Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►AZHURN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Njihem me të rejat e fundit të një fushe të diturisë; pajisem me të dhënat më të fundit për një çështje. Azhurnohem me të rejat. Azhurnohem vazhdimisht. Azhurnohem me versionin e ri të tastierës.
2. pës., vet. v. III e AZHURNÓJ. Azhurnohet loja (ndeshja). Azhurnohet automatikisht një sistem, një informacion ose një proces.
✱Sin.: përditësohem, rifreskohem, përmirësohem, pajisem.
PËRDITËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur përditësoj diçka ose kur përditësohem, azhurnim. Përditësim i pandërprerë. Përditësimi i dhe saktësimi i listës së dokumentacionit tekniko-ligjor për shërbimet kadastrale. Përditësimi i programit kompjuterik.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë