Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përbetohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BETOHEM

BET/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Përmend një gjë të shtrenjtë a të shenjtë për ta siguruar dikë se themvërtetën ose se do ta kryej diçka patjetër, bëj be, përbetohem, përbehem; premtoj me be. Betohej para familjes. U betua seriozisht. Betohem për të vërtetën. - Betohem për sytë e ballit!
2. Premtojmënyrë solemne për të kryer një detyrë ose për të vepruarpërputhje me ligjin, bëj betimin. Betohem para Kuvendit. Betohem para flamurit. U betua para trupit gjykues.
3. Jap besën, lidhem me besëbashku me të tjerë për të kryer diçka. U betuan për çlirimin e atdheut (për liri). - Betohem para shqiptarëve!
4. I lutem shumë dikujt për të bërë diçka duke e vënë në be, i përbehem, i përbetohem.

PËRBEHEM

►PËRBÉH/EM jovep., ~VA (u), ~RË vetv. 1. Betohem para dikujt, zakonisht për ta siguruar se do ta bëj patjetër diçka; bëj be për dikë a për diçka; betohem. U përbe se do t’i zhdukte.
2. I kanosem dikujt. Iu përbe disa herë.
3. I lutem shumë dikujt për diçka, e lidh me be, i lutem me be e rrufe, përbej. Mbetsh pa mua! - iu përbe e motra.
Sin.: betohem, kërcënohem, përgjërohem, përbetohem, lutem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.