Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përballem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALLAFAQOHEM

BALLAFAQÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Vihem ballë për ballë me një tjetër për të nxjerrësheshvërtetën rreth pohimeve të bëra, bëj ballafaqimin me dikë; drejt. dal para hetuesisë e merrempyetje para një të pandehuri a një dëshmitari për të gjetur kundërshtimetpohimet dhe për të zbuluarvërtetën; syzohem, ndërsynohem. Jam gatiballafaqohem. U ballafaquan para trupit gjykues. Ballafaquan të pandehurin me dëshmitarët. Ballafaqohen dy vetë.
2. vetv. Vihem ballë për ballë me një tjetër për t'u krahasuar me të dhe për të përfituar nga përvoja e tij a për t'i dhënë përvojën time. Do të ballafaqohemi me më të mirëtvreshtari.
3. vetv. I vihem ballë për ballë dikujt si kundërshtar, i qëndroj kundër dikujt a diçkaje. Jemi ballafaquar shumë herë me armiqtë.
4. vetv. Ndodhem përballë vështirësish, pengesash etj. dhe përpiqem t’i kapërcej. U ballafaquan me motin e keq. Ballafaqohemi me vështirësitë. Mundballafaqohemi me ndonjë qëndrimashpër.
5. pës. e BALLAFAQÓJ3.
Sin.: krahasohem, përqasem, përballem, përballohem, përplasem, syzohem, syndërsohem, ndërsynohem.

BALLARITEM

BALLARÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. I dal përballë dikujt; gjendem ballë për ballë me dikë a me diçka, përballem, ballatohem. - U ballarita pa dashur.
2. vetv. Ndeshem ballëpërballë me dikë; ballafaqohem. dasma ballariten krushqit e vajzës me ata të djalit.
Sin.: përballem, ballatohem, ballafaqohem.

BALLATOHEM

BALLAT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. I dal përpara dikujt; gjendem ballë për ballë me dikë a me diçka; përballem.

BALLOHEM

BALLÓ/HEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Ballafaqohem, përballem. Nuk ballohem dot me të.

DISAVANTAZH
DOGËRZITEM

DOGËRZÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vjet. 1. vetv. I dal përpara dikujt; përballem me dikë. Ata nuk janë dogërzitur bashkë qyshkur.
2. vetv. Rregullohem; merrem vesh me dikë. Janë dogërzitur me njëritjetrin.

KRYQ

KRYQ ndajf. trajtë kryqi, kryqas, kryqthi.
I bie kryq (shul) e tërthor (një vendi) shkoj në të gjitha anët e drejtimet, e shëtitgjithë; s’lë cep pa shkelur e pa parë; i bie mbarë e prapë. I ngeci *veza kryq (dikujt). Rri me *duar kryq (dikush). I rri kryq (dikujt) e kundërshtoj, përballem me të, nuk i bindem e nuk i nënshtrohem dëshirës së tij. shkoi kryq (diçka) nuk më eci mbarë, më vajti ters, më shkoi shtrembër.

NDESH

NDESH vep., ~A, ~UR kal. 1. Has me dikë a me diçka që më del përballë, gjej papritur, takoj rastësisht, has. Ndeshivëllanë (shokun). Nuk e ndesha gjatë rrugës. I ndeshi (i hasi, i zuri, i ra) sharragozhdë.
2. Gjej diçka gjatë leximit, gjatë punës, gjatë kërkimit etj. Ndesh një fjalëpanjohur. E ndesha teksa në një tekst. Emrin e tij e ndesh shpeshkëtë libër. Këtë kafene e ndeshim kudo.
3. jokal. Përplasem me dikë a me diçka që më zë rrugën. Ndeshi në një gur. Ndeshi në një kurth për kafshëegra. Ndeshi në një mur të lartë.
4. fig., jokal. del përpara diçka a dikush që më pengon a më ndihmon, kambëj papritur me diçka a me dikë, has, bie. Ndeshvështirësi (në pengesa). Ndeshikundërshtime. Ndeshinjerëzmirë (të arsyeshëm, të këqij, të pabesë).
5. Rrok vështrimin e dikujt, të cilit i kam hedhur sytë. Ndesh vështrimin (sytë) e tij qortues.
Sin.: has, përballem, gjej, zë, takoj, rastis, takohem, stërditem, zates, përplasem, prek, takon, bie, shikoj, rrok, ndeshem.

NDESHEM

NDÉSH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Takohem me dikë që më del përpara rastësisht, hasem. U ndesh rrugës me të. U ndeshëm ballë për ballë. U ndeshëmtren.
2. vet. v. III Del, shfaqet diçka në një punë, në një fushë, në një libër etj., haset, takohet. Ndeshen gabime (të meta). Ndeshen gjatë punës. Ndeshet dendur (rrallë, kudo).
3. Përplasem me dikë a me diçka që më zë rrugën. U ndeshën dy vetura (anije). U ndeshën kokëkokë. U ndesh në një gur (në një shkëmb, në një trung). Vështirësitë me të cilat ndeshemi sot.
4. fig. del përpara diçkaduhet kapërcyer; përballem. Ndeshet me realitetin. U ndeshën me vështirësi (me çështjendërlikuara). Ndeshemi me shfaqjehuaja. Zbatimi i këtij ligji është ndeshur me një sërë pengesash.
5. Biepërleshje; hyjluftë me dikë; përleshem. U ndeshën me armikun. U ndeshënfushën e betejës. U ndeshën dy ushtri. U ndesh ballë për ballë me bishën.
6. sport. Matem me një kundërshtar në një lojë sportive, bëj një lojë me një tjetër. Ndeshen dy skuadrat më të mira. Ndeshemifutboll (në basketboll). U ndeshënfushë asnjanëse.
7. fig. Hyjkundërshtim me dikë, hahem me fjalë, kapem; biekundërshtim për diçka me një tjetër. U ndeshën midis tyre. U ndeshën interesat (pikëpamjet). U ndeshën dy rryma.
Sin.: takohem, shkëmbehem, ndërsynohem, stërditem, takoj, shoh, syzohem, përballem, zates, zatetem, ndesh, del, shfaqet, haset, has, gjej, gjendem, përleshem, përplasem, përpiqem, rrokem, sharapiqem, shukem, cakërrohem, mbrijohem, bucem, luftoj, dyluftoj, matem, garoj, shemëroj, goditem, fytafytem, luaj, hahem, kapem, grindem, zihem.

PËRBALLOHEM

PËRBALL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. I dal me fytyrë përpara dikujt. U skuq kur u përballua me të.
2. pës. e PËRBALLÓJ. U përballuangjitha pengesat (vështirësitë).
Sin.: përballem, faqohem, ndërsynohem, takohem.

PËRBALLËSOHEM

PËRBALLËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Përballem, ballësohem, përkrahëzohem, përqasem.

TAKOHEM

TAK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ndeshem a përshëndetem me dikë rastësisht a papriturudhë a diku tjetër; gjendem në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend me dikë; hasem, U takova me të në treg (në aeroport). U takuan rastësisht.
2. vetv. I japim dorën njëri-tjetrit kur kemi lënë një takim. U takua me shokun (me mikun, me një të njohur). Takohen çdo ditë.
3. vetv. Piqem me dikënjoh dhe qëndroj për njëfarë kohe me të. Takohem me një shok (me një shoqe). Takohem me miqtë. U takuanmbrëmje.
4. vetv. Paraqitem te dikush a pres dikë për t’i dhënë, për t’i thënë a për t’i kërkuar diçka.; mblidhem me të tjerë për të vendosur për diçka. Takohemi me shokët. Takohet me zgjedhësit. Takohen me kryetarin (me ministrin, me shkrimtarin). Takohet me avokatin.
5. vetv., vet., v. III Puqet një gjë me një tjetër; afrohen dy a më shumë gjëra sa të puqen; bashkohen dy a më shumë gjëra. Takohen çatitë (majat e pemëve). Takohen anët (buzët) e dy dërrasave. Takohen dy shkronja. Takohet t-ja me h-dhe formojnë th-në. Tek emrat e njerëzve, kur takohet t-ja me h-në, nuk vihet apostrof (Mithat, Ethem dhe lexohen Mit’hat, Et’hem). Ku takohet qielli me tokën ku duket sikur qielli prek tokën; horizonti. Drini i Bardhë dhe Drini i Zi takohen pranë qytetit të Kukësit. Mali me mal s’takohet, njeriu me njeriun takohet. (fj. u.).
6. vetv., vet., v. III Ndeshet diçkajetë, në punë etj., haset, del përpara. Mundtakohen disa vështirësi (pengesa). Takohen dukuripanjohura. Takohet nganjëherë (shpesh, rrallë).
7. sport., vetv. Ndeshem me një tjetër, zhvilloj një garë sportive me dikë, luaj me dikë. Skuadrat u takuanfushë asnjanëse.
8. pës. e TAKÓJ.
Sin.: mbudhem, ndeshem, përshëndetem, piqem, tokem, zatetem, ceket, puthitet, haset, përballem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.