Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRBÁLLËS,~E mb. 1. Që përballet a përplaset me dikë a me diçka. Palët (shtetet) përballëse. Vështrim përballës.
2. Ballafaques. Palët përballëse në parlament (në debatin televiziv).
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Përballësit me testin e provimit. Përballësit me vështirësitë e shkretëtirës. Partia e tij është përballësja kryesore në betejën parlamentare.
►PËRBALLËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Përballem, ballësohem, përkrahëzohem, përqasem.
PËRBALLËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vë përballë, ballësoj, përkrahëzoj, përqas. Përballësoj poezinë moderne shqiptare me atë botërore.
✱Sin.: përball, ballësoj, përqas, përkrahëzoj.
PËRBALLËSÓR,~E mb. Përballës. Situata të shumta përballësore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë