Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRDHUNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përdhunoj dikë ose kur përdhunohem. Përdhunimi i ndjenjave kombëtare.
2. Çnderim me dhunë i një personi. Protestë kundër përdhunimeve.
3. Abuzim seksual ndaj dikujt që është në efektin e drogës, që është i sëmurë psikik etj.
4. Dhunim i një ligji, i të drejtave të dikujt.
5. Prishje a shëmtim me dhunë i diçkaje të bukur, të mirë a të pastër.
✱Sin.: çnderim, dhunim, dhunë, dhuni, përdhuni, përdhunësi, zhvirgjërim, çnjerëzim, detyrim, shtrëngim, turpërim, kafshëri, shtazërim, shkelje, prishje, shëmtim.
PËRDHUNÍSHT ndajf. Kundër dëshirës dhe vullnetit të dikujt; duke përdorur dhunën dhe detyrimin, me përdhunë. E sollën përdhunisht. I nxorën jashtë përdhunisht.
✱Sin.: përdhuni, dhunshëm, forcërisht, detyrimisht, zvarrë, egërsisht, kafshërisht, ujqërisht, qenërisht.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë