Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CAKTÚESHËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të caktohet; i përcaktueshëm. Askush nuk është që të ndryshojë masën e caktueshme. Objekti i kontratës duhet të jetë i caktueshëm.
PAPËRCAKTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të përcaktohet me përpikëri; që nuk mund të llogaritet mirë; kund. i përcaktueshëm. Forca të papërcaktueshme. Madhësi e papërcaktueshme.
2. Që nuk mund të dihet se çfarë është ose nga vjen, që mbetet i turbullt. Nga një vend (drejtim) i papërcaktueshëm.
✱Sin.: i pacaktueshëm, i papërcaktuar, i pallogaritshëm, i pamatshëm.
PARAPËRCAKTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të jetë i përcaktueshëm më parë, që mund të paracaktohet; i paracaktueshëm.
PËRCAKTUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i përcaktueshëm; vetia e diçkaje që është e përcaktueshme; përllogaritje. Përcaktueshmëri e hershme gjenetike. Përcaktueshmëria e koordinatave.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë