Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përdhunë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MUJSHOJ

MUJSH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përdor forcën vetëm pse mundem me qëllim që ta detyroj një tjetërbëjë diçka ashtu siç dua unë, shpërdoroj fuqinë a pushtetin për të sunduar me përdhunë mbitjerët ose për të bërë ç’dua unë; e detyroj dikë me dhunë e prepotencë; bullizoj. Mos e mujsho dikë pse është i varfër!
2. fig. Ushtron forcë sepse e ka në dorë atë pushtet, e mundon shumë. Poetin e mujshon heshtja.
Sin.: detyroj, bullizoj.

PËRDHUNI

PËRDHUNÍ,~A f. sh. ~, ~TË Përdhunë; përdhunim, dhunë.

PËRDHUNË

PËRDHÚN/Ë,~A f. 1. Dhunë e egër; veprim me dhunë. Me përdhunë me dhunë, përdhunisht. Njeri i përdhunës. Nën thundrën e përdhunës anës Vjosës, anës Bunës.
2. Forcë, detyrim. E nisteshkollë me përdhunë.
Sin.: përdhuni, dhunë, forcë, detyrim.

PËRDHUNËSI
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.