Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRCËLLÍTËS,~E mb. Që përcëllit; përzhitës, përdjegës. Zjarr përcëllitës.
✱Sin.: përcëllues, përzhitës, përdjegës.
PËRCËLLÚES,~E mb. Që të përcëllon; përvëlues. Nën diellin përcëllues. Fjalë përcëlluese. Humbje përcëlluese.
PËRCËLLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Përcëllues. Ishte si dielli i përcëllueshëm. Dimër i përcëllueshëm.
PËRVËLÚES,~E mb. 1. Që ka një nxehtësi të madhe, që të djeg shumë dhe menjëherë. Rërë përvëluese. Rrezet përvëluese të diellit.
2. Që vjen me nxehtësi të madhe, që të sjell shumë të nxehtë a zjarrmi. Ethe përvëluese.
3. fig. Që të bën të vuash ose të digjesh përbrenda. Etje përvëluese. Dëshirë përvëluese. Mall përvëlues.
4. fig., libr. Që është tepër i rëndësishëm dhe kërkon një zgjidhje të shpejtë, që s’duron. Çështje përvëluese.
✱Sin.: përcëllues, zhuritës, djegës, valë, i flakëruar, flakërues.
ZHURÍTËS,~E mb. 1. Që të djeg e të përvëlon, që të bën shkrumb; përvëlues. Flakë zhuritëse. Zjarr zhuritës.
2. Që është shumë i nxehtë sa të përvëlon, që të djeg shumë. Diell zhuritës. Rreze zhuritëse. Vapë zhuritëse. Erëra zhuritëse.
3. Që djeg shumë; djegës (për specat etj.). Speca zhuritës.
4. Që të shkakton etje të madhe; që të mundon shumë. Etje zhuritëse. Ethe zhuritëse. Sëmundje zhuritëse.
5. fig. Që të prek thellë, që të përvëlon zemrën, që të pikëllon; që të shkakton shumë brenga e shqetësime. Fjalë zhuritëse. Dashuri zhuritëse. Dëshira zhuritëse.
6. si em. m. e f. sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: shkrumbues, përcëllues, përvëlues, djegës, brengosës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë