dikush). Hyn në *pus me litarin e botës (dikush). Iki nga kjo botë shih iki nga kjo jetë; kund. vijkëtë botë. Është në atë botë (dynja) (dikush) shih s’ështëkëtë botë (dynja) (dikush) përçm. S’ështëkëtë botë (dynja) (dikush) përçm. s’merr vesh çfarë po bëhet, s’kupton ç’po ndodh rreth e rrotull tij; është jashtë botës; është prapa botës; s’di si (nga) lidhet gomari. Është jashtë botës (dikush) përçm. s’merr vesh nga bota; sillet ndryshe ngagjithë e jo ashtu si duhet; s’është këtë botë; është prapa botës; s’ështëkëtë dynja; s’di si (nga) lidhet gomari. Është prapa botës (prapa dynjasë) (dikush) përçm. 1. Është i paditur, ka mbetur prapa, nuk është zhvilluar me kohën; është i prapambetur e fanatik. 2. Nuk di se ç’bëhet, nuk merr veshrejat; s’ështëkëtë botë; është jashtë botës. Sikur ka botën (tërë botën) nën këmbë (dikush) përb. është bërë mendjemadh, është fodull, mburret e krekoset; i duket vetja i gjithëpushtetshëm, kujton se mundbëjë ç’të dojë me të tjerët; shet mend (dikush); sikur ka zënë qiellin me dorë; i ka hipur mendja në qafë (në qiell); e mban hundën në qiell iron.; i është rritur hunda. Në të katër *anët e botës (e dheut). Këqyr *kafshatën e botës (dikush). *Kërthiza e botës. S’më lënë *zilet e miadëgjoj këmborët e botës. Mori botën (dynjanë) (diçka) u përhap kudo, u përhap anembanë, u shtri gjerësisht; mori dheun. Mori botën (dheun) ndër (në) sy (dikush) iku shumë larg venditbanimitzakonshëm, ikuanëanës; shkoi largmërgim, mërgoi; shkoishumë vende, ku nuk shkoi!; mori detin në sy2; mori sytë (e iku); (iku) nga (ku) sytë këmbët. *Miell nga thesi i botës (i huaj) iron. I nxjerr *gështenjat nga zjarri me duart e botës (dikush). Përmbys botën (për dikë a për diçka) bëj gjithçka, edhepamundurën, pa e kursyer veten. Pret *thika në mishbotës (për dikë). Nuk u prish (nuk u shemb) bota (dynjaja) mospërf. s’ka ndodhur ndonjë e keqe e madhe; nuk ra sheqeri në ujë; s’u kiameti. *Pula e botës i duket më e majme (patë) (dikujt). Në *sy botës. Sa për *sy botës. Nuk u shemb (nuk u prish) *bota (dynjaja) mospërf. Shkoi (vajti) në atë botë (në atë dynja) (dikush) vdiq; ndërroi jetë; doli (iku, u nda) nga jeta; kund. dolibotë. Shkon me *mendtë e botës (dikush). Ka parë botë (dynja) (me sy) (dikush) ka shëtiturshumë vende, është njeri i dalë; ka përfituar dhe është kulturuar, është zhvilluar, është bërë i ditur; ka parë jetë. Sa për “shihni botë!” sa për t’u dukur përparatjerëve; sa për sytë e botës; sa për faqebotës; sa për sy e faqe (për sy e për faqe). pafsha në (nëpër) *dyert e botës (dyervebotës)! mallk. Shtie me *pushkën e botës (dikush). Vajti në atë botë dhe u kthye (dikush) vdiq e u ngjall; vuajti shumë; s’tregohet (s’rrëfehet) me gojë (diçka). Vijkëtë botë shih vijjetë; kund. iki nga kjo botë.

BUKË

BÚK/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ushqimbëhet me miell drithigatuar me ujë e të pjekurfurrë a në saç; një copë e veçantë e këtij ushqimi e gatuar me formandryshme dhe e pjekur; brumë i ngjeshur e i nderëtepsi për t’u pjekur. Bukë e grunjtë (e misërt, e thekërt). Bukë e pjekur (e papjekur). Bukë e zezë bukë me miell gruripasitur; bukë thekre. Bukë e ardhur. Bukë e ndorme bukë pa brumëtharbtë. Bukë e mbrume bukë me brumëzënë. Bukë e lashtë bukëgatuhet me mielllashtash. Bukë e shuguruar (fet.) naforë. Bukë meli. Bukë himesh. Bukë çerepi (saçi). Bukë shtëpie bukë e gatuar dhe e pjekurshtëpi. Bukë qeni bukë e gatuar me krunde (për qen etj.). Bukë me brumë. Bukë me qiqra. Bukë me djathë (me gjalpë). Bukë thatë. Kore (thembër, tul) buke. Thërrime buke. Brumë (maja) buke. Vetull buke një copë nga pjesa e anës së një bukerrumbullakët. Një gjysmë (një çerek) buke. Një copë (një kafshatë) bukë. Thikë buke. Tepsi buke. Magjja e bukës. Dollap buke. Furrë buke. Dyqani i bukës. Fabrika e bukës. Shitësja e bukës. Drithëra buke. Rrezja e bukës cilësia e miellitbukës. Myku i bukës. Zia e bukës. Për atë bukë! (bet.). Pasha bukën! (bet.). Zë (ngjesh, mbruj) bukën. Vjen buka. Hedh bukëtfurrë. Pres (thyej, ndaj) bukën. Bukë derri bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe vezake e me lulengjyrë trëndafili a të bardha, që rritet nëpër shkurre e çel në vjeshtë. Bukë mali (bot.) një lloj lakre e ëmbël fletët e së cilës bëhen gjellë. Nuk piqet buka me shkarpa. (fj. u.). Buka pa përtypur nuk kapërcehet. (fj. u.). Kush ha bukë, bën edhe thërrime. (fj. u.). Bukathyhet, s'ngjitet më. (fj. u.). Shpjer gojën te buka e jo bukën te goja. (fj. u.). mirë bukë e hi e në shtëpinë tënde, se revani e në shtëpibotës. (fj. u.). Kush ka turp punën, mbetet pa bukë. (fj. u.). Nuk hahet buka e bardhë me faqen e nxirë. (fj. u.).
2. vet. sh. ~ËRA, ~ËRAT Copavogla bukembetura ose të thara. Papare (përshesh) me bukëra.
3. vet. nj. Ushqimihamëmëngjes, në drekë a në darkë, të ngrënët; ushqimi i përditshëm. Koha e bukës. Dhoma (shtëpia) e bukës. Tryezë buke. Bukë e pa bukë herë i ngrënë e herë i uritur. hahet (ha) bukë. S’më shkon buka. Jam pa bukë nuk kam ngrënë. Shtroj (ngre) bukën. Lë bukën përgjysmë. Jam (ulem) në bukë. Bëj bukën gati. Ngrihem nga buka. E gjetabukë. E la pa bukë. Vuanin për bukë. Më gërryen barku (më gërryejnë zorrët) për bukë. S’kishte as një darkë bukë. Buka e mirë e ka gjellën me vete. (fj. u.). Zanati nuk të lë pa bukë. (fj. u.).
4. vet. nj. Drithë nga i cili bëhet mielli; të korrat e një viti; prodhimi i drithitmjafton për një vit. Buka e re. Buka e vitit. Tokë buke tokë e punueshme. Nga bukabukë nga një vit në tjetrin, nga një korrjetjetrën. E bëjnë bukën vetë. Mbledhin (sigurojnë) bukën. E futën bukënhambar.
5. vet. nj. Lëndapërbën kokrrën e drithit; palca a zemra e disa drurëve, tuli i disa frutave etj. Buka e arrës. Buka e ullirit. Buka e shtogut. Kalli me (pa) bukë. Lidh bukë. Zë (merr) bukë misri (gruri). Ka bukë. Niseshteja bëhet nga buka e kokrrësgrurit. Kalliri me bukë s’i ngre kryet përpjetë. (fj. u.).
6. Ushqim ose një lëndë a send tjetër që ka trajtën e një rrotulle. Bukë dylli pite dylli. Bukë djathi. Bukë dhjami. Bukë fiku. Buka e lulesdiellit koka me fara e lulesdiellit. Bukë blete (grerëzash) hojerrumbullakëta. Bukë dheu plis dheurrënjën e një fidani a të një bimeshkulur.
7. fig. Mjetet më të domosdoshme për jetesë. Mezi nxirrnin (fitonin) bukën. I prenë bukën.
8. vet. nj., fig., vjet. Detyra, shërbimi a nëpunësiajepte mjetet e jetesës; vendi i punësjepte një pagë sa për të mbajtur frymën. bukëqeverisë. Hyribukëtjetrit. E nxorën nga buka.
9. vet. nj., fig. Përmbajtje e shëndoshë, thelbi i dobishëm i diçkaje; vlerajep një punë, vlerë, dobi. Punë (mbledhje, fjalë) pa bukë. Shumë fjalë e pak bukë. (fj. u.).
10. vet. nj., fig. Lënda e parë a lënda kryesorenevojitet për një degë prodhimi. Buka e industrisë qymyri, nafta etj. Buka e ndërtimit (ndërt.) druri, çimentoja etj.
11. fig., bised. Moshë, vit; kohanga lindja e një njeriu. I hëngri pesëdhjetë bukë. Është tetëdhjetë vjeç e ca bukësh.
12. etnogr. Gosti, tryezë e mbushur plot. Shtroi një bukëmadhe.
13. etnogr. Besë. Ishtebukë (të dikujt) ishtebesëdikujt.
Sin.: bukëz, drithë, bereqet, palcë, lëndë, zemër, vlerë, dobi, fryt, bulmet, përfitim.
*Arrë pa bukë mospërf. Për një *bark bukë. Iu buka *murriz (dikujt). Bëj bukën kam prodhime a të ardhurambara; e siguroj jetesën. E bën bukën *gur (dikush) keq. M’u zemra bukë. 1. shih m’u zemra mal. 2. U mallëngjeva, u preka shumë; m’u zbut zemra. I bie bukës (së mirës) me *shkelm (me këmbë) (dikush). Bukë pa brumë diçka pa shije; njeri që nuk të tërheq, njeri pa lezet; si gjellë pa kripë. Bukë dylli shumë i verdhë. Bukë egjre diçka e pakëndshme, diçka e pashijshme, gjë bajate; bukë me krunde; gjellë pa kripë. Me bukëëmbël! ur. me jetëlumtur!; me dashuri!; me miqësimirë! Për bukën e gojës sa për të jetuar, sa për të mbajtur veten gjallë; për kafshatën e gojës; për një kafshatë bukë; sa për të mbajtur frymën. Buka e një gruri shih buka e një mielli. Si buka që ha me siguriplotë, pa asnjë dyshim. Buka e kripa (e diçkaje) gjëjakryesore, gjëja më e domosdoshme; thelbi i diçkaje. Me bukë e kripë (e zemërbardhë) me ç’të më ndodhet, por me dashuri e me bujarimadhe; me zemër hapur; me krahë hapur. Bukë me krunde shpërf. diçka e pakëndshme a e pashijshme, diçka e shpëlarë; gjellë pa kripë shpërf. Buka e një mielli njerëz njëllojtë, të një brumi, si njëri dhe tjetri, me të njëjtin formim, me të njëjtat mendime, virtyte a vese; brumë i një mielli; një bathë e një kokërr; janë të një dore. Buka e përditshme. 1. Mjetet më të domosdoshme për të jetuar, gjithçka e nevojshme për të mbajtur frymën gjallë. 2. Gjëja më e rëndësishme, diçka thelbësore a kryesore, për të cilën kemi nevojë vazhdimisht. Bukë mbi pogaçe diçka e mirë mbi të zakonshmen; diçkatepër sesa i japin a i takon dikujt; diçka që s’bëhet a që s’i takon dikujt që e kërkon; e mirë mbimirat; çaçë mbi bukë; thelë mbi bisht; qiqrahell. Bukë e thyer shoqëri e miqësi e prishur. Buka e verës astr. ylberi; brezi i qiellit; shoka e kumbarës krahin. Bukë e vjetër mik i vjetër, shok i njohur prej kohësh, me të cilin kam kaluar halle e gëzimebashku. Një *copë bukë. Për një *copë bukë. *Çaçë mbi bukë krahin. Ka dalëbukë të vet (dikush) është rritur, ka nisur jetën e vet; është martuar, ka krijuar familjen e vet; është i pavarur nga ana ekonomike. Nuk i digjet buka (dikujt) është i shkathët, i zoti e i kujdesshëm në çdo punë, e bën çdo gjë në kohën e duhur; nuk lë t’i dëmtohet diçka. S’më hahet buka (me dikë) nuk shkoj mirë me dikë, s’më pëlqenrri a të bëj shoqëri me të. Ha bukë. 1. (diçka) Ka vlerë, sjell dobi, shkon; të siguron mjetet e jetesës. 2. (dikush) Punon diku, ia delpunojë. Nuk ha bukë (diçka) nuk shkon më, nuk ka më vlerë, nuk ecën; nuk e do njeri, nuk e pranojnë; nuk pi ujë. I ha bukën (dikujt) i merr diçka që i takon; ia heq diçkadomosdoshme; i hynpjesë. Ka ngrënë bukë e gjak (dikush) e ka kaluar jetën me mundime dhe me vuajtjemëdha; ka hequr lëngun e ullirit; ka hequr pikën e zezë; ka hequr gurin e gjakut. E ha bukën me *lot. Kam ngrënë bukë e mjaltë (me dikë) kam shkuar shumë mirë me dikë, jam puqur me të e duhemi. Ia ha bukën gomari (dikujt) tall. është shumë i ngathët e i mefshtë, s’i jepet për asgjë; ia merr pula (macja) bukën nga dora; ia ha përsheshin macja; ia ha pula qurrat. E ha bukën *kot (dikush) keq. Sikur ha bukën (gjënë) e vakëfit (dikush) keq. është shumë i dobëttrup e i pafuqishëm; i numërohet ujigurmaz (dikujt); sikur ka ngrënë egjra; sikur ka ngrënë grera; si i varurhënëz; ta zësh (ta kapësh) për hunde, i del shpirti (dikujt); është bërë kockë e lëkurë. Ha bukën e përmbys kupën (dikush) nuk ta di të mirën, është mosmirënjohës, është bukëshkalë; ta shkel bukën (me këmbë); i bie bukës (së mirës) me shkelm; ha mjaltin e prish kosheren; të ha shalqinin e të rreh me lëkura; këtej të pi verën e andejshan derën; kund. e ruan bukën ndër dhëmbë. S’e ha bukën me qime (dikush) është njeri me sedër e i ndershëm. Ha bukën time rroj me djersën time e nuk i bieqafë njeriu; nuk përzihem me të tjerë, shoh punën time. Ha bukë veç (dikush) është më i mirë a më i zoti se të tjerët, dallon shumë ngatjerët, as që mundkrahasohet me të tjerët. I ka ngrënë gomari *bukën (dikujt) është shumë i mërzitur, i dëshpëruar e i zymtë, sikur i kanë bërë një të keqe padrejtësisht; sikur i ka ngrënë macja (derri) brumin; sikur i ka vrarë demin. E hëngri *të ëmën e bukës (dikush) përçm. E ka ngrënë turpin me bukë (dikush) nuk turpërohet fare për gjërat e pahijshmebën, është bërë i pacipë; i ka plasur cipa (e ballit) (dikujt). Ha bukën e vet e bën davanë e botës (dikush) mbahet me punën e vet, por qan hallin e tjetërkujt; përzihet në një punë në të mirëdikujt tjetër, merret me një punë që nuk i duhet e nuk i përket, futet kothallet e në punët e tjetërkujt; ha bukën e turkut e bën duanë e kaurit keq. vjet. Ha bukën e turkut e bën duanë e kaurit (dikush) keq. vjet. përzihet në një punë në të mirëdikujt tjetër, mbron, përkrah a ndihmon jo atë që duhet, por dikë tjetër; futet kothallet e në punët e tjetërkujt; ha bukën e vet e bën davanë e botës. S’e ha bukën *thatë (dikush). Kemi ngrënë një *furrë bukë (bashkë). Hajde bukë të të ha, hajde ujë të të pi tall. thuhet për dikë që nuk bën asnjë punë; pret që çdo gjë t’ia sjellintjerët, është dembel; është shtromëfle, shtymëbie (dikush); shkofshaarë e mos gjetsha qetë! tall.; i rëndon kapa mbi kokë (dikujt) iron. I hoqi (i preu) bukën e gojës (dikujt) e la pa punë e pa të ardhura për të jetuar; i hoqi (i preu) kafshatën e gojës. Jam bukë e djathë (me dikë) jam i lidhur fort me dikë, jam mik i ngushtë me të; shkojmë gjithnjë bashkë, nuk ndahemi nga njëri-tjetri; bëhem (jam) bark e shpinë (me dikë). Është tetëdhjetë bukësh, veç kuleçëve (dikush) shaka. është i vjetërmoshë, është tetëdhjetë vjeç e disa muaj mbi të.jep bukë (dikush a diçka) është burim të ardhurash për të jetuar, të siguron mjetet e jetesës; të ndihmon, të shërben, vlen; jep dorë. Për një *kafshatë bukë. E kam bukë e djathë (diçka a dikë) e kam shumëlehtë ta bëj diçka, mund ta bëjë pa ndonjë vështirësi; e mund lehtë dikë; e kam një kafshatë bukë; nuk e kam për gjë; nuk e kam për gajle (diçka). E ke bukëçerep (diçka) është punë e mbaruar, do të bëhet patjetër; është plotësisht e sigurt, mos ki asnjë merak; i ka vdekur nëna (diçkaje) bised.; e kexhep (diçka). E kam bukë e kripë (dikë a diçka) e dua, e dëshiroj shumë, s’rri dot pa të; mezi e kam; jam me shpirt (pas dikujt a pas diçkaje). I ka *dhëmbët me bukën time (dikush). E ka gojën për bukë (dikush) nuk di të flasë a t’i japë përgjigjen e duhur tjetrit, nuk është i shkathët e i zoti i gojës; nuk është i aftëkërkojëdrejtën e vet a të kundërshtojë një padrejtësi. (E ka) një *kafshatë buke (dikë a diçka). I ka të pakta bukët (dikush) shih i ka ditëtnumëruara (dikush). *Kalli pa bukë mospërf. Për një *krodhë bukë krahin. Kthej bukë etnogr. shkoj për drekë a për darkë te krushku, pasi më ka ardhur ai së pari. Nuk e lidh bukëntorbë (dikush) është zemërmirë e bujar; ndan kafshatën e gojës (e fundit) (me dikë); e ndan bukënzjarr; e ndan bukënçerep; kund. lidh macen (kur ha bukë) (dikush) tall. Lidh *macen (kur ha bukë) (dikush) tall. Ia merr pula (macja) bukën nga dora (dikujt) mospërf. është i squllët, i ngathët e i humbur; është fare i pazoti; ia ha bukën gomari; ia ha përsheshin macja; ia ha pula qurrat; i shkon miumustaqe. E ndaj bukën (me dikë) i pres marrëdhëniet me dikë, e prish miqësinë, prishem me të. E ndan bukën në *çerep (dikush). E ndan bukën në *zjarr (dikush). Nxjerr bukën e gojës siguroj jetesën me punë; fitoj diçka sa për të jetuar; nxjerr kafshatën e gojës. Përziej bukën etnogr. hyj e ha drekë a darkë për herëparë te krushku i ri. Pjekin bukë në një *çerep edhe keq. Nuk pjek dy bukë në një hi (dikush) vdes shpejt, nuk i zgjatet agonia, s’e zë e nesërmja. E preubukë të vet (dikë) e tradhtoi, nuk e mbajti besën, i doli nga fjala; e hëngri fjalën; e preu (e hëngri) në besë; nuk ka besë. (Iu qep) me bukëtorbë (në trastë) (dikujt) iu qep nga pas pa iu ndarë, iu qep me ngulm, i vendosur për t’i bërë diçka. E ruan bukën ndër dhëmbë (dikush) është mirënjohës, s’e harron nderin që i bën; kund. ha bukën e përmbys kupën. Iu sosën bukët (dikujt) keq. është gati në të vdekur, i erdhi fundi, nuk i ka të gjata, po mbaron; i ka të pakta bukët (dikush); i ka ditëtnumëruara (dikush). shkel bukën (me këmbë) (dikush) tregohet mosmirënjohës, është bukëshkalë, ta kthenmirën me të keqe; ha bukën e përmbys kupën. Shkonbukë të vet (dikush) rritet e nis jetën e vet; martohet e ngre familjen e vet. Shpie *gojën te buka. *Thekër pa bukë keq. Ku i thonë bukës bukë ku flitet shqip; kudo ku ka shqiptarë. U thye buka (me dikë) u prish miqësia me dikë, nuk e dua më si më parë (për shkak të një grindjeje, të një pakënaqësie etj.); u thye zemra. Unë me bukë (me grurë) e ti me gurë unë me të mirë e ti me të keq, nuk je mirënjohës. Do vrarë me bukëgojë (dikush). 1. keq. Meriton dënimin më të rëndë e pa mëshirë. 2. shaka. Është shumë i shkathët, është dreqi vetë; të argëton me ato që thotë a që bën. E zuri buka (ime) (dikë) e pësoi ashtu si e meritonte, pasibëri keq ose nuk qe mirënjohës kur unë e kisha mbrojtur, e kisha ndihmuar, i kisha bërë veç të mira. I zë *dhëmbi bukë (dikujt). zëntë *sytë buka! mallk.

DEPERSONALIZOHEM

DEPERSONALIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. vetv. Zhvishem nga tiparet dalluese vetjake. Ai depersonalizohet nga rutina e përditshme. Ndonjëherë depersonalizohem kur lodhem shumë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.