Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AHÚR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pjesa përdhese e shtëpisë a e kullës, ku mbahen kafshët dhe ushqimi i tyre; kasolle për gjënë e gjallë. Ahuri i lopëve (i kuajve, i bagëtive). I nxori nga ahuri. Meremetoj ahurin. Prishi ahurin.
2. Pjesë përdhese e shtëpisë, ku mbahen bulmeti, drutë, almiset, veglat etj. Ahuri i shtëpisë (i kullës). Fus drutë në ahur. Si kali në ahur. Lë në ahur dikë e trajtoj keq një njeri, nuk tregoj asnjë kujdes për dikë. Është bërë shtëpia ahur është fëlliqur shtëpia e është bërë rrëmujë. Ka plak (zot) ahuri ka kush i del zot një pune, ka kush e mbron një gjë. Mos i mbaj dertin lopës në ahur!
✱Sin.: katua, kasolle, ahër, plevicë, quar, pleme, patoz.
♦ Ahur bagëtish (diku) është vend i fëlliqur e me rrëmujë të madhe. *Bajgë ahuri përb. vulg. M’u bë barku ahur kam uri të madhe; kam shumë kohë pa ngrënë gjë; m’u tha barku; m’u bë barku petë; m’u bë barku gropë; m’u bë barku dërrasë; m’u ngjit barku pas shpine (me kurrizin). E ka zemrën ahur (dikush) është zemërzi, është shpirtkeq; e ka zemrën (shpirtin) katran; e ka zemrën (shpirtin) sterrë; kund. e ka shpirtin të bardhë (ka shpirt të bardhë). Pastroj ahuret e Augjisë libr. vë rregull aty ku ka rrëmujë të madhe; përmirësoj me masa rrënjësore e të shpejta një gjendje me të meta të shumta të grumbulluara prej kohësh. Nuk qas ahuri mushkë nuk mund të bëhet diçka që dëshirohet, nuk i arrihet dot një qëllimi të mirë, është e pamundur diçka që më duhet shumë.
ALKÓV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. arkit. Lloj kthine ose dollap i futur thellë në mur; dollap ku vihet shtroja e mbuloja e shtretërve; kamare, musendër. U ekspozua në një alkovë të muzeut. Alkovë dhome. Alkovë fshati.
2. Kthinë e vogël që krijohet brenda një banese a shtëpie për të plotësuar një mungesë hapësire të nevojshme, dhomë. Vë rrobat në alkovën e dhomës së gjumit. U vendos në një alkovë të rrethuar me perde. Alkovë e vogël. Fjeti në alkovën në përdhese.
BUBURRÉC,~I m. sh. ~A, ~AT dhe ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Calosma) Kandërr me krahë të fortë e me brirthë të gjatë, zakonisht me ngjyrë të zezë a të errët të ndritshme, që rron në plehra, në mure etj. Buburreci i drithërave. Buburreci i duhanit. Luftimi i buburrecit. Ecën si buburrec. Shtohen si buburrecat. U bë buburrec (dikush) u mblodh nga frika.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa nga llojet e kësaj kandrre. Buburreci i bizeles (lat. Bruchus pisorum) buburrec i zi me pika të bardha a të verdha, që lëshon vezët në bishtajat e bizeles etj. Buburreci drubirues (lat. Capnodis tenebrionis) buburrec i zi me kokë petashuqe, që dëmton kryesisht degët dhe gjethet e njoma të pemëve frutore. Buburreci i fasules (lat. Acanthoscelides obsoletus) nënlloj i buburrecit të bizeles. Buburreci i luleve (lat. Omophlus lepturoides) buburrec me kokë të zezë e me flatra ngjyrë bronzi, i përhapur në Europën Qendrore e Jugore, që dëmton lulet. Buburreci me kryq (lat. Anisoplia agricola) buburrec rreth një cm i gjatë, me katër pulla të kuqërreme a të verdha në sipërfaqen e flatrave, me brirthë të shkurtër e me këmbë të gjata, që dëmton kallinjtë e njomë të drithërave. Buburreci i patates (lat. Leptinotarsa decemlineata) buburrec deri një cm i gjatë, me krahë me vija të verdha ose të kuqërreme a të zeza dhe kokë me pika të errëta, që dëmton pataten.
3. zool. Mizë dheu; milingonë; mizë përdhese.
4. zool. Bishtfultere. Buburrec me bisht të lëvizshëm e shpatuk.
5. fig., mospërf. Njeri me trup të vogël, pesë (dy) para burrë.
DHÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kthinë në një banesë a në një ndërtesë (përveç kuzhinës e banjës), e ndarë më vete me mure dhe e pajisur me derë e me dritare më vete; kthinë. Dhomë e vogël (e madhe). Dhomë e ftohtë (e ngrohtë). Dhomë përdhese. Dhoma (oda) e mirë. vjet. dhoma e pritjes. Dhoma e pritjes (e miqve). Dhoma e gjumit (e ngrënies, e bukës). Dhoma e zjarrit (e dimrit) dhomë me oxhak a me sobë ku rrihet në dimër. Dhomë tharjeje dhomë e posaçme për të nderë e për të tharë rrobat e lara. Dhoma njëzet. Dhomë me diell (me lagështi). Dritaret (dera, dyshemeja, muret) e dhomës. Shtëpi me dy dhoma. I rregulloj (fshij, pastroj, ajroj) dhomën.
2. Kthinë a e ndarë në një institucion, në një vend etj., e pajisur me orenditë e me mjetet e nevojshme për një qëllim të caktuar etj. Dhoma e lindjes. Dhoma e mjekut. Dhoma e pranimit. Dhomë komandimi.
3. bised. Tërësia e orendive për të pajisur një dhomë për nevojat përkatëse. Bleu një dhomë gjumi.
4. spec. Pjesë e një aparati, e një makine etj. si një kthinë shumë e vogël a si një zgavër etj., e cila shërben për një veprim të caktuar; dhomëz. Dhoma e djegies. Dhoma e distilimit (e avullit). Dhomë thithjeje (tharjeje). Dhoma e aparatit fotografik.
5. spec. E ndarë e vogël e kufizuar nga të gjitha anët në organet e qenieve të gjalla; dhomëz. Dhoma e bashkimit. Dhoma e farës.
6. polit. Institucion përfaqësues me pushtet ligjvënës në disa vende, organ ligjvënës; tërësia e përfaqësuesve që përbëjnë këtë institucion. Dhoma e lartë (e ulët). Dhoma e deputetëve. Dhoma e komuneve (e lordëve). Sistemi i dy dhomave.
7. Institucion shtetëror që merret me bashkërendimin e veprimtarive të ndryshme ekonomike. Dhoma e tregtisë.
8. Secila nga të ndarat e një hoteli, moteli a konvikti ku flenë bujtësit. Mora një dhomë për ca ditë. Sa kushtonte dhoma? Kishte disa dhoma të lira. Dhomë dyshe (treshe). Hotel me dyzet dhoma. Fle në një dhomë me dikë.
9. Element i dytë në një emërtim të pathjeshtë që tregon një lloj muzike klasike. Muzikë dhome muzikë që ekzekutohet në salla të vogla nga grupe me pak instrumentistë.
10. bot. Pjesë e dytë në një emërtim të pathjeshtë për një klasë lulesh që rriten në mjedise të brendshme. Lule (bimë) dhome lule që mbahet në dhomë.
✱Sin.: kthinë, odë, konak, e ndarë, dhomëz.
DYSHEMÉ,~JAI f. sh. ~, ~TË 1. Pjesa e poshtme e një dhome, e një salle etj., përkundrejt tavanit, e shtruar me dërrasa a me pllaka; shtroja e një dhome, e një salle etj.. Dyshemeja e dhomës (e sallës). Dysheme me dërrasa (me pllaka). Dërrasat e dyshemesë. Shtroi dyshemenë. Lau dyshemenë. U shtri (ra) në dysheme.
2. Tokë e rrahur ose e ngjeshur, që është si dysheme në shtëpitë përdhese. U shtruan këmbëkryq në dyshemenë e fortë të kasolles.
3. Pjesa e poshtme e një vendi, e një sendi etj., që është e rrafshët dhe përbën shtratin e tij ose që shërben si mbështetje për diçka. Dyshemeja e qerres (e urës). Dyshemeja e djepit (e karriges). Dyshemeja e magjes (e zgjoit, e furrës).
4. gjeol., min. Shtresë dheu, shkëmbi etj., mbi të cilën gjendet mineral i dobishëm a një damar i tij. Dyshemeja e minierës. Dyshemeja e qymyrgurit.
✱Sin.: fundshtrojë, patomë, taban, truall, shkelëtare, trokë, patoz.
JEREVÍ,~A f. sh ~, ~TË 1. Shtëpi përdhese pa çardak; dhomë a kthinë përdhese; shtëpi e vogël përdhese; ndërtesë e vogël njëkatëshe, pranë kullave dy- a trekatëshe; kund. kullë. Jetonin në një jerevi.
2. Kasolle a një e ndarë e vogël përdhese që shërben për të mbajtur diçka, për bagëtitë etj.; gjije, përtrollëse, katua. E vuri kashtën në jerevi. Futi lopët në jerevi. As kasolle, as jerevi as mish as peshk.
✱Sin.: shtëpi banimi njëkatëse.
KASÓLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ndërtesë përdhese banimi, e ngritur zakonisht me mure prej thuprash ose prej qerpiçi dhe e mbuluar me kashtë, ku banojnë familje të varfra. Kasolle kashte. Fle në një kasolle.
2. Ndërtesë e tillë ku mbahet bari, kashta etj., për të ushqyer bagëtitë; plevicë.
3. Vend strehimi i përkohshëm për rojtarin e prodhimeve bujqësore, të frutave etj.; tëbanë. Kasolle e rojtarit.
4. Kolibe a stelë për qenin etj. Kasolle për këlyshët.
✱Sin.: kashtore, tëbanë, kolibe, plevicë, vapore.
♦ Prish *shtëpi e bën kasolle (dikush).
MILINGÓN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Formicidae) Kandërr e vogël me ngjyrë të zezë, që rron me shumicë nëpër drurë, në fole të bëra në dhe etj.; mizë dheu, mizë përdhese, thnegël. Fole milingonash. E vogël sa një milingonë. Punon si milingonë. Lëvrijnë si milingonat. Po shtive milingonën (mizën), të iku hambari. (fj. u.).
MÍZ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Kandërr fluturuese me një palë krahë të zhvilluar mirë dhe një palë të tjerë më të vegjël, që ka një thimth për të thithur ushqimin ose për të pickuar dhe që njihet si bartëse e sëmundjeve ngjitëse; emër i përgjithshëm për disa lloje kandrrash të tilla me krahë ose pa krahë. Miza e bukur bleta. Miza e bardhë. Miza e verdhë. Miza e zezë. Mizë mjalti (blete) bleta. Mizë kali mizë në ngjyrë kafe, pak më e madhe se ajo e zakonshmja, që u qepet zakonisht kafshëve të barrës. Mizë lisi. Mizë pashke mollëkuqja. Miza e shtëpisë. Miza e mishit. Miza e mushtit (e uthullës). Mizë fluturake. Miza përdhese (mizë dheu, mizë toke) milingonë, thnegël. Miza cece. Miza e verës. Larva mizash. Kapëse mizash. E hëngri (e pickoi) miza. Vret (mbyt) mizat. Është mbushur plot me miza. E ka pështyrë miza mishin mishi ka zënë vemesë. Miza kur bën krahë, harron folenë ku e ka. (fj. u.). Mjalti i tërheq mizat. (fj. u.). Çdo mizë nuk bën mjaltë. (fj. u.) nuk janë të gjithë të vlefshëm njëlloj, nuk kanë të gjithë vlerë të madhe. S’ngopet ariu me miza. (fj. u.). Po shtive mizën (milingonën), të iku hambari. (fj. u.).
2. Kandërr parazite në trajta të ndryshme e me ngjyra të shumëllojshme, që zhvillohet në trupin e disa bimëve bujqësore, të pemëve etj. dhe i dëmton ose u shkakton sëmundje të ndryshme; krimb. Miza e drithërave. Miza e duhanit. Miza e farave. Miza e fasules. Miza e grurit. Miza e pambukut. Miza e panxharit. Miza e thjerrëzës. Miza e lakrës. Miza e qepës. Miza e mollës. Miza e agrumeve. Miza e qershisë (e vishnjës). Miza e ullirit. I ka hyrë miza. E dëmtoi miza.
3. fig., bised., mospërf. Njeri me trup fare të vogël; kafshë a diçka tjetër shumë e vogël.
4. fig., bised., mospërf. Njeri pa vlerë, pa rëndësi; njeri i dobët, pa forcë, që mund të mposhtet lehtë.
5. Pjesë e disa emërtimeve të përbëra si: Lule mize (bot.) lulemizë. Zog mizë (zool.) kolibri. Peshë e mizës (sport., vjet.) kategori e mundësve, boksierëve ose ngritësve të peshave me trup të njëjtë.
♦ M’u bë mizë kali (dikush) përb. m’u ngjit e s’më ndahet, m’u qep e më mërziti shumë; m’u bë rriqër; m’u bë molë; m’u bë plesht në vesh. E bën buallin mizë (dikush) i zvogëlon shumë gjërat, e paraqit diçka më të vogël sesa është; e bën trarin qime; kund. e bën mizën buall. Më bën koka miza kam shumë punë ose halle; jam i shastisur; më zien (më mizëron) koka. E bën mizën (pleshtin) *buall (dikush). E bën mizën (pleshtin) *ka (dikush). Ra miza e bardhë erdhi dimri, po bie dëborë, filloi e ftohta. I doli miza në kapelë (dikujt) iu zbulua e fshehta që kishte mbajtur, e morën vesh të gjithë, nuk është më sekret; i doli kopili në mejdan keq. vulg. Nuk dëgjohet (nuk ndihet) as miza (diku) zotëron një heshtje e madhe, është qetësi varri. I djeg miza (në shapkë) (dikujt) trembet se mos e kuptojnë të tjerët që ai e ka fajin (për një njeri që vërtet është fajtor); ka frikë se po e zbulojnë; ka mizën nën kësulë (dikush); ka mizën pas veshi (dikush). (E do) si miza rasatin (dikush) iron. nuk e do fare, e urren, s’e duron dot; nuk ia sheh dot bojën (dikujt); e ka kripë në sy (dikë); (e do) si prushin në gji (dikë) iron.; kund. (e do) si pula rasatin (dikë). I futi një *grusht miza (me miza) (dikujt). I futi (i shtiu) mizat (dikujt) e shtyu, e nxiti për diçka, e shpoi; i ngjalli një dëshirë të fortë për diçka; e bëri të shqetësohet për diçka; ia ndezi mizat; i futi (i shtiu) pleshtat (në vesh); i futi (i shtiu) zekthin; i futi (i shtiu) xixat; i trazoi gjakun. Me një *grusht mizaI. Me një *grusht mizaII. I hynë mizat (dikujt). 1. U nxit e u ndez për të bërë diçka; u inatos; i hyri zekthi; i ka hyrë grerëza; i hipi gjaku në kokë (në tru). 2. I hyri shqetësimi, s’rri dot më i qetë; i hyri zekthi; i hyri krimbi; i hynë pleshtat. Më ka hyrë miza e kalitkam një hall të madh që më mundon, jam shumë i shqetësuar, nuk gjej dot qetësi; më hedh (më ngre) dheu përpjetë; më digjet rrogozi (hasra) nën vete; s’më mban dheu. Më kanë hyrë miza në kokë s’jam fare në të, jam bërë si i shkalluar, jam tërbuar; kam miza në kokë. Është dy miza e një grerë (dikush) shak. inatoset ose nxehet shpejt, nuk guxon t’i flasësh për diçka se preket shumë, shpërthen menjëherë nga inati; është barut i thatë shak.; i derdhen arrat menjëherë (dikujt); nuk preket (as) me krënde; s’preket dot (as) me pupël. (Është) mizë pa kokë (pa krye) (dikush) është krejt i paaftë, s’është në gjendje të mendojë vetë a të bëjë diçka; s’ka tru (në kokë); e ka kokën bosh. Ka miza (dikush) është i shqetësuar, ka një turbullim të brendshëm; nuk ndihet mirë, s’ka rehati; i hynë mizat (dikujt). Ka mizën nën kësulë (dikush) ka frikë se mos i zbulohet faji që ka bërë, e ndien veten fajtor dhe është i shqetësuar; i djeg miza (dikujt); ka mizën pas veshi. Kam miza në kokë. 1. Kam shumë halle e telashe; jam i mbytur në punë. 2. Jam shumë i inatosur, jam si i tërbuar; më kanë hyrë miza në kokë. Ka mizën pas veshi (dikush) ka frikë se mos i zbulohet faji që ka bërë, i duket se ia dinë fajin e rri me frikë; ka mizën nën kësulë; i djeg miza (dikujt). Më lëshon koka miza kam shumë punë e telashe; jam shumë i shqetësuar e i turbulluar; më lëshon (më nxjerr) koka tym; më del avull nga koka; më zien koka. Mbeta me një *grusht miza. Më mbushi me miza (dikush) më nevrikosi, më inatosi, më zemëroi; nuk e duroj dot më, më shqetëson a më mërzit shumë; më ngriti (më acaroi) nervat; më shtiu dreqërit (djajtë). Si miza në bythë të kalit iron. vulg. shumë keq, në gjendje të mjerueshme. Si miza pa kokë (pa krye) pa një drejtim të caktuar; qorrazi, kuturu; që e bën diçka pa e ditur mirë, pa qenë i qartë e i sigurt; ka mjegull në kokë (dikush). Mizë lisi me shumë njerëz të grumbulluar, me njerëz të panumërt; mbushulli; s’ke ku të hedhësh mollën. Si mizat në mjaltë të gjithë përnjëherësh e me kënaqësi për të përfituar nga diçka e mirë. Si miza në qyp. 1. Me zë të ulët e mbyturazi, sa mezi dëgjohet e nuk merret vesh fare ç’thotë. 2. I paqartë në mendime, që nuk e kupton çfarë kërkon. Ia ndezi mizat (dikujt) e ngacmoi keq, e shpoi; e bëri të inatoset, e tërboi; i futi (i shtiu) mizat. *Përrallë mizash iron. Qeth miza (dikush) përb. shih vret (numëron) miza (dikush). Kur të shohësh *bythën e mizës përb. vulg. E shtie miza e s’e nxjerr bualli (dikë) hyn në një punë lehtë a si pa dashur e pa e menduar mirë, por pastaj nuk del dot sado të përpiqet. Shumë miza e pak mjaltë shumë njerëz a zhurmë, por pak punë; shumë pula e pak vezë. Nuk vret dot një mizë (dikush) është zemërbutë; e ka zemrën (shpirtin) të butë. Vret (numëron) miza (dikush) e shkon kohën kot, nuk punon ose bën punë të kota a pa vlerë, s’ka tjetër gjë me se të merret; numëron qimet e postiqes; tund (luan) derën; trazon baltën me shkop; dredh (tund) zinxhirin; rruan vezë. E vret mizën me *sëpatë (dikush).
PATÓZ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Tokë e rrahur ose e ngjeshur me këmbë nga të ecurit; dysheme prej trualli e shtëpive përdhese ose e katit të parë. Patoz balte (argjile). Patozi i udhës. E bëri arën patoz e ngjeshi arën duke e shkelur ose duke ecur mbi të.
2. Katua, ahur (zakonisht për bagëtitë). Doli nga patozi. E futi (e mbylli) në patoz.
3. Ana e poshtme e lëmit të kaminës së qymyrit.
✱Sin.: truall, katua, ahur.
PÍSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Pinus) Dru pylli me trung të lartë e të drejtë, me lëvore të plasaritur e me gjethe halore përherë të blerta, që e ka lëndën të fortë, me rrëshirë e që digjet lehtë. Dru pishe. Hala pishe. Boçat e pishës. Rrëshira e pishës. Pyll me pisha. Mbjell pisha. Nuk pritet pisha për hala. (fj. u.).
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje pishash: Pisha ballkanike arneni. Pisha e bardhë pishë e butë. Pisha boçehalë (lat. Pinus arislata). Pisha boçemadhe (lat. Pinus coulteri). Pisha e bregut (lat. Pinus contorta) fëstëku, hormoqi, vgjeri. Pisha e butë (lat. Pinus pinea) pishë e vendeve mesdhetare, me kurorë si ombrellë e me boça të mëdha, të cilave u hahen farat, vgje. Pisha çadër (lat. Sciadopitys verticillata). Pisha degëhapur (lat. Pinus banksiana, Pinus divaricata, Pinus hudsonica). Pisha e detit (lat. Pinus maritima)) pishë e lartë e me kurorë të hapur, që rritet në vende bregdetare. Pisha dredhore (lat. Pandanus). Pisha e egër (lat. Pinus halepensis) pishë me trung të shkurtër dhe me kurorë të gjerë, që e ka lëkurën me plasa të gjata dhe që rritet në vendet mesdhetare, vgjeri. Pisha e ëmbël (lat. Pinus lambertiana). Pisha gjembake (lat. Pinus pungens). Pisha halëbutë (lat. Pinus leiophiylla). Pisha halëdredhur (lat. Pinus teocote). Pisha halëgjatë (lat. Pinus longifolia) pishë me hala të gjata e me degë të dendura, që përdoren për fshesa. Pisha e kuqe (lat. Pinus heldreichii) artini i kuq, rrobulli i kuq. Pisha halëshkurtër (lat. Pinus echinata). Pisha kalabreze (lat. Pinus brutia). Pisha e kënetës (lat. Pinus palustris). Pisha kineze (lat. Pinus tabulaeformis). Pisha lëvorebardhë (lat. Pinus albicaulis). Pisha lëvorehollë (lat. Pinus remota). Pisha lotuese (lat. Pinus wallichiana, Pinus chylla) pisha e Himalajës. Pisha e malit (lat. Pinus Heldreichi) dru halor i pyjeve malore, i ngjashëm me pishën e zezë, me trung të trashë, me degë të drejta e me pak gjethe në majë dhe me lëndë të fortë e të epshme që përdoret për fuçi, bucela, ndërtim etj.; rrobull, arti. Pisha e mbretit (lat. Athrotaxis selaginoides, A. gunneana, Cunninghamia selaginoides). Pisha përdhese (lat. Lycopodium complanatum, L. obscurum). Pisha e përkulshme (lat. Pinus flexibilis, Pinus strobiformis). Pisha qiparisore (lat. Callitris kalltrisi). Pisha rrëshinore (lat. Pinus resinosa). Pisha selinore (lat. Phyllocladus trichomanoides). Pisha e Siberisë (lat. Pinus cembra siberica, Pinus sibirica). Pisha e verdhë (lat. Pinus ponderosa, Pinus milis). Pisha e zezë (lat. Pinus nigra, Pinus heldreichii) pishë e viseve mesdhetare, me kurorë të gjerë, me degë horizontale, me hala të holla, me lëkurë të zezë dhe me boça të mëdha, që u hahen farat; halë, borigë, çetinë.
3. Cifël a copë e vogël nga ky dru, që përdoret për të ndezur zjarrin ose për të bërë dritë. Një tufë pishe. E ndezi me pishë.
4. fig., bised. Kulm; mes. Në pishë të vapës. Në pishë të diellit në mes të diellit, kur ai djeg më shumë. Në pishë të djalërisë në lulen e rinisë, në moshën më të mirë.
5. si mb. I kthjellët. Moti është pishë.
✱Sin.: halë, vgje, gdhe, arti, artin, harmoç, hartinë, kresht, borigë, çetinë, rrobull, kulm, arne, kresht, molikë, klekë, fëstëk, ashkël, zemër, mes.
♦ Çan pishën me gjilpërë (dikush) përpiqet të bëjë diçka pa mjetet e nevojshme, ia hyn kot e pa i kuptuar vështirësitë, futet kuturu në një punë të rëndë; kujton se mund ta bëjë fare lehtë një punë shumë të vështirë. Çan pishën me kokë (me krye) (dikush) është zemëruar keq, sa nuk di ç’të bëjë; e urren shumë dikë a diçka, e ka shumë inat e ia bën të keqen. Iu fik (iu shkim) pisha (dikujt) mori fund, s’ka më jetë; nuk ka mundësi për të jetuar; s’ka më fuqi të veprojë. S’është as për pishë e as për kandil (dikush) nuk është në gjendje të bëjë as diçka të thjeshtë, s’është i aftë për asgjë; nuk mban dot as veten; s’di të mbathë (as) poturet bised.; aq e ka vrapin; s’bën as për dhe çerepi përçm. E ka syrin pishë (dikush). 1. Ka shikim të mprehtë, sheh shumë mirë e shumë larg. 2. S’i shpëton gjë syrit të tij, është syhapët; e ka syrin kokërr. 3. Është guximtar, është krenar, është ballëhapur; i shkreptijnë sytë (dikujt); s’i trembet (s’i fiket) syri (dikujt). I ka marrë pisha nga të dy anët. 1. (dikujt). Ka filluar të bjerë nga gjendja, nuk ka ku të mbahet më; mori të tatëpjetën (dikush). 2. (diçkaje). Ka ardhur e keqja nga të gjitha anët; ka rënë fare; mori të tatëpjetën (diçka). S’i kam mbajtur pishën (dikujt) shih s’i kam mbajtur kandilin (dikujt). Iu ngjit si *vemja pishës (dikujt). I shtie pishat (dikujt) e fut në grindje me dikë, e nxit kundër tij, e ndez; i fut fitat; i fut spicat. Të shuan (të fik) pishën (dikush) shih të shuan (të fik) derën (dikush). I vuri pishën (diçkaje) shih i vuri flakën (diçkaje). (Vjen) me pishë në dorë (dikush) shih (vjen) me urë në dorë (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë