Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DELENXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised., shar. 1. Njeri i poshtër, i paturp e i pasjellshëm; njeri i pandershëm, njeri pa karakter. - Qenka delenxhi! - Mos prit gjë të mirë nga delenxhiu!
2. bised. Lypës. Mbeti delenxhi tërë jetën.
✱Sin.: i poshtër, i paturp, i pasjellshëm, i pandershëm, dalëbojë, i pafytyrë, faqezi, maskara, pizeveng, lypës, përderës, lypsar, kalander, rrahaderës.
DERËMËDÉRËS,~E mb. 1. Lypsar, përderës. Plakë derëmëderëse.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Një derëmëderës që endet rrugëve.
DOBËRDÁC,~E mb. 1. Që nuk mëson prej gabimeve. Dobërdaci hipi mbret, me të vetët më nuk flet. (fj. u.).
2. Që sillet rrugëve pa punë; bredhacak; rrugaç.
3. Lypës; lypsar; përderës.
4. keq. I pamoralshëm. Djalë dobërdac. Vajzë dobërdace.
5. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: lypsar, përderës, i pamoralshëm.
LÝPËS,~I m. sh. ~, ~IT [LYPC,~I m. sh. ~A, ~AT] Ai që lyp derë më derë, përderës; ai që kërkon lëmoshë.
✱Sin.: përderës, derës, rrahaderë, lypsar, lypacak, lëmoshëtar, lyparak, bonjar, kalander, lamash, delenxhi.
♦ Ti lypës e unë përderës njësoj jemi, njësoj të varfër, të dy nuk kemi (kur dikush i kërkon një tjetri diçka, që as njëri e as tjetri s’e ka).
RRAHADÉRËS,~I m. sh. ~, ~IT Rrahaderë, lypës. Në rrugë ecte një rrahaderës.
✱Sin.: lypsar, përderës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë