Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BALTÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Përlyhem a fëlliqem me baltë, bëhem me baltë; përbaltem. U baltosën keq. - Shiko si është baltosur. U baltos dynjaja nga shiu.
2. vetv., vet. v. III Bëhet baltë kur njomet e ngjishet me këmbë (për dheun). U baltos vendi (toka). Dheu baltosej shpejt.
3. keq., vetv. Fyhem, poshtërohem, njollosem. U baltosëm pa asnjë shkak. U baltosën vlerat e mrekullueshme të njerëzve të ndershëm.
4. pës. e BALTÓS.
✱Sin.: përbaltem, përlyhem, fëlliqem, lerosem, përlloçem, llucërohem, llomitem.
►LERÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me baltë, ndotem me lerë, përbaltem; ndyhem a fëlliqem me diçka, zhyhem. U lerosën derrat (buallicat) në llucë. U leros me baltë. U leros me gjellë (me domate, me vaj). Leroset si fëmijët.
2. Zë lerë, bëhem me zhul, fëlliqem (nga të palarët etj.). U leros jaka. U lerosën çorapet. I është lerosur koka.
3. fig. Bëhem me një njollë të keqe, njollosem keqas, fëlliqem, turpërohem. U leros keq.
4. vet. v. III Rrëshqet, shembet, fundoset (për tokën). U leros toka.
5. pës. e LERÓS.
✱Sin.: përbaltem, ndyhem, fëlliqem, zhyhem, zhulosem, njollosem, rrëshqas, turpërohem, shembet, fundoset.
►LLOMÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me llucë, bëhem me llom, përbaltem. U llomita i tëri.
2. vetv., kryes. v. III Copëtohet, thërrmohet. Mos e ngjesh djathin se llomitet.
3. vetv. Dërrmohem, shembërkohem; batohem. U llomit djali duke thyer gurë.
4. fig., vetv. Rrihem keq me dikë, copëtohem në ndeshje trup me trup. Po llomiteshin në mes të rrugës.
5. pës., vet. v. III e LLOMÍT.
►POSHTËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Poshtëroj veten, ul veten në sy të botës duke bërë një punë të poshtër, një veprim të pahijshëm ose duke u sjellë në mënyrë të pandershme; humbas emrin e mirë që kam pasur.
2. bised., vetv., vet. v. III Humbet vlerën a rëndësinë që ka pasur; bie poshtë.
3. pës. e POSHTËRÓJ.
✱Sin.: përulem, fyhem, zhburrnohem, dhunohem, turpërohem, njollosem, balosem, përbaltem, baltosem, telendisem.
►PËRSHKËLLÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. bised., vetv. Ndyhem, baltosem, përbaltem, laturisem.
2. pës. e PËRSHKËLLÍJ.
►TALLAÇÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me lloç, me baltë, me llucë; baltërohem, përlloçem, përbaltem. U rrëzua dhe u tallaçit keq. Ndërroi pantallonat se ishte tallaçitur.
2. pës. e TALLAÇÍT.
✱Sin.: baltërohem, përlloçem, përbaltem.
►VURRÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me vurrata, me vraja në lëkurë, në fytyrë, në trup (nga plagët, nga goditjet etj.). U vurrata nga goditja. M’u vurrat lëkura. M’u vurrat fytyra (balli).
2. vetv. Ndotem duke u bërë me njolla balte, yndyre etj., përlyhem, përbaltem. M’u vurrat këmisha nga disa njolla yndyre. Më vurraten rrobat. Vurratem me baltë. U vurrata me yndyrë.
✱Sin.: njollosem, fëlliqem, ndyhem, zhyhem, përlyhem, zhgjyhem, zhigohem, vrugohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë