Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÁKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Ujë i ngrirë. Akull i trashë (i hollë). Akull i përjetshëm. Shtresë (cipë) akulli. Hell (qiri) akulli. Copë (kallëp) akulli. Fabrikë (punishte) akulli. Ujë me akull. Balet në akull. Zë akull. Shkriu (ngriu) akulli. Vë në akull. Rrëshqas në akull.
2. përd. mb. Shumë i ftohtë. M’u bënë duart akull.
3. përd. mb. Shumë i pastër; i ngrirë. E bëri shtëpinë akull. I rrinë (i mban) rrobat akull.
4. përd. mb., fig. I ftohtë, pa ndjenja (për njeriun); i ngrirë. Është akull me mua. Më qëndron akull.
5. përd. ndajf. Shumë, fare (me mbiemrat); shumë bukur, shumë mirë, shumë pastër (me foljet). Akull i ftohtë. 1 pastër akull. Akull i ri. Ishte veshur akull.
♦ Me akull të mendjes me gjykim a me arsye të ftohtë; i qetë, i përmbajtur e i qartë. Akull me tel shumë e bukur, shumë e mirë; është bukuri e rrallë; të rrëzon nga kali (dikush); t’i marrësh (t’i rrëmbesh) kokën (dikujt); shtie hënën përdhe (dikush); kund. s’hahet as me vaj e as me uthull (dikush). U bëra akull. 1. Ngriva së ftohti; u bëra kallkan; u bëra borë; u bëra kërcu. 2. U shtanga nga një lajm i keq a nga një e papritur; m’u bë zemra akull; më ngriu (m’u prish) gjaku. Të bëhet pështyma akull bën acar i madh, është shumë ftohtë, thahesh së ftohti; të ngrin gjuha në gojë; të bien thonjtë; të bie hunda përdhe; fle ujku me delen. M’u bë zemra akull u tmerrova, ngriva nga frika, nga dëshpërimi a nga një fatkeqësi; nuk ndiej më asgjë, jam i ftohtë ndaj gjithçkaje; u bëra akull; u bëra kallkan. E bëri akull (dikush). 1. (diçka a diku). E pastroi shumë mirë, sa ndrit nga pastërtia, e shkëlqeu. 2. (dikë) shih e la lakuriq (dikë). Ma bëri zemrën akull (dikush a diçka) më tmerroi, më kalli frikën a tmerrin; më dëshpëroi shumë; më bëri të mos ndiej më asgjë. Më ka rënë akull në gjunjë shih m’u prenë (m’u këputën) gjunjët. (E do) si akullin në gji (dikë) iron. nuk e do fare, nuk e duron dot, e urren; e do si prushin në gji iron.; (e do) si zjarrin në gji iron.; e do si mëzi samarin; nuk do t’ia shohë sytë (dikujt); nuk ia sheh dot bojën (dikujt). Ia fërkoj kokën me akull (dikujt) e bëj të vijë në vete, e sjell ndër mend që të shohë e të kuptojë se ç’po bën a ç’duhet të bëjë. E ka gjakun akull (dikush) është krejt i ftohtë e i pandjeshëm; nuk i bën përshtypje e nuk kthen përgjigje për asgjë; është gjakftohtë; ka gjak të ftohtë. E ka mendjen akull (dikush) e ka gjykimin të kthjellët, ka kujtesë të shkëlqyer, nuk e ka lënë mendja; mendon e arsyeton me gjakftohtësi, qartë e me logjikë të shëndoshë; ka mendje të ftohtë (dikush). E kam zemrën akull nuk kam asnjë ndjenjë, jam i mpirë krejt nga dëshpërimi, jam bërë i pandjeshëm (zakonisht pas një fatkeqësie); nuk kam më besim a shpresë për diçka; e kam barkun (zemrën) të ftohtë. Ngrin akull në korrik (dikush). 1. Është ngatërrestar i madh, bën hile e gënjen; bën të pabërën. 2. Është shumë i zoti, bën edhe të pamundurën. Ngul këmbët në akull (dikush). 1. Është pa mbështetje, nuk ka ku të mbahet. 2. Ngul këmbë kot ose kur nuk duhet, se nuk mund të arrijë atë që do; tregohet kokëfortë. Më rri barku akull (për dikë) jam i shqetësuar që nuk e kam pranë, më merr malli shumë për dikë; më digjet zemra prush; m’u këput shpirti (zemra); kund. s’më ha (s’më pret) malli (për dikë) iron. Shkel mbi akull (dikush) nis një punë me rrezik, bën diçka nga e cila mund ta pësojë; ia hyn diçkaje të pasigurt. Shkriu akulli libr. nisi një ndryshim për të mirë, zunë të përmirësohen kushtet e të kapërcehet një gjendje e vështirë; nis të zgjidhet një mosmarrëveshje, të kapërcehet një zemëratë etj. E shkruaj në akull (diçka) libr. e quaj të humbur diçka; e bëj diçka me mendimin që të harrohet shpejt; e shkruaj në ujë; e shkruaj në rërë. U thye akulli libr. shih shkriu akulli libr. Thyej (çaj, shkrij) akullin libr. bëj hapin e parë e më të vështirë; hap i pari shtegun për të tjerët në një punë që ka ngecur në vend. E var në akull (dikë) mospërf. nuk e përfill, nuk i jap rëndësi, s’pyes fare për të; e heq (e fshij) nga defteri; s’e vë (s’e zë, s’e shtie, s’e fut) në numër; s’e bëj për osh; nuk e vë në shpatull të pulës; kund. e kam (e mbaj) mbi krye (mbi kokë) e lart (e sipër).
BAJRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT dhe ~QE, ~QET vjet. Flamur. Bajrak i kuq. Me bajrak në ballë. Ngriti bajrakun. Zakon e bajrak. (fj. u.). Shpirtin jepe e shko, bajrakun mos e dorëzo! (fj. u.). Ku të ngulësh bajrakun, mos e shkul. (fj. u.).
2. hist. Njësi ushtarake e më vonë administrative që u krijua në ndarjen tokësore të disa krahinave të Shqipërisë ku kishte mbeturina të organizimit fisnor patriarkal dhe që i zuri vendin këtij organizimi. Ndarja në bajraqe. Krerët (përfaqësuesit) e bajraqeve. Lidhja e bajrakëve të Mirditës. Çdo zjarr çonte nga një djalë për mbrojtje të bajrakut (etnogr.). Gjok Mark Stakën djalë oxhaku, / Faqja e zezë e gjithë bajrakut. (folk.).
3. etnogr. Shami e kuqe me lule e me xhufka dhe me zile të vogla të varura, që e mbanin krushqit si flamur kur shkonin të merrnin nusen. Bajraku i dasmës (i nuses). Bajraku me lule. Bajraku me zile.
4. fig. Njeri me trup të drejtë e të bukur; ai që dallohet mbi të tjerët nga bukuria e trupit; i pashëm. Bajrak ndër nuse.
5. Ai që shquhet mbi të tjerët për cilësitë e mira që mbart; shembull, model. O Bajram, bajrak i gjallë, / More nam me gjak në ballë.
♦ Është bajrak ndër nuse (dikush) thuhet për dikë që dallohet nga të tjerat për nga bukuria; është shumë e bukur e shumë e mirë; është bukuri e rrallë; të pret me sy; të rrëzon nga kali; shtie (rrëzon) hënën përdhe. E ka marren me bajrak (dikush) keq. është i pacipë, nuk e di ç’është turpi, s’e ka për gajle fare; i ka plasur cipa (peta) (e ballit); i kërceu delli (i ballit); nuk i skuqet faqja; i doli huri në majë të kokës; kund. ra në marre. E qiti në bajrak (dikë) keq. e turpëroi a e shau rëndë, e bëri që të ketë turp t’u dalë të tjerëve përpara; e fëlliqi keq; s’i la sy e faqe (dikujt); i mori fytyrën (dikujt); e bëri leckë. Rri me bajrak në krahë (dikush) përçm. do që të jetë kurdoherë i pari, do që të marrë flamurin gjithmonë; është mendjemadh e mburravec; i pëlqen mendja (e vet) (dikujt); pështyn lart (përpjetë); s’i flitet me gojë (dikujt).
BAR,~II m. sh. ~ËRA, ~ËRAT 1. bot. Bimë zakonisht njëvjeçare me kërcell të hollë e të njomë që nuk drunjëzohet, me gjethe të holla e të gjata në ngjyrë të gjelbër, e cila mbin e dendur në livadhe e në vende të tjera dhe shërben kryesisht si ushqim për kafshët; përmb. tërësia e bimëve të këtij lloji, që rriten vetë në livadhe, në ara etj.; mbulesa e gjelbër me këto bimë; lëndinë. Bar i gjelbër. Bar i njomë (i ri, i thatë). Bar i egër bimë barishtore që mbin e rritet vetë. Bar i dendur. Bar helmues (i kripur). Bar mali (kënete). Bar vjeshte. Fije bari. Mullar bari. Kosë bari. Ngjyrë bari. Një dorë (një gojë) bar. Del (mbin) bari. E mbuloi bari. Ka zënë bar. I shtie (i hedh) bar. Korr (kosit) bar. Mbledh (lidh) barin. Shkul barërat. Ha bar. Shkel (shtrihem) mbi bar. Aroma e barit. Martomë, o baba, martomë, / Sa të dalë bari i njomë. (folk.). Fije-fije bari, po bëhet mullari. (fj. u.). Dheu zhuritet, po bari mbin përsëri. (fj. u.). Bari me kosë e lisi me sëpatë. (fj. u.). Kush e rriti luadhin, kush e hëngri barin. (fj. u.). Bari i thatë djeg edhe të njomin. (fj. u.). Nën hije as bari nuk ngre krye. (fj. u.).
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje të kësaj bime. Bar argjendi (lat. Equisetum arvense) KëputjeII. Bar ariu (lat. Erica carnea) Krahnjerr. Bar balsami (lat. Hypericum perforatum) BalçI. Bar i bardhë (lat. Hyssopus officinalis) bimë aromatike, kryesisht barishtore, rreth gjysmë metër e lartë, me kërcell të drejtë dhe me lule ngjyrë blu përgjatë kërcellit, që gjendet në Mesdheun Lindor dhe në Azinë Qendrore e që ka veti qetësuese për kollën. Bar bërdenice (lat. Pimpinela saxifraga) bimë barishtore shumëvjeçare që përdoret në mjekësinë popullore për sëmundjet në veshka dhe në fshikëzën e urinës. Bar bibe (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore deri një metër e gjysmë e lartë, me lule të bardha si push, me gjethe të gjata e të holla, që dalin tufë afër rrënjës dhe që përdoren për mjekimin e verdhëzës së bibave. Bar bishtmiu 1. (lat. Alopecurus myosuroides) bar i ligatinave me gjethe halore. 2. (lat. Micromeria juliana) shkurre e ulët erëmirë e viseve mesdhetare. Bar blete (lat. Melisa officinalis) bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe vezake, me push e me erë të mirë si të limonit, me lule ngjyrë trëndafili ose të bardha, që përdoret për të mbledhur bletën kur roit; milcë, lule limoni. Bar bostani (lat. Sanguisorba minor) bimë barishtore shumëvjeçare, rreth pesëdhjetë centimetra e lartë, me gjethe që bien erë si trangull i njomë, që del në toka gëlqerore dhe që përdoret në mjekësinë popullore kundër barkut të keq. Bar brenge bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të degëzuar, me lule të imëta ngjyrë trëndafili, me gjethe si të shelgut e me push në të dyja anët, që zihet e përdoret për mjekime popullore. Bar breshke (lat. Dorycnium germanicum) një lloj bari si qumështorja, që lëshon kalli si gruri dhe që e ha shumë breshka. Bar bubash (lat. Cuscuta europaea) bimë parazitare të gjinisë së kuskutave, pa rrënjë e pa klorofil, me gjethe luspake dhe me lule të bardha përgjatë kërcejve të gjatë e të hollë, të cilët kanë ventuza që thithin ushqim prej bimës që i ngjiten. Bar buçi bar gjarpri. Bar bushi (lat. Thlaspi arvense) bimë barishtore njëvjeçare, rreth pesëmbëdhjetë centimetra e lartë, me lule të bardha e me kërcell të hollë e të degëzuar. Bar capoji (lat. Anagallis arvensis) bimë e vogël me lule bojë alle, që mbyllet kur vrenjtet moti. Bari i çikës bimë barishtore me gjethe si të borzilokut e me push, me lule të bardha, që përdoret në mjekësinë popullore kundër lulëzës së syrit. Bar dale (lat. Paris quadrifolia) Shtarcë. Bari i dalës (lat. Lycopodium clavatum) bar plasjeje. Bar i daljes së gjësë (dalëgjaje) (lat. Umbilicus pendulinus) bimë barishtore shumëvjeçare e ngrënshme, me kërcell dhe me gjethe të tulta në trajtë kërthize. Bar dejsh (lat. Anthriscus trichosperma) bimë barishtore rreth tridhjetë centimetra e lartë e me gjethe të rralla përgjatë kërcellit. Bar delli (lat. Plantago major) bimë barishtore e egër me gjethe të trasha, me shumë deje e të shtrira përtokë, që rritet anës vijave të ujit e pranë moçaleve dhe përdoret në mjekësinë popullore; gjethe delli, dejëz. Bar derri (lat. Setaria glauca) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të trashë e të gjatë dhe me lule si të fshesës. Bar djathi (lat. Cynara scolymus) bimë që përdoret për të zënë qumështin djathë. Bar dore bar delli. Bar i draprit 1. (lat. Trifolium pratense) tërfil i kuq. 2. (lat. Trigonella corniculata) bot. bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell deri gjysmë metri, me lule të bardha ose të verdha, me fara aromatike, që përdoren në mjekësi dhe për gatim; e përhapur në Europën Jugore dhe Azinë Lindore; trëndelinë. Bar dreni (lat. Asplenium) fier guri (shkëmbi). Bar dreqi (bar i dreqit) (lat. Cuscuta) helmëz, kuskutë, bardreq. Bar dreri (lat. Ephedra) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell kacavarës dhe me gjethe luspake, e përhapur në vise të ngrohta e me reshje të rralla, që përdoret për prodhimin e efedrinës. Bari i drithit bimë barishtore me gjethe të holla, të gjata e të dhëmbëzuara, me lule të bardha të grumbulluara në majë, që shtrohet në hambarët me drithë për të larguar kandrrat e dëmshme. Bar dhelpre (lat. Aconitum napellus) bimë helmuese shumëvjeçare, me rrënjë zhardhoku, me gjethe të gjera si pëllëmbë e me lule të kaltra ose të bardha. Bar dhëmballe (lat. Teucrum flavum) Arrës. Bar ere (lat. Tanacetum vulgare) bimë aromatike shumëvjeçare me lule si kopsa të verdha dhe me gjethe heshtake të hidhura, që përdoret si erëz dhe në mjekësi. Bar ethesh (lat. Chrysanthemum parthenium, Erythrea centaurium) Trikë. Bar fare bimë barishtore njëvjeçare me gjethe të gjata e të holla, me kalli si egjra e me fara që përdoren në mjekësinë popullore. Bar flokësh (lat. Poa pratensis) bimë barishtore shumëvjeçare e livadheve dhe e kullotave, që kultivohet në toka të shëndosha e të kulluara mirë, e njohur zakonisht me termin “bari blu”, që, i pakositur, rritet deri në shtatëdhjetë centimetra. Bar gardalinash (lat. Senecio vulgaris) bimë e egër barishtore njëvjeçare me përhapje të gjerë, me lule të verdha, me gjethe të dhëmbëzuara dhe me kërcell gjembak, që arrin deri në dyzet centimetra lartësi. Bar goje (lat. Teucrium polium) gjysmëshkurre e viseve mesdhetare dhe të Lindjes së Mesme, me lule të vogla, të bardha ose ngjyrë trëndafili dhe me gjethe të holla, që përdoret si erëz për gatim dhe në mjekësinë popullore kundër dhembjeve të stomakut. Bar gomari (lat. Carduus nutans) Gjembaç. Bar griskle (lat. Lathraea squamaria) bimë barishtore shumëvjeçare që rritet në pyje e në shkorrete, që i ka gjethet të vogla e lulet në trajtë kupe, ngjyrëmanushaqe e të vendosura rresht anës kërcellit dhe që e bën frutën si boçe. Bar gryke bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të drejtë e të mbuluar me push dhe me gjethe të çara anash. Bar guri (lat. Ephedra) bimë barishtore njëvjeçare me lule ngjyrë vjollce, që rritet zakonisht nëpër shkëmbinj dhe bën farë prej tri kokrrash të imëta e të kuqe. Bar guse bar bibe, bar pate. Bar gjaku 1. (lat. Hyperium perforatum) bimë barishtore me kërcell të gjatë mbi një pëllëmbë, i cili kur këputet, nxjerr një lëng në ngjyrë të kuqe. 2. Bishtmi1. Bar gjalpi lloj bari që ka erë si të bulmetit. Bar gjani (lat. Equisetum arvensis) KëputjeII. Bar gjarpri (lat. Ceterah officinarum) bimë barishtore shumëvjeçare pa lule, me zhardhok, me gjethet dhe kallirin si të këlkazës, që përdoret në mjekësinë popullore kundër helmimit të bagëtive nga gjarpri. Bar gjedheni (lat. Equisetum) KëputjeII. Bar gjelidani bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me fletë të gjera, që përdoret kundër difterisë. Bar gjergji (lat. Lysimachia nummularia) bimë barishtore zbukurimi me kërcej të shtrirë përdhe, të cilët zënë rrënjë, me gjethe të vogla dhe me lule të verdha. Bar i gjësë (lat. Scrophularia ramosissima) bar i dalës, bar plasjeje. Bar gjini (lat. Arnoseris minima) bimë barishtore me lule të vogla e me ngjyrë të verdhë të vendosura në majë të një kërcelli pushatak, deri një metër i lartë, që del herët në pranverë nëpër shkëmbinj. Bar gjumi (lat. Papaver somniferum) bimë barishtore njëvjeçare me lule të bardha, të kuqe, bojë trëndafili ose ngjyrëvjollcë, me boçe që lëshojnë një lëng si qumështi, prej të cilit nxirret opium. Bar hajduku (lat. Achillea millefolium) bimë e familjes së luleshqerrave, me gjethe pendore dhe me lule të bardha, të verdha ose ngjyrëvjollcë në majë të kërcellit. Bar hallve (lat. Cynoglossum creticum) bimë barishtore dyvjeçare me gjethe të vogla përgjatë kërcellit, me lule të kaltra ose mavi, që mbin me shumicë në toka kullosore dhe është e dëmshme për bagëtinë. Bar i të hasurit (lat. Micromeria juliana) bimë barishtore me gjethe të vogla e të shpeshta, me lule të bardha, që rritet për tokë në vende me lagështirë dhe që, sipas besëtytnive, përdorej për mjekimin e “të hasurit” a “të shuplakurit”. Bar helmi (lat. Micromeria juliana) bimë barishtore me kërcell të gjatë e të degëzuar që nxjerr lule të verdha dhe që është helmuese për bagëtinë. Bar hënëze (lat. Satimpod lunaria) bimë barishtore shumëvjeçare me rrënjë të gjatë boshtore, me gjethe të renditura në një bisht njëra kundrejt tjetrës, me lule si të grashinës, që mbillet në toka të varfra si ushqim për bagëtinë. Bar i hidhët (lat. Ruscus aculeatus) Rrushkull. Bar hikrraqi Syka. Bar hirre 1. (lat. Dictamnus albus) bimë barishtore njëvjeçare me gjethe si të koprës së egër, me lule të bardha, që rritet nëpër lëndina dhe që i hidhet gjizës për t'i dhënë një erë të mirë ose që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e hirrëzës së kafshëve. 2. bar përdhesi. Bar hirrëze bar hirre. Bar hudhre (lat. Alliaria officinalis) bimë barishtore dyvjeçare, e përhapur në Europë e në Azi, me gjethe gjithë rrudha e me erë si të hudhrës kur shtypet, që lulëzon në vitin e dytë; borëza. Bar i imët (lat. Agrostis capillaris; Agrostis petiolate; Adenostyles alliariae; Erysimum alliaria; Sisymbrium alliaria) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të shkurtër e me nyja, me gjethe të holla, që nxjerr lule të imëta, të bardheme e të mbledhura tufë dhe bën fara të zeza e shumë të vogla. Bar italiani (lat. Lalium italicum) bimë barishtore njëvjeçare a dyvjeçare e viseve të ngrohta të Europës, me kallinj pa hala, që mbillet për silazh. Bar jeli 1. (lat. Mirabilis jalapa) bimë zbukurimi me lule të veçanta në ngjyra të ndryshme e me gjethe të mëdha përgjatë kërcejve, që zakonisht janë të shtrira përdhe. 2. (lat. Silene latifolia vulgaris) bimë barishtore njëvjeçare dhe rrallë dyvjeçare, që rritet deri në tetëdhjetë centimetra e lartë, me push, me gjethe shpatuke dhe me shumë lule në majë të kërcellit. Bar i jetës bimë barishtore njëvjeçare që rritet në fusha e nëpër hamullore dhe që bën fara të helmëta, lëngu i të cilave, po të pihet, sjell të vjella e gjumë. Bar jodi (lat. Chelidonium majus) Tamblagjak. Bar kallkë (lat. Hordeum bulbosum) bimë barishtore shumëvjeçare e përhapur në vise me klimë të butë, me kërcell deri një metër të lartë, me kalli halëgjatë e me gjethe dhjetë-njëzet centimetra të gjata, me rrënjë e me kokrra të ngrënshme. Bar kanarinash (lat. Phalaris canariensis) bar i viseve mesdhetare, farat e të cilit përdoren si ushqim për zogj që rriten në kafaz. Bar i keq (i lig) kryes. sh. bimë barishtore që mbijnë vetvetiu nëpër ara, nëpër kopshte etj. dhe që dëmtojnë a pengojnë rritjen e bimëve të dobishme. Bar i kimëzave gjethe delli. Bar me kokë tërfil. Bar kolaneci bar përdhesi. Bar koqedashi (lat. Coluchicu autamnale) bar tëmthi. Bar koshtenice (lat. Typha latifolia) bimë shumëvjeçare e moçaleve dhe e ligatinave në vise me klimë të butë të gjysmësferës veriore, me kërcell deri një metër e gjysmë të lartë, me kalli të madh bojëkafe dhe me një zgjatim si bisht në majë; shurdhaci. Bar krendësh (lat. Viscum album) Veshtull. Bar krimbi (lat. Teucrium polium) bimë barishtore me gjethe të vogla të prera në mes, me lule të bardha e ngjyrëmanushaqe në majë, që bën një farë të murrme të imët e të rrumbullakët. Bar kryezi bar i së paemrës. Bar i kuajve (lat. Equisetum) KëputjeII. Bar kukunjëze bimë barishtore njëvjeçare me gjethe të imëta si të gjembaçit e me lule të verdha si të trëndelinës, që përdoret në mjekësinë popullore për të shëruar kukunjëzat. Bar kulurxhi (lat. Astragalus glycyphyllos) bimë bishtajore shumëvjeçare me kërcell deri në gjashtëdhjetë centimetra të lartë, që lidh bishtaja si batha e që grumbullon azot në rrënjë. Bar kulloshtre (lat. Glycyrrhiza glabra) bimë bishtajore shumëvjeçare deri një metër e lartë, me gjethe pendore dhe lule gjatoshe të purpurta ose të kaltra, që lidh bishtaja të vogla me tre-katër kokrra e me shije të ëmbël. Bar i të kuqit të madh (lat. Physalis alkekengi) bimë barishtore shumëvjeçare, e lartë deri gjashtëdhjetë centimetra, me gjethe të mëdha e me lule të kuqe të ndezur, që zbardhet e bëhet si rrjetë rreth një frute të kuqe dhe ngjan si fener. Bar lebre (lat. Senecio vulgaris) bimë barishtore njëvjeçare me gjethe si gjuhë ngjale e me push në të dyja anët, me lule ngjyrë trëndafili të çelur, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e lebrës së gjinjve. Bar lepuri (lat. Trifolium arvense) bimë barishtore njëvjeçare, e butë si mëndafshi, me farën si xhufkë të gjatë e të zbardhur, që rritet deri një pëllëmbë e përdoret si ushqim për kafshët. Bar lëngose bar përdhesi. Bar lëngjyre bimë barishtore me gjethe të gjata, me lule ngjyrëmanushaqe e me erë të rëndë, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e lëngjyrës. Bar lëshec (lat. Holcus lanatus) bimë barishtore shumëvjeçare pushatake si kadife, me kërcell të rrumbullakët, që lidh kalli të gjatë në majë e që përhapet me farë ose duke lëshuar rrënjë në nyjat e kërcellit të shtrirë përdhe. Bar limoni (lat. Acorus calamus) bimë shumëvjeçare e moçaleve me gjethe shpatuke të gjata e të merme, rizomat e së cilës përdoren në mjekësinë tradicionale dhe në prodhimin e parfumeve. Bar lithi (lat. Chrysanthemum parthenium; Erythrea centaurium) Trikë. Bar lope bar bushi. Bar i lotzonjës (lat. Convallaria maialis) Drekëz. Bar lunge (lat. Viola sylvestris) bimë barishtore me lule të kaltra ose si të manushaqes, që rritet në pyll dhe që në mjekësinë popullore përdoret për shërimin e lungave. Bar maceje (lat. Valeriana officinalis) bimë barishtore shumëvjeçare deri një metër e gjysmë e lartë, me gjethe të ngushta përgjatë kërcellit, me tufë lulesh të merme ngjyrë trëndafili në majë, që përdoret si qetësues. Bar macesh (lat. Nepeta cataria) bimë barishtore e shumëvjeçare me kërcell deri një metër të lartë, që ka gjethe, lule dhe erë të ngjashme me mendërzën. Bar i madh (lat. Helleborus) Shpendër. Bar majasëlli (lat. Teucrium polium) bimë barishtore me kërcell të përkulur, me gjethe ngjyrë argjendi zakonisht me push në të dyja anët, me kurorë lulesh të bardha ose të purpurta, që rritet në toka të thata. Bar mastiku (lat. Dictamnus) bimë barishtore shumëvjeçare e viseve të ngrohta të Europës, të Afrikës Veriore dhe të Azisë, rreth gjysmë metri e lartë, me lule të bardha ose ngjyrëvjollcë në formë piramide dhe me gjethe si të frashrit. Bar madërgoni (lat. Hyoscyamus) bimë e familjes së Solanaceve, që përdoret kundër astmës, dhembjes së dhëmbëve etj.; bar i trashë, kruspulluk. Bar i mazës (lat. Plantago) gjethe delli. Bar mëndafshi (lat. Asclepia vincetoxicum) bimë barishtore shumëvjeçare, e helmët, me kërcell të hollë kacavarës, me gjethe në trajtë zemre, me lule në tufë e ngjyrë jargavani të hapur, që bën fara të mbështjella në një fletë me push të gjatë. Bar me një mijë fletë (lat. Achillea millefolium) bimë e familjes së luleshqerrave me gjethe pendore dhe me lule të bardha, të verdha ose ngjyrëvjollcë në majë të kërcellit. Bar i minurit (lat. Chenopodium botrys; Dysphania botrys) bimë barishtore me kërcell të degëzuar me gjethe gjatore e të dhëmbëzuara, me lule si të blerta, që mban erë të keqe kur thërrmohet. Bar miu (lat. Asparagus officinalis) Shpargull. Bar mjalti (lat. Melissa officinalis) lule blete. Bar molldrage (lat. Portulaca oleracea) Bordullak. Bar morri (lat. Delphinium staphisagria) bimë barishtore njëvjeçare me gjethe si të rrapit, me lule të gjelbra në të kaltër, që bën fara me dy bërthama si fasule dhe që përdoret kundër morrave. Bar muresh (lat. Umbilicus pendulinus; Umbilicus rupestris) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell dhe me gjethe të vogla si kopsa me gropë në mes, që janë të ngrënshme; gjethja pa cipë e së cilës mund të vendoset sipër plagës për të qetësuar dhembjen. Bar mushkërish (lat. Menyeanthes trifoliato) bimë barishtore me rizoma horizontale, me gjethe treshe e me një kërcell që nxjerr disa lule si yll në majë. Bar ndërgishteje (lat. Potentilla reptans) bimë barishtore shumëvjeçare, me zhardhok, me kërcell që shtrihet përtokë, me gjethe të dhëmbëzuara, me lule të verdha, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e ndërgishtes. Bar nepërke (lat. Echium vulgare) bimë barishtore me gjethe si të grurit e me pika të zeza. Bar nëngjuhe (lat. Ophioglossum vulgatum) bimë barishtore me rizoma dhjetë deri njëzet centimetra e lartë, me gjethe palme dyshe që mbështjell kallirin e lules e që përdoret për mjekime popullore si llapë për të lyer plagën. Bar ngalose Gurgulleshë. Bar ngjitës (lat. Ephedra distachya) Gjunjëz. Bar nozëll (lat. Achillea millefolium) bimë barishtore shumëvjeçare e merme, e lartë deri në një metër, me gjethe pendore të holla dyshe dhe treshe përgjatë gjithë kërcellit, me lule të vogla të bardha ose ngjyrë trëndafili, që dalin në grupe treshe deri në tetëshe; bar kolaneci; bar pezmi. Bar oborri (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore deri një metër e gjysmë e lartë, me lule të bardha si push, me gjethe të gjata e të holla si tufë afër rrënjës, që përdoret për mjekimin e verdhëzës së bibave; bar pate. Bar i së paemrës 1. (lat. Lycopodium clavatum) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të gjatë e të degëzuar, me gjethe pak më të vogla se të hithrës, me lule të bardha si të borzilokut, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e shpërgëtisë. 2. (lat. Centaurea calcitrapa) bimë barishtore dyvjeçare e gjembaçëve, deri në një metër e lartë, me gjethe të çara thellë dhe me lule si yll, që përdoret edhe për gatim. 3. (lat. Anagallis arvensis) bimë e vogël barishtore njëvjeçare, me kërcej të shtrirë përdhe, me lule bojë speci ose blu, që mbyllen kur vrenjtet moti ose kur bie shi. Bar paresh KëputjeII. Bar pasrregulli bimë barishtore me lule të kuqe e të rrumbullakëta si të zambakut, me gjethe si këmbë pate, që përdoret në mjekësinë popullore për të sjellë në vete një njeri të cilit i ka rënë të fikët. Bar pate (patash) (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell që shtrihet përtokë, me gjethe të vogla në nyjat e kërcellit, me lule të gjelbra e anash trëndafili, që bën fara të vogla, të cilat i hanë shpendët dhe përdoret për mjekimin e verdhëzës së bibave; bar guse, bar oborri. Bar peshku (lat. Verbascum thapsus; Verbascum longifolium) bimë barishtore dyvjeçare me gjethe të mëdha, të gjata e të mbuluara me push, me kërcell të drejtë, që në majë ka një kalli me lule të verdha. Bar pezmi (lat. Achillea millefolium; Achillea ochroleuca; Achillea atrata; Achillea lanulosa) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të drejtë, me gjethe të buta e të çara si të fierit, me lule tufë në majë, që përdoret në mjekësinë popullore për plagët me qelb. Bar pezul (lat. Saxifraga) bimë e vogël një- e shumëvjeçare, me gjethe të rrumbullakëta që dalin drejt e nga rrënja, me kërcell të padegëzuar ku dalin lulet, që ka veti mjekuese për gurët në veshka. Bar përdhesi (lat. Achillea millefolium) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell në ngjyrë të errët, me rrënjë të dendura e të hidhura, me lule të verdha, që përdoret në mjekësinë popullore kundër përdhesit të bagëtive. Bar plagësh (lat. Dracunculus vulgaris) bimë barishtore me kalli të madh të luleve mashkullore dhe femërore, që bie erë mish i qelbur dhe që përdoret në mjekësinë popullore kundër helmimit të bagëtive nga gjarpri; lule gjarpri. Bar plakash (lat. Colchicum autunnale) lule vjeshte. Bar plasjeje (lat. Scrophularia ramosissima) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të degëzuar në majë si fshesë, me gjethe vezake, me lule të bardha e në tufë, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e plasjes; bar i dalës. Bar plehu bimë barishtore me gjethe si të hithrës me lule ngjyrë trëndafili, me fara si të lirit në ngjyrë të kuqërreme, që rritet në plehërishta dhe lulëzon nga mesi i verës. Bar pleshtash (lat. Tanacetun cinerarifolium, Chrysantemum cinerarifolium) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell deri një metër, me gjethe si të hithrës, me lule si të shpatores, që rritet nëpër shkëmbinj dhe farat e së cilës përdoren në mjekësinë popullore për shfarosjen e pleshtave. Bar të preri 1. (lat. Hypericum perforatum) Balç1. 2. (lat. Artemisia vulgaris) bimë barishtore shumëvjeçare deri dy metra e lartë, me rrënjë drunore dhe me kërcell në ngjyrë të kuqe të errët, që lëshon lule të vogla të verdha ose të kuqërreme. Bar prisi (lat. Silene altifolia vulgaris) bimë barishtore me lule si boçe ngjyrë trëndafili ose të bardha, kërcejtë dhe gjethet e njoma të së cilës përdoren për sallatë. Bar pulash (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore me kërcell të shtrirë përtokë, me lule të bardha si push, gjethet e njoma të së cilës përdoren si ushqim ose në mjekimet popullore. Bar pushi (lat. Poa bulbosa) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të hollë, me gjethe të imëta, me lule të mbledhura si fshesë, që del në tufa të dendura dhe që e hanë kafshët. Bar i qelbur (qelbës) (lat. Putoria calabrica) bimë barishtore me gjethe të holla si të pishës, me lule të kuqe, që mban erë të qelbur dhe rritet për rrënjët që përmbajnë pigment të kuq. Bar qeni 1. (lat. Plumbago europaea) bimë barishtore njëvjeçare me gjethe si të mendrës e me push, me lule të bardha dhe me fara si të çajit, që rritet e lartë mbi një pëllëmbë. 2. (lat. Marrubium peregrinum) bimë barishtore shumëvjeçare e familjes së mendrës deri gjashtëdhjetë centimetra e lartë, me push dhe me erë të mirë, që përdoret kundër kafshimit nga qeni i tërbuar. Bar qerosi (lat. Solanum nigrum) bimë barishtore me kërcell të trashë, me gjethe të rralla e të dhëmbëzuara si të manit, që bën fara të vogla të mbështjella në një lëvozhgë me gjemba si të gështenjës dhe që përdoret në mjekësinë popullore. Bar qimesh (lat. Convolvulus) bar pa rrënjë. Bar qumështi (lat. Taraxacum officenale) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell si të qumështores, me gjethe të holla e të gjata, me gjemba të vegjël si të hithrës, që u jepet si ushqim bagëtive për të shtuar qumështin. Bar rakie (lat. Dictamnus albus) bimë barishtore shumëvjeçare deri në gjashtëdhjetë centimetra e lartë, me lule të kuqe në trajtë piramide në majë të kërcellit e me gjethe si të frashrit; bar i uzos. Bar rikash (lat. Argentina anserina) bimë barishtore shumëvjeçare e familjes së trëndafilorëve, me degë deri tetëdhjetë centimetra të gjata të shtrira përdhe, me gjethe pendore të mbuluara me push të bardhë si mëndafsh, që rritet në ranishte e zaje. Bar rresh (lat. Cuscuta europaea) bimë barishtore njëvjeçare me lastarë shumë të hollë, të gjatë, të butë e të verdhemë, me lule ngjyrë limoni, që del nëpër ara të korrura, nuk e hanë kafshët dhe përdoret në mjekësinë popullore kundër rreve. Bar pa rrënjë (lat. Cuscuta epithymum) dredhël e kuqe. Bar sahati (lat. Passiflora) bimë barishtore me burbuqe si të zymbylit, që nxjerrin disa fijëza si akrepi i sahatit. Bar sapuni (lat. Saponaria officinalis) Shkumëz. Bar sarillëku (lat. Thalictrum L.) bimë barishtore shumëvjeçare me lule të verdha në majë të kërcellit të padegëzuar, me gjethe të holla si të koprës; rrënjët e kësaj bime që përdoren në mjekësinë popullore kundër verdhëzës. Bar squfuri (lat. Lycopodium clovatum) bimë barishtore shumëvjeçare gjithmonë e gjelbër, me kërcell të shtrirë për tokë e të rrënjëzuar, me gjethe të holla si push rreth kërcellit, që nxjerr kalli të verdhë. Bar stenicash (lat. Datura stramonium) Tatull1. Bar syri (i syrit) bimë barishtore me gjethe si të borzilokut fletëmadh, me fara në majë si të arrësit, që rritet rreth dy pëllëmbë. Bar shëllire bimë barishtore me gjethe të vogla e me lule të bardha me push, që vihet në kaden e djathit kundër shtrepave. Bar Shëngjergji (lat. Lysimachia nummularia) bimë barishtore zbukurimi me kërcej të shtrirë përdhe të rrënjëzuar, me gjethe të vogla dhe me lule të verdha. Bar Shëngjini (lat. Artemisia vulgaris) bimë barishtore shumëvjeçare deri në dy metra e lartë, me rrënjë drunore dhe me kërcell në ngjyrë të kuqe të errët, me lule të vogla të verdha ose të kuqërreme. Bar shite (lat. Polygonatum multiflorum) bimë barishtore shumëvjeçare me rrënjë të trasha e të bardha gjithë nyja, me kërcell të drejtë deri në gjashtëdhjetë centimetra i lartë, që merr hark në majë, me lule si zile në ngjyra të merme, të bardha ose të verdha në të blertë, që varen nga harku i kërcellit. Bar shkëndije bimë barishtore me gjethe si të hithrës e me një vijë të bardhë, me lule të vogla e të bardha, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e pikës në sy. Bar shkumëz bar sapuni. Bar shpatëz (lat. Potentilla) bimë barishtore me gjethe të përbëra pesëshe, me lule të verdha pesëpetalëshe. Bar shpërgëtie (lat. Anagallis arvensis) bar i së paemrës. Bar shpirre Helmëz. Bar shpretke (lat. Ruta graveolens) Ryzë. Bar shqiponje (lat. Digitalis ambigua) bimë barishtore shumëvjeçare e helmët, me kërcell të drejtë e me push, me gjethe të gjata, me lule të verdha si këmborë. Bar i shtërgjisë (lat. Aegaopodium podagraria) bimë barishtore shumëvjeçare deri një metër e lartë, me kërcell të drejtë pa palcë, me gjethe treshe të dhëmbëzuara dhe lule ombrellore; gjethet e së cilës përdoren për mjekimin e cermës dhe të thata përdoren si erëz. Bar shtrige (lat. Lycopodium) bimë enëzore si myshku. Bar i shtrirë (lat. Equisetum) KëputjeII. Bar shtroje (lat. Corrigiola litoralis) bimë barishtore njëvjeçare me degë deri njëzet e pesë centimetra gjatësi, të shtrira përdhe, që vetëpllenohet brenda lules së mbyllur. Bar shurrëgjakeje (lat. Lythrum) bimë barishtore me kërcell të kuq e të gjatë deri një gjysmë metri, me gjethe si të hides e me lule të bardha, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e shurrëkuqes së bagëtive. Bar i shushkave (lat. Celosia cristata) lafshë gjeli. Bar tambli 1. (lat. Taraxacum officinale) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell si qumështorja, me gjethe të holla e të gjata, me gjemba të vegjël si të hithrës, që u jepet si ushqim bagëtive për të shtuar qumështin. 2. (lat. Euphorbia) qumështore. Bar i tamës 1. (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore njëvjeçare e arave dhe e djerrinave me lule të bardha, që ka veti rrudhëse, mpiksëse dhe diuretike. 2. bar guse. Bar telishi 1. (lat. Carex canescens) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të lëmuar e të gjatë mbi një metër, me gjethe shumë të holla si fije bari, me lule si fshesë, që përdoret si ushqim për kafshët dhe për gjelbërim. 2. (lat. Hypericum perforatum) bimë barishtore me gjethe të holla, me lule të vogla të verdha a të merme, që përdoret për mjekim plagësh. Bar teshi 1. (lat. Centaurea alba) bot. Bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të degëzuar, me gjethe pendore të çara në bazë dhe me lule të purpurta, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e teshit a të shpërgëtisë. 2. (lat. Hypericum perforatum) bimë me kërcell gjer gjashtëdhjetë centimetra të lartë, me lule të verdha dhe me erë si të balsamit, balç. Bar teshtitjeje (lat. Achillea ptarmica) bimë barishtore, me gjethe të dhëmbëzuara imët dhe me tufa lulesh të bardha. Bar tëmthi (lat. Lilium Martagon) bimë barishtore me kërcell deri pesëdhjetë centimetra të lartë, që nxjerr një tufë lulesh në trajtë piramide, me ngjyra të merme, të bardha, të kuqe të ndezur ose ngjyrë trëndafili a të zeza, me gjethe të përkulura heshtake e që shtohet me qepujka. Bar tërfoni (lat. Lysimachia) bimë barishtore zbukurimi me kërcej të shtrirë përdhe që zënë rrënjë, me gjethe të vogla dhe me lule të verdha të vogla. Bar i trashë (lat. Hyoscyamus) madërgonë, kruspulluk. Bar tufak (lat. Centaurium umbellatum) bimë barishtore dyvjeçare deri pesëdhjetë centimetra e lartë, me kërcell të degëzuar, me gjethe të përkundërta, me tufë lulesh pesëpetalëshe ngjyrë trëndafili në majë, që përdoret si bimë mjekësore për gastritin dhe për sëmundje të mëlçisë. Bar turreci (lat. Aloprecurus pratensis) bimë barishtore shumëvjeçare e livadheve me kërcell deri njëqind centimetra të lartë e me kalli cilindrik. Bar të thekmi (lat. Polygonum aviculare) bar pate. Bar thëllëze (lat. Mercurialis) 1. bimë barishtore njëvjeçare ose shkurre shumëvjeçare e helmët, me lule të vogla, të gjelbra, pa petla e të mbledhura në kalli, me gjethe të mëdha, që kanë një lëndë ngjyruese. 2. thërroke, xerxele. Bar thiu trikë. Bar i thyer (lat. Euphorbia) bimë barishtore me gjethe të këmbyera me lule të vogla, të verdha, të mbledhura tufë në formë çadre, me kërcell që nxjerr një lëng të bardhë si qumësht; rryell. Bar uji maraskë. Bar urdheje (lat. Sedum acre) rrushqyqe. Bar urithi bimë barishtore e fushave me kërcell e gjethe si të zymbylit, me lule ngjyrëvjollcë, që e pëlqejnë bletët. Bar urovi (lat. Galium) bimë barishtore ose zbukurimi me kërcell gjembak, me gjethe të përveshura dhe me tufa lulesh të bardha. Bar i uzos (lat. Dictamnus albus) bimë barishtore shumëvjeçare e lartë deri gjashtëdhjetë centimetra, me lule të bardha në trajtë piramide në majë të kërcellit e me gjethe si të frashrit. Bar vedre bimë barishtore me lule ngjyrë blu, me gjethe të renditura në dy anët e një kërcelli dhe me erë të këndshme si ajo e rozmarinës. Bar Venetiku (lat. Phalaris arundinaceae) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell deri dy metra të lartë, me gjethe heshtake të blerta ose me ngjyra të tjera, me kalli si të elbit, që shtohet me rizoma të trasha. Bar i verdhë helmëz, kuskutë. Bar verdhëze (lat. Thalictrum minus) bimë barishtore me kërcell që shtrihet përtokë, me gjethe të bardheme, që bën kokrra si lende të verdha dhe që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e verdhëzës. Bar vese bimë barishtore njëvjeçare e lartë deri një pëllëmbë, me lule në ngjyrë të kaltër, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e sëmundjes së lëkurës të shkaktuar nga vesa. Bar veshi (lat. Sempervivum tectorum) bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe të tulta e me lule ngjyrë trëndafili, që rritet zakonisht në mure të vjetra e mbi çati dhe që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e plagëve dhe të sëmundjeve të veshit. Bar vreri 1. (lat. Asplenium trichomanes) lloj fieri me gjethe pendore që del në gurishte. 2. krahin. bimë barishtore e lartë deri pesëdhjetë centimetra, që del në tufa nëpër shkëmbinj; kërcelli i kësaj bime që lëshon një lëng qumështor, i cili përdoret si bimë mjekësore për pastrimin nga vreri. Bar zemre 1. (lat. Gentiana lutea) sanëz, agnushe. 2. (lat. Aristolochia rotaunda) bimë barishtore e lartë deri në shtatëdhjetë centimetra, me rrënjë të trasha e të tulta, me kërcell të padegëzuar, me gjethe të përkundërta në trajtë zemre, me lulesë si gyp, që lëshon erë të keqe. Bar i zgjebes (lat. Centaurea scabiosa, Scabiosa atropurpurea) bimë barishtore njëvjeçare ose shumëvjeçare, me kërcell të degëzuar e të gjatë deri një metër, me gjethe të dhëmbëzuara, me lule si gjysmërruzull në ngjyrë trëndafili, vishnjeje a të bardhë, që përdoret në mjekësinë popullore kundër zgjebes ose për të ngjyer. Bar zogu (bar zogjsh) 1. (lat. Ruppia maritima) lloj luleje me ngjyrë të verdhë dhe me erë të mirë, sana detare. 2. (lat. Stellaria) bimë barishtore njëvjeçare me lule të vogla të bardha me dhjetë petla, që mbin në vjeshtë dhe lulëzon e farëzon njëkohësisht. Bar zonje (lat. Teucrium polium) shkurre e ulët e viseve mesdhetare, me lule të vogla të bardha ose ngjyrë trëndafili e me gjethe të vogla.
3. Bimë me veti të caktuara. Bar helmues.
4. fig. Gjë pa shije, ushqim si kashtë; gjellë që s'ka fare kripë. Sikur po ha bar.
♦ Bar i egër keq. njeri a diçka tjetër që dëmton ose që është i padobishëm; njeri pa vlerë e i keq; bar i keq. Bar në ferra njeri i mirë, por në kushte të këqija a të rrezikshme. Me bar e me gjethe gjithçka; me të gjitha ç’kam; kokë e këmbë. Bar i keq keq. e metë, ves a koncept i dëmshëm, që pengon mbarëvajtjen e punës; ai që ka të meta, vese a koncepte të tilla, njeri i keq; bar i egër. Bar i qullur njeri i paaftë, njeri pa asnjë vlerë; pushkë e lagur (dyfek i lagur) mospërf. Sa bari i tokës shumë, pa masë, pa fund; sa dushk e bar; sa rëra e detit. I është bërë bari sa *hanxhari (dikujt) keq. U bë *mullar bari (dikush). E bëri bar kënete (dikë) e shkatërroi, e shkretoi, nuk i la gjë prej gjëje; ka mbetur në këmishë (dikush); fle në lëkurë të arushës (dikush); (e la) pa plëng e pa shtëpi (pa cak). E bëri të hante bar (dikë) përb. e mposhti për turp, e mundi keq; e vuri poshtë. I ka dalë (i ka mbirë) bari (në faqe) (dikujt). 1. shih e ka mbuluar bari (dikë). 2. Ka shumë kohë që po pret e u mërzit; i doli mjekra. 3. (diçkaje). Është tepër vonë për të bërë diçka. Digjet bari i njomë nëpër të thatin shih shkon i njomi me të thatin. Sa *dushk e bar. Fluturon me një *fije bar (dikush) përçm. Ha bar (dikush). 1. Është shumë i varfër, gjendet në vështirësi të madhe ekonomike, bën sakrifica të mëdha për të jetuar. 2. Nuk i kupton gjërat, nuk di si janë punët, nuk kupton ç’bëhet; nuk është i zgjuar; gënjehet lehtë, ia hedhin të gjithë; është i trashë nga mendja; ha kashtë. I dha barin e ballkotit (dikujt) krahin. shih ia mori mendtë (dikujt). Nuk kullot bar (dikush) nuk ia hedh dot, nuk është budalla; nuk ha bar. S’e lë *hunda të hajë (të kullotë) bar (dikë) tall. I ka mbirë bari një *pëllëmbë (dikujt). I ka mbirë bari *sipër (dikujt). I ka mbirë bari mbi *varr (dikujt). I ka mbirë (i ka zënë) magjja bar (lëndinë) (dikujt) është shumë i varfër, është në vështirësi të madhe ekonomike, nuk i ka mbetur gjë për të jetuar; s’ka as hi në vatër (dikush); s’e mbush barkun me bukë (dikush); ka mbetur pa brumë në magje (dikush); i ushtojnë hambarët (dikujt). Mbledh me bar blete mbledh, zakonisht në shtëpi, një shumicë njerëzish të ndryshëm, duke i joshur me diçka, i tërheq me diçka. E ka mbuluar bari (dikë) ka vdekur prej kohësh; është tepër vonë tashti; ia ka mbuluar varrin bari (dikujt); i ka dalë (i ka mbirë) bari (në faqe) (dikujt). Ia ka mbuluar varrin bari (dikujt) shih e ka mbuluar bari (dikë). I mbushet bahçja me bar edhe në dimër (dikujt) shih i lulëzon (i lulon) bahçja (edhe) në dimër (dikujt). Prit *gomar të mbijë bar! iron. Ç’i shtie bar! (dikujt) përb. ç’ia var!, mos u merr me të!; nuk e meriton ta shohësh as si bagëti. I ka vajtur bari një *metër (dikujt) keq. Më zuri goja bar jam fare vetëm, s’kam me kë të ndërroj dy fjalë; më zuri goja erë. I ka mbirë (i ka zënë) magjja bar (lëndinë) (dikujt) është shumë i varfër, është në vështirësi të madhe ekonomike, nuk i ka mbetur gjë për të jetuar; s’ka as hi në vatër (dikush); s’e mbush barkun me bukë (dikush); ka mbetur pa brumë në magje (dikush); i ushtojnë hambarët (dikujt). Zë *peshk në bar (dikush). I zëntë shtëpia bar! (dikujt) mallk. i vdekshin njerëzit e shtëpisë!, u shoftë me gjithsej!; iu shoftë pragu! mallk.
BÍEI vep., RÁSHË, RËNË jokal. 1. Rrëzohem nga një vend i lartë në një vend më të ulët, këputem nga lart poshtë (për trupat nën veprimin e peshës së tyre); kund. ngrihem. Ra një tullë (një gur, një kokërr). Ra tavani. Ra një yll. Ra një aeroplan. Ra nga shkëmbi (nga buza, nga bregu). Ra nga pema (nga dega). Ra nga çatia (nga muri, nga dritarja, nga kati i dytë). Ra nga kali (nga biçikleta, nga makina). Ra zogu nga çerdhja. Ra nga qielli. Më ra nga duart. Më ra nga xhepi. Bie nga lart. Ra në pus (në gropë, në humnerë, në lumë, në përrua, në det). Bie në fund. Bie përtokë (përdhe). Bie shpejt (lirisht, butë, me forcë). Ra më këmbë. Dardha nën dardhë bie. (fj. u.). Bie molla që ka krimbin. (fj. u.). Malet tunden, po nuk bien. (fj. u.).
2. Rrëzohem përdhe kur humbas mbështetjen, lidhjen ose drejtpeshimin; rrëzohem padashur, gremisem, shembem. Ra lisi (mullari). Ra shtëpia (muri, gardhi). Ra makina. Ra në borë (në baltë, në rrugë, në kalldrëm, në dysheme). Ra me bark (përmbys, më hundë, sa gjatë gjerë). Ra i vdekur (top, shakull, në vend, pa ndjenja). Ra e u vra (theu këmbën). U pengua (rrëshqiti) e ra. - Mbaje të mos bjerë! - Lëre të bjerë! Gati (desh) rashë. Ka rënë gruri. Kali, tek bie, aty do të ngrihet. (fj. u.). Kush nxiton shumë, bie më hundë. (fj. u.).
3. vet. vet. v. III Shqitet, hiqet a shkëputet nga një vend ose nga e tëra, rrëzohet. Bien gjethet. I ranë qimet (flokët). Po i bie lëkura. I ranë dhëmbët. I ranë pendët. I ra pushi. I ra korja (plagës). Më ra thoi. Ra suvaja. I ka rënë boja. I ka rënë pulla (zarfit). I ra gjuha këmborës. Bie një rrokje (një tingull) (gjuh.).
4. Ulem vetë ndenjur, më gjunjë ose shtrirë; shtrihem; hidhem, lëshohem drejt dikujt a drejt diçkaje; kund. ngrihem, çohem. Bie në shtrat (në krevat, në rroba, në dyshek). Bie barkas (më gjunjë, përmbys, në shpinë). Bie të fle. I ra në krahë (në prehër, ndër këmbë). Bie poshtë shtrihem të fle. Ra i sëmurë zuri shtratin nga një sëmundje. Ra lehonë qëndroi e shtrirë në shtrat si lehonë; nisi lehoninë. Bie me pulat (bised.) shtrihet të flejë shumë herët. Kush bie me qen, gdhihet me pleshta. (fj. u.).
5. Rrëzohem i plagosur ose i vdekur; vritem a vdes, jap jetën për një çështje të drejtë. Ra në betejë (në luftë, në fushën e nderit, në krye të detyrës). Ra dëshmor (si hero, heroikisht). Ra për liri (për atdhe). Ra fli (theror).
6. vet. vet. v. III Rrjedh teposhtë, kullon, del e shkon poshtë; bised. derdhet (për lumin, përruan etj.). Bie ujëvara (rrëkeja, çurka). Më bien lot. Më bie gjak nga hundët. I bien jargë. Më bien djersë. Bie pikë-pikë. Lumi bie në det.
7. vet. vet. v. III Rrëzohet mbi tokë nga lart (për reshjet); përhapet mbi tokë e mbi sendet, mbulon tokën e sendet. Bie shi (borë, breshër, llohë, vesë). Bie brymë. Bie mjegull. Bie pluhuri (tymi). Bie me shtamba (me rrëshekë). Fryn e bie.
8. vet. vet. v. III Varet lirshëm teposhtë; ulet e mbështetet lirshëm mbi diçka tjetër, shtrihet mbi diçka. Bie perdja. I ranë krahët poshtë. I kanë rënë supet. I ra koka në gjoks. I bien flokët mbi supe (mbi ballë). I bie kapela mbi sy. I ka rënë gusha. I kanë rënë faqet.
9. Heq dorë nga qëndresa, pushoj qëndresën, dorëzohem, jepem (për kala, për qytete, për shtete). Ra qyteti. Ra kështjella (kalaja). Ra perandoria. Ra pa luftë.
10. Zbres nga fuqia, humbas pushtetin, vendin, detyrën etj.; caktohem në një detyrë më të ulët; më ulet vlera; vet. vet. v. III humbet fuqinë vepruese, nuk vepron më, shfuqizohet (për ligjet etj.). Ra qeveria (kabineti). Ra nga fuqia (nga froni). Bie një ligj nga fuqia. Ra ky mendim.
11. vet. vet. v. III Zbret pjerrtas ose pingul, shkon drejt një vendi më të ulët. Shkëmbi bie thikë. Shpati bie pingul (pjerrtas). Kodra bie butë. Bie shkallë-shkallë.
12. Zbres, lëviz tatëpjetë; shpërngulem e zbres nga një krahinë më e lartë dhe vendosem në një më të ulët; vij a shpërngulem nga malësia në fushë ose nga fshati në qytet. Ra në fushë. Ra në Shkodër.
13. vet. vet. v. III Ulet, pakësohet (si numër, si sasi, si vëllim etj.); edhe v. I më ulet vlera, humbas cilësinë, zbres në një shkallë më poshtë; kund. ngrihem. Bie numri. Ra çmimi. Ranë aksionet. Ra kursi. Ra shpejtësia. Ra prodhimi. Ra lumi. Ra niveli. Ra në kategorinë e dytë. Ra goma u shfry goma. I ra barku. I ra vlera (ndikimi, autoriteti).
14. vet. vet. v. III Pakëson a humbet forcën e vet, i ulet vrulli, dobësohet, zbutet. Ra era (deti). Ra të nxehtët (të ftohtët). Flakët po binin. Bie fashë qetësohet, pushon. I ranë ethet. I ra temperatura. Ra trysnia. Ra vrulli (ritmi). I ra gëzimi (entuziazmi). I ra inati (zemërimi). Biseda ra. Ra kureshtja (interesimi). Puna nuk binte.
15. fig. Humb vlerat a cilësitë e mira. Ra nga mjeshtëria (nga zanati). Ka rënë në mësime. Ra në sytë e të tjerëve. - Sa poshtë ka rënë!
16. Më keqësohet gjendja; ulem nga ana morale, marr të tatëpjetën; dobësohem, mpakem, këputem; edhe vet. v. III pakësohet shëndeti, fuqia, guximi etj. Bie nga shëndeti. Ra nga gjendja. Ra moralisht (shpirtërisht). Ka rënë, s'është më i pari.
17. (me trajtë të shkurtër përemërore) bised. Nis diçka shtruar dhe e çoj deri në fund, e faroj diçka; filloj të ha me ngulm një gjellë a diçka tjetër ose të pi diçka dhe e mbaroj shpejt; i futem, i përvishem (një gjelle etj.). I ra kosit (byrekut, bakllavasë, verës). U ra fasuleve (patateve). I ra pjatës (tepsisë). U ra mollëve. U ranë shqerrave e i therën (i shitën).
✱Sin.: rrëzohem, shembem, gremisem, lëshohem, hidhem, këputem, shkëputet, shqitet, ulem, zbres, varet, del, derdhet, dobësohet, dorëzohem, faroj, hap, hiqet, humb, humbas, jepem, keqësohet, kullon, lëviz, lodhem, mbështetet, mbulon, pakësohet, përhapet, pi, rrjedh, shfuqizohet, shpërngulem, shtrihet, vdes, vritem, zbutet.
♦ Ra në *baltë (dikush). Ra në *bark (dikush). S’i bie *barku (dikujt). Ra në *batak (dikush). I ranë *bateritë (dikujt) tall. Më ra (m’u bë) *bela (dikush). Ra në *bisht (dikush) tall. Ra *bomba. Ra në *brazdë (në hulli) (dikush). Ra *brenda (dikush). Më ra *bretku. I ra në *briI (dikujt). I ra në *briII (diçka). Më ranë (m’u këputën, shtira) *brinjët. Ra në *pus (në bunar) (dikush). Bie *butë. I ra pas *buze (dikujt). Bie *copë. Ra në çark (dikush). Bjer e çohu. 1. shih ngul shkul. 2. Me shumë vuajtje, me mundime të mëdha; ul ngre. I ra (i zbriti) *damari (dikujt). Kam rënë nën *dardhë. Ka rënë nga *dardha (dikush). Ra nga *dega (dikush). Më ranë *duart. Më ra në *dorë. I bie në *dorë (dikujt). Ra nga *dynjallëku (dikush) vjet. Ka rënë nga *fiku (dikush) tall. Bie *fjala. I ranë *fletët (dikujt). Bie (bëhem) *fli. Bie nga *fuqia drejt. Më ra *goja (copë). Ra (hyri) në *gojë (të dikujt). Ra në *grackë (dikush). Ra në *greminë (dikush). Ra në *grep (dikush). Ra në *gropë (dikush). I ra *gjaku (dikujt). Bie në *gjak (me dikë). Ra nga *gjendja (dikush). Ra në *gjunjë (dikush). I bie në *gjunjë (dikujt). Më ranë (m’u këputën, m’u shkurtuan, m’u prenë) *gjunjët. Më ra *gjuha (përtokë). Bie në *gjumë (dikush). Bie në *hall (me dikë a me diçka). Ka rënë nga *hëna (dikush) iron. I ra një *hije (dikujt). I bie *hilesë (së dikujt). Më ra për (në) *hise (diçka). Ra në hulli (në *brazdë) (dikush). I ra *hunda (dikujt). Ra më *hundë (dikush) keq. Bie *jashtë (dikush a diçka). I ranë (i zbritën) *kacabunjtë (dikujt). Ra *kalaja. Ra (zbriti) nga *kali (dikush). S’ra *kalliri! I ka rënë *kapistra (dikujt). Më ranë *këllqet. I ra ndër *këmbë (dikujt). Më ranë *këmbët (copë). U ra (ua mbathi, ua dha, ua theri) *këmbëve (dikush). Më ra (m’u këput) *kërbishtja. Ra në *kllapë (dikush). Ra *klloçkë (dikush). I ka rënë *koburja (dikujt). Më ranë *kockat. I ra mbi *kokë (mbi krye) (dikujt). Më ranë *krahët. Ra (u hodh) në *krahët (e dikujt). I ra mbi krye (mbi *kokë) (dikujt). Më ranë (m’u këputën) *kryqet. Ra në *kthetrat (e dikujt). Ra në *kurth (dikush). Më ra (m’u këput) *kurrizi. Rashë në kurriz (në *shpinë). Ra në *lak (dikush). Më ra *lëkura. Ra në *llum (dikush). Ra në *marre (dikush). Bie në *mend. Ra në *mendje (dikush). Bie në një *mendje (me dikë). Bie në *mëkat (me dikë). Ka rënë në *mjaltë (dikush). Ra në *moçal (dikush). I ranë *opingat (dikujt). Bie *ndesh (me dikë a me diçka). I bie *ndore (dikujt). Bie (jam) *ngushtë. I ranë *orët (dikujt). I bie *pas (dikujt a diçkaje). I ra *pazari (dikujt a diçkaje) mospërf. I ranë *pendët (dikujt). Ra *perdja libr. Ra nga *pesha (dikush). S’bie *përdhe (diçka). S’e lë të bjerë *përdhe (në tokë) (dikë a diçka). Bie *përmbys (për dikë). Ka rënë *përtokë (dikush). I ranë *pipëzat (dikujt) iron. I ra *pjaca (dikujt a diçkaje) mospërf. Më ra në *pjesë (diçka). Ka rënë *poshtë (diçka a dikush). Nuk bie *poshtë (dikush a diçka). I ranë *patkonjtë (dikujt). I ranë *poturet (dikujt) iron. I bie *prapa (dikujt a diçkaje). Ra në *prehrin (e dikujt) keq. Ra në *prush (dikush). Bie me *pulat (dikush). I ranë *puplat (dikujt) mospërf. Ra në *pus (në bunar) (dikush). Bie *pykë. Ra nga *qielli (diçka). Ra në *rrjetë (dikush). Ra *squkë (dikush). Më ranë *sytë (për dikë a për diçka). S’e lë të bjerë në *shesh (dikë a diçka). Ra nga *shkallët (dikush). Rashë në shpinë (në *kurriz). Më ra *shpretka (nga gazi). I ranë *telat (dikujt) mospërf. Ra në *tepe (dikush). Ra për *tokë (dikush). S’e lë të bjerë në tokë (*përdhe) (dikë a diçka). Ra në *trap (dikush). I ranë *tulet (dikujt) shaka. Ra mbi *turinj (dikush). Ra (u fut) në *të thella (dikush). Të bien *thonjtë. Më ranë *thonjtë. Ra në *thonjtë (e dikujt). Më ra për *thonjsh. Bie në *ujdi (me dikë). Ra në *ujë (diçka). Bie në *va. O rashë e vdiqa! s’ka rrugë tjetër, ndryshe s’ka ç’më duhet vetja; s’ka si bëhet ndryshe, patjetër (kur diçka e kërkojmë me çdo kusht); domosdo; gjallë a vdekur. I kanë rënë *verigat (dikujt) iron. I ranë *veshët (dikujt). Të rëntë (të ardhtë) pas *veshit! mallk. Ra në *vete (dikush). I ranë (iu varën) *vetullat (dikujt). I ra *vlera (dikujt). I ranë (i zbritën) *xhindet (dikujt). I ra (i perëndoi) *ylli (dikujt).
BËLLDÚM onomat. 1. Përdoret për të dhënë afërsisht zhurmën e një sendi që bie menjëherë e me forcë në ujë a në një lëng tjetër ose që përplaset përdhe. Ra bëlldum në ujë. U hodh (u zhyt) bëlldum.
2. Si kallëzues. Bie a lëshohem duke u përplasur me zhurmë, përplasem; vij a hyj papritur e pa pyetur diku; befas, drejt e në... Bëlldum brenda në liqen. Bëlldum brenda në dhomë.
►DAMLLÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Më bie damllaja, mbetem në vend si i vdekur; paralizohem nga damllaja; goditem. Është damllosur fare.
2. vetv. Rrëzohem përdhe pa ndjenja, si i vdekur (duke qenë në një gjendje të turbulluar a të tronditur). Erdhi i pirë dhe u damllos në dysheme.
3. pës. e DAMLLÓS.
✱Sin.: paralizohem, goditem, pikohem, stërpikem, rrëzohem.
DAÚLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vegël muzikore në trajtën e një cilindri të zbrazët, që i ka të dyja anët të mbuluara me lëkurë të nderë dhe që i bien me shkop, me thupër a me duar; zëri i veçantë që del kur i bien kësaj vegle; lodër. Daullet e kushtrimit. Bie (dëgjohet, ushton) daullja. I bie daulles. E çau fare daullen i bie daulles me forcë të madhe e pa pushim. Daullja bie për ata që kanë veshë. (fj. u.). Po dëgjove daullen, dasmën e ke prapa (te dera). (fj. u.). Daullja bam, e ai në këmbë (fj. u.). Ku bien daullet, të shpien këmbët vetë; për atje ku qajnë, duhen shtatë a tetë. (fj. u.). Kur fukarai bën dasmë, i shpohet daullja.( fj. u).
2. tek. Pjesë e një makine, e disa armëve të zjarrit a e një mekanizmi tjetër, e cila ka trajtën e një cilindri e zakonisht është e zbrazët përbrenda; kuti e gjerë në trajtën e një cilindri të shtypur, ku futet zembereku i sahatit. Daullet konike. Daullja e sahatit. Rrotullohet daullja.
3. anat. Daullja e veshit: cipë e hollë, që ndan kanalin e jashtëm të veshit nga veshi i mesëm.
4. bised. Buhar, pjesë e oxhakut e dalë përpara përmbi vatër. Daullja e oxhakut (e vatrës).
✱Sin.: lodër, tambur, tamtam, tupan, dangall, timpan, oxhak.
♦ M’u bë barku daulle m’u fry barku shumë; hëngra tej mase; u bëra daulle1,2; u bëra kacek; m’u bë barku kacek; m’u bë barku lodër; m’u bë barku kaçup; m’u bë barku hambar; m’u bë barku katua; m’u bë barku bic; u bëra bic; u bëra balonë tall.; u bëra dangall; u bëra lundër. E bëri barkun daulle (dikush) e fryu barkun shumë duke ngrënë e duke pirë; e bëri barkun kacek; e bëri barkun hambar. U bëra daulle bised. 1. U ënjta, u fryva (nga një sëmundje, nga të qarët etj.); u bëra kacek; u bëra shakull; u bëra calik; u bëra kaçup; u bëra bunacë. 2. shih m’u bë barku daulle. 3. U mërzita shumë, u fryva nga mërzia, nga inati etj. 4. v. III mospërf. Ra i vdekur përdhe, vdiq në vend. E bëri daulle (dikë) përçm. e la të vdekur në vend. M’u bë koka daulle. 1. U trullosa nga zhurmat, nga telashet a nga fjalët e shumta, u mërzita shumë; m’u bë mendja (koka) dhallë. 2. S’më mban më koka; nuk duroj dot më fjalë, ankesa etj. Ma bëri kokën daulle (dikush) më trullosi me fjalë; më mërziti shumë me fjalë, m’u fry koka nga llafet e tij; ma bëri mendjen (kokën) dhallë; më mori mendtë. U bë *rrip daulleje (dikush). E bëri (e la) *rrip daulleje. I bie daulles. 1. (dikush). Lajmëron me bujë të tjerët për diçka të ngutshme a të papritur; bën zhurmë për diçka; jep kushtrimin. 2. (së dikujt) keq. Bëhet tellall i dikujt, flet ashtu siç do e siç e udhëzon ai; i shkon (i vete) pas avazit (dikujt). Bjeri daulles! mospërf. llomotit sa të duash, nuk të dëgjon njeri; gri lakra!; gri sallatë! I bie daulles në një vend (dikush) e përsërit të njëjtën gjë disa herë; i bie fyellit në një vrimë. Bie daullja në vesh të shurdhit është e kotë t’i flasësh një njeriu që nuk do ose nuk është në gjendje të kuptojë atë që i thonë, venë dëm fjalët për një njeri që nuk do të dëgjojë; bie në vesh të shurdhër (diçka). Ku i bie daulles unë e ku e hedh vallen ti! çfarë them unë e çfarë bën ti, tjetër gjë të them unë e tjetër gjë bën ti; njëri (i bie) gozhdës e tjetri potkoit. Daulle për derë diçka që mund të ndodhë në çdo shtëpi, fatkeqësi, gëzim a ngjarje që mund t’i ndodhë kujtdo. Mbi daullet një karadyzen shih në mes të daulles një zurna. Daulle e shpuar (e çarë). 1. Njeri llafazan e i padurueshëm, që flet shumë e s’bën asgjë. 2. përb. Njeri që nuk di të mbajë asnjë të fshehtë; teneqe e shpuar; thes i shpuar (i grisur). Gjetkë daullet e gjetkë dasma nuk veprohet ashtu siç thuhet, fjala nuk përputhet me veprën. (Është) *kripë e daulle (dikush). E kam kokën daulle jam i trullosur, e kam kokën të rëndë nga zhurmat, nga telashet a nga fjalët e shumta. Kërcen (hedh këmbët, i shpie këmbët) siç bie daullja (sipas daulles) (dikush) përb. bën ashtu siç i thonë të tjerët, s’ka mendim a qëndrim të vetin; kërcen (hedh këmbët) sipas lodrës; i mban avazin (dikujt); shkon pas valles (së dikujt); i mban ison (i bën iso) (dikujt); i mban bishtin (i shkon pas bishtit) (dikujt); i kreh bishtin (dikujt); shkon pas qerres (së dikujt). Ku leh *qen e ku del tym (dhe ku bën daullja bym) iron. Mbeta *rrip daulleje. Në mes të daulles një zurna tall. diçka e shtuar pa nevojë a e papërshtatshme; kërkesë e papërligjur ose jo në kohën e vet. Nis *vallen kur pushon daullja (dikush) iron. *Rrip daulleje (dyfeku) përb. *Tym daulleje. I vunë daullen (dikujt) e tallën para të gjithëve; e vunë në lojë me zhurmë e me potere, me të shara e me të tallura që ta merrnin vesh të gjithë; e vunë në lojë (dikë); e zunë me daulle (dikë). E zunë me daulle (dikë) e vunë në lojë me zhurmë e me potere, me të shara e me të tallura që ta merrnin vesh të gjithë; e përqeshën para të gjithëve; i vunë daullen (dikujt); i varën (i vunë) teneqenë (dikujt).
DÉN/G,~GU m. sh. DÉNGJE, DÉNGJET 1. Thes zakonisht i madh, i mbushur plot me diçka. Deng me oriz (me sheqer, me miell). Mbush (zbraz) dengun. Ra si deng ra menjëherë e me forcë përdhe, ra si thes. Mos rri mbi dengun e barutit. (fj. u.).
2. Rroba, mallra a plaçka të mbështjella e të lidhura bashkë si thes për t’i mbartur nga një vend në tjetrin; bar, kashtë, duhan, pambuk etj., i ngjeshur në trajtë kubi e i lidhur me tel etj. Deng i madh (i vogël, i rëndë, i lehtë). Një deng me rroba (me batanije, me letër). Deng duhani (pambuku, sane). Lidhësi i dengjeve. Lidh (qep) dengun. I bëri deng plaçkat a) i mbështolli e i lidhi plaçkat; b) fig. u bë gati për t'u nisur. U ul mbi një deng. S'bëhet deng me rrush (s’bëhet rrushi deng). (fj. u.).
3. fig. Shumicë e madhe. Ka një deng (me) halle. Kishte një deng (me) të meta. Kishin një deng (me) taksa.
✱Sin.: dengavare, vandak, tëlandër, varricë, tumbë.
♦ Deng pa markë 1. Njeri i braktisur krejt, që nuk kujdesen më për të. 2. Njeri pa personalitet, pa asnjë cilësi dalluese. Gjeti dengu dengun keq. shih gjeti tenxhereja kapakun keq. I ka lidhur (i ka mbledhur) dengjet (dikush) i ka rregulluar mirë punët e veta, e ka vënë çdo gjë në rregull; e ka (i ka punët) në vijë.
DERR,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Sus, Sus scrofa domesticus) Kafshë shtëpiake me trup e me qafë të trashë, me këmbë të shkurtra e me turi të zgjatur, që rritet për t'i marrë mishin, dhjamin e kreshtën; mashkulli i kësaj kafshe. Mish (dhjamë) derri. Qime (kreshtë, lëkurë, këmbë) derri. Kërpudhë derri (bot.). Lule derri (bot.). Fermë (thark) derrash. Rritës (bari) derrash. Fruthi i derrave (veter.). Tifoja e derrave (veter.). Ushqim për derrat. Ruan derrat. Është bërë sa një derr. Ha si derr. E ka kokën sa të derrit. Zhgërryhet (gërrhin) si derr. S’ka pyll pa derra. (fj. u.). Të gjithë derrat një turi kanë. (fj. u.). Nuk fshihet derri në thes. (fj. u.). Derri do plumb. (fj. u.).
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje të kësaj kafshe. Derr i butë (lat. Sus domesticus) kafshë shtëpiake që ha çdo lloj ushqimi, me qime të ashpër e me feçkë të zgjatur, që rritet kryesisht për mish e për dhjamë. Derr deti (lat. Phocaena) gjitar mishngrënës që jeton në det, më i vogël se delfini, me një feçkë të gjerë e të rrumbullakët dhe me fletë trekëndëshe. Derr i egër (lat. Sus scrofa) derr me kreshtë të murrme, që jeton në tufë nëpër pyje. Derr pylli (lat. Sus scrofa) derr i egër.
3. Mishi i kësaj kafshe, që përdoret për ushqim; copë mishi nga kjo kafshë (e zier, e pjekur etj.). Derr i skuqur (i pjekur, i tymosur). Bërxollë derri.
4. fig., bised., keq. Njeri shumë i shëndoshë dhe i majmur. Gjithë ai derr.
5. fig., bised., keq. Njeri shumë i trashë nga mendja e kokëfortë; njeri shumë këmbëngulës e kryeneç. - S’do t’ia dijë fare, derri! - Si nuk e kupton, derri! Derr me zile (shar.).
6. fig., bised., keq. Njeri i papastër; njeri i ndyrë, i keq a maskara. Bjeri, derrit! Derr i poshtër. - Ma punoi ndyrë, derri i derrit! Derr e thi një feçkë kanë. (fj. u.).
7. si mb., bised. Shumë i madh; shumë i rëndë; alamet, goxha. Një derr lopate. Një derr shkëmbi. Një derr hundë. Një derr vape. Derr pune.
♦ U bëra derr u mërzita shumë, plasa nga mërzia, u fryva; m’u bë shpirti derr. M’u bë derr (dikush a diçka) m’u mërzit shumë, m’u neverit, s’e duroj dot më; nuk e shoh dot me sy. M’u bë shpirti derr u mërzita shumë nga dikush a nga diçka, s’e duroj dot më, po pëlcas nga mërzia; u bëra derr; m’u bë shpirti gomar bised. Ta bën shpirtin derr (dikush) të mërzit shumë, sa s’e duron dot më; pëlcet derrin. *Çorbë derri (derrash, thish) përb. Derr në kotec (në thark) i mbyllur e i mërzitur; shumë i mërzitur ngaqë nuk kam dalë a nuk kam lëvizur. Derr në thes keq. pa ditur gjë, pa e parë ose pa e njohur fare dikë a diçka; njeri a send që nuk e kemi parë e nuk e njohim, por që na jepet për ta marrë. Derr me zile përb. njeri shumë i trashë nga mendja dhe shumë i neveritshëm. Ku di derri këmborë! mospërf., tall. nuk merr vesh (dikush) nga një punë a nuk kupton dot përse bëhet fjalë; nuk di të vlerësojë diçka të mirë; ku di dhia ç’është tagjia (ç’është kulumbria)! *Feçkë derri përb. I ka ngrënë derri (macja) *brumin (dikujt). Sa të hajë derri dhe dosa shumë, pa hesap, pa masë, sa të duash; sa të hanë qentë; sa dushk e bar; sa t’i gërryesh me lopatë; sa ujët e detit. Hiq *dosën dhe vër derrin tall. Kur të hipë derri në fik iron. kurrë!; është diçka e pamundur; kur të hipë gomari në fik; kur të pjellë mushka; kur të flasin lopët; kur të bjerë shi i kuq; kur të bëjë larushku rrush; kur të bëjë qarri arra; kur të bëhen dy ditë bashkë. Hyn derri e dosa (diku) keq. nuk ka ndalim a pengesë për të hyrë diku, është pa kontroll, hyn e del gjithkush si në një shtëpi pa zot; (është) han me dy (me katër) porta; (është) derë hani; (është) derë pa mandall. Kam *qimen e derrit. *Kripë derri bised. Pëlcet derri (diku) është shumë nxehtë, bën shumë vapë; ziejnë fasulet në diell; po bie dielli përdhe; merr kashta flakë. Pëlcet (edhe) derrin (dikush a diçka) të fryn e të zemëron pa masë; të mërzit shumë; ta bën shpirtin derr. *Stallë derrash keq. I shkrin *dhjamët derrit (diku). Shkul një *qime nga një derr (dikush). *Thark derrash. I thotë derrit *dajë (dikush) bised. *Vath i florinjtë në vesh të derrit mospërf.
DHE,~U m. sh. ~RA, ~RAT 1. Shtresa e sipërme e kores së Tokës në tërësinë e saj a në një pjesë të caktuar. Gjallesat mbi dhe. Në të gjitha anët (nga të gjitha anët) e dheut. Shkarjet (shembjet) e dheut. Mineralet nën dhe.
2. Lëndë e fortë a e shkrifët që përbën koren e Tokës; tokë. Dhe i bardhë (i kuq, i zi, i verdhë, i hirtë). Dhe i ngjeshur (i shkrifët, i fortë, i rrahur, i hedhur). Grumbull (pirg) dheu. Digë dheu. Punime dheu. Heq (mbledh) dheun. Mih dheun. Nxjerr nga dheu. Mbuloj me dhe. Ngjyrë (bojë) dheu ngjyrë e murrme, me të përhimë.
3. nj. Trualli ku jetojnë njerëzit, kafshët etj., vendi ku rrimë a ku lëvizim, sipërfaqja e tokës. Ra në dhe. Ulem (shtrihem) në dhe. U bë njësh me dheun. Del mbi dhe. Fshij nga faqja e dheut dikë a diçka. Mbështet (vë) këmbën (gjurin, dorën) mbi dhe.
4. bised. Copë toke që e punojmë dhe e mbjellim, tokë, arë. Dhe i lëruar. Një pendë dhe. Ai dhe e mbante gjallë.
5. Pjesa e ngurtë e rruzullit tokësor përkundër ujit që e kufizon ose me atmosferën, tokë; stere. Anija preku në dhe. Shkel në dhe. I zunë këmbët dhe. Pas shumë ditësh lundrimi panë dhe me sy. Balona preku dheun.
6. gjeol. Shtresë tokësore me ndërtim e përbërje të caktuar; tokë. Dhe ranor (kënetor, gëlqeror, i kripur, gurishtor). Përbërësit e dheut. Analiza e dheut. Studimi i dheut.
7. nj., bised. Planeti ynë, rruzulli tokësor; Toka, bota. Lëmshi i dheut. Kërthiza (qendra) e dheut. S’ka në dhe si ai (si ajo). E mori vesh i gjithë dheu. S’e gjen në të gjithë dheun dikë a diçka s’i gjendet shoku a shoqja.
8. bised. Hapësirë tokësore ku banon një popull a komb, vend, tokë; atdhe. Dheu arbëror. Dheu ynë. Dhe i largët. Shkojnë në dhera të huaja.
9. nj., përmb., bised. Tërësia e njerëzve që jetojnë në një vend; populli. U mblodh gjithë dheu. U ngrit në këmbë tërë dheu.
10. Lëndë që përdoret për të bërë kryesisht enë. Enë dheu. Tavë dheu.
11. euf. Gjarpri, tokësi, dhetokësi. I zuri dheu lopët.
12. zool. Pjesë e dytë e emërtimeve të pathjeshta për gjallesa të ndryshme. Mizë dheu milingonë. Kërp dheu urith. Mollë dheu (lat. Helianthus tuberosus) rrepë.
✱Sin.: tokë, truall, vend, arë, stere, botë, baltë, atdhe, popull.
♦ Në *anë të dheut. U bë *beja e dheut (dikush). U bë dhe (dikush) u tmerrua, ngriu nga frika; e humbi krejt; u zbeh, u irnos; u bë baltë në fytyrë; i ra çehrja e vdekjes (dikujt); iu zbardh buza (dikujt). Është bërë dhe (dikush) mospërf. ka kohë që ka vdekur; e bëri sheshin breg; ia ka mbuluar varrin bari (dikujt); iu shua (iu harrua, i humbi) emri (dikujt) shpërf.; i ka mbirë bari një pëllëmbë (dikujt). U bë *këngë dheu (dikush). Bën *hije mbi dhe (dikush) keq.*E Bukura e Dheut folk. *I Bukuri i Dheut folk.*Burri i dheut. *Çerep e vegsh të një dheu keq. Doli (mbiu) nga dheu (dikush a diçka) u duk papritur, u shfaq befas; doli në shesh kur nuk pritej. Që në *djep e gjer në dhe. Me *faqe në dhe (përdhe). E fshiu (e zhduku) nga *faqja e dheut (dikë a diçka). E futi (e vuri, e shtiu) në dhe (për së gjalli, të gjallë) (dikë) shih e futi (e vuri) të gjallë në dhe (në varr) (dikë). E fut shtatë pashë në dhe (diçka) e zhduk krejt, e fsheh diku thellë aq sa të mos e shohë, të mos e dijë e të mos e kujtojë njeri. Të futem (të hyj) shtatë pashë në dhe kam shumë turp, s’di ku të futem nga turpi, të zhdukem nga sytë e të gjithëve. S’e gjen në të gjithë dheun (dikë a diçka) është shumë i mirë, i zoti, i bukur etj.; s’ka (s’e ka një) të dytë (dikush); s’i gjendet një i dytë (dikujt); nuk i gjendet shoku (dikujt); s’e ka shokun (dikush). Hëngri dhe (dikush) përçm. vdiq; ngordhi; hëngri baltë; kafshoi (zuri, hëngri) gjuhë. Të ngrëntë (të përpiftë) dheu! mallk. vdeksh!, të shtifshin në varr! Ha dheun me dhëmbë (dikush) s’di ç’të bëjë nga zemërimi, është tërbuar nga inati, shkrofëtin; ha (bren) hekurin (me dhëmbë); ha veten me dhëmbë; ha dheun me thonj. Të ha (ta rrëmon) dheun nën këmbë (dikush) ta punon keq fshehurazi, përpiqet të të dëmtojë pa e kuptuar, nën rrogoz a pas kurrizit. Ha *gurë e dhe. I ha shpina dhe (dikujt) është vrarë a ka vdekur; ka rënë i vdekur përtokë. Iu hap dheu nën këmbë (dikujt) vdiq menjëherë e në mënyrë të keqe, u zhduk pa nam e pa nishan. E hap dheun me *thonj. Më hedh (më ngre) dheu përpjetë kam një hall të madh që më mundon, jam shumë i shqetësuar, nuk mund të rri asnjë çast i qetë, nuk gjej dot qetësi; s’më mban dheu; nuk më mban vendi; më ngre vendi. Hyri në dhe (dikush). 1. Vdiq, mbaroi; u varros. 2. Nuk e duronte dot turpin që e zuri, s’dinte ku të futej e të zhdukej nga turpi. I qoftë dheu *i lehtë! ur. Kafshoi dheun (dikush) keq. vdiq; shkoi me të shumtët. Sa të ketë *qiell e dhe (e tokë). Në të katër *anët e dheut (e botës). Nga të katër *anët e dheut (e botës). U martua me dheun e zi (dikush) vdiq në moshë të re, nuk arriti të martohet, nuk krijoi dot familje. Mori dheun. 1. (diçka). U përhap, e morën vesh të gjithë; doli e u përhap gjithandej, e shohin a e dinë të gjithë; mori botën; mori ferrën; ka dalë në pazar; bëri bujë. 2. (dikush). Iku pa e ditur se ku, u arratis larg, mërgoi në vende të humbura; mori botën (dheun) ndër (në) sy; vajti te perëndon dielli; vajti (shkoi) prapa diellit; vajti te molla e kuqe. Mori dheun (botën) ndër (në) *sy (dikush). S’e mban dheu (toka). 1. (dikë). E ndien veten ngushtë, është në hall të madh, është shumë i shqetësuar, s’rri dot i qetë; e hedh (e ngre) dheu përpjetë; nuk e mban vendi; e ngre vendi. 2. (diçka). Është shumë e rëndë, nuk durohet, nuk përballohet; s’e mban qielli. E nxjerr nga dheu (diçka) bëj çdo përpjekje, bëj ç’është e mundur dhe e gjej diçka; arrij diçka që duket e pamundur. *Pesha e dheut. E përpiu dheu (dikë a diçka) u zhduk pa lënë gjurmë; s’i mbeti farë mbi tokë, u shfaros krejt; humbi pa gjurmë. Përvëloi (dogji) dheun (dikush) vdiq në moshë të re, ngjalli dhembje e pikëllim të madh te të gjithë. Punon nën dhe (dikush) keq. sillet a vepron tinëz, nuk del hapur; vepron fshehurazi e me hile, është fsheharak; punon nën rrogoz; punon nën gunë; punon prapa krahëve. As në *qiell e as në dhe (as në tokë). I rëndon dheut (dikush) përb. është e kotë që jeton, më mirë të mos ishte gjallë (për një njeri të keq ose që është dembel e s’bën asgjë). Rraha (çava) dheun kërkova gjithandej, nuk lashë vend pa kërkuar, i rashë në çdo skaj; rraha vendin; rraha jetën. Të pafsha shtatë pashë nën dhe! mallk. vdeksh!, të pafsha në varr!; u zhduksh pa nishan! I tregon vetëm dheut (dikush) shih e ka gojën si arka e plakës (dikush). S’e tret dheu. 1. (dikë). Ka vdekur me një merak të madh e duket sikur nuk do të tretet në dhe. 2. (diçka). Nuk humb kurrë, nuk harrohet kurrë. 3. (dikë) si mallk. Vuajttë edhe përtej varrit për paudhësitë që ka bërë! E vuri barkun në dhe (dikush) përb. u përul a u nënshtrua me turp; u përgjunj; ranë gjunjë; iu bë baltë (dikujt). I vuri *shpatullat dheut (dikush) euf. S’i zënë këmbët dhe (dikujt). 1. Nuk qëndron në një vend të caktuar, lëviz shumë; kërkon andej-këtej me ngut e pa u ndalur; është në hall të madh e nuk ka qetësi sa të kryejë një punë; s’i zënë këmbët vend; s’ka vend e trevë (dikush); ku mbillet s’korret (dikush); ku mbjell nuk korr (dikush). 2. Vrapon shumë shpejt, fluturon; u bë erë (dikush); shkel në erë (dikush); u bë veri (dikush); ia mbathi me të katra (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë