Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NGRÓH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i ngrohtë, i ngrihet pak temperatura; i ikën të ftohtët e madh, i kthehet ngrohtësia; kund. ftohet. Ngrohet uji (toka, rëra). Ngrohet trupi. Ngrohet koha (moti). Ngrohet gjaku.
2. vetv. Marr ngrohtësi duke qëndruar në diell, pranë zjarrit etj.; kund. ftohem. Ngrohem në diell. Ngrohem pranë zjarrit (vatrës, sobës). Ngrohet zhapiku në diell. Ngrohet me energji elektrike.
3. fig., vetv., vet. v. III Bëhet më i gjallë, më i afërt e më i përzemërt. U ngroh biseda (muhabeti). U ngrohën marrëdhëniet.
4. pës. e NGRÓH. U ngroh nga lëvdatat që mori.
✱Sin.: thekem, përavullitem, përavullohem, shullëhem, thekem, zhegohem, zhegitem, shalakuqem, avulloj, thekërrohem, nxehem, mërdhezem, rrezohem, afrohem, miqësohem.
♦ Ngrohet (theket) *në diell (dikush). Jam ngrohur në një *diell (me dikë) iron. Ngrohet në *leshin e vet (dikush). Ngrohet në *shullë (dikush). Jam ngrohur në një *vatër (me dikë). Më ngrohet *zemra (shpirti).
►NXÉH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i nxehtë a më i nxehtë; i ngrihet shumë temperatura, fiton nxehtësi; kund. ftohet. U nxeh masha (hekuri). U nxeh shumë uji. Duhet të nxehet më shumë. U nxeh priza.
2. vetv. Marr nxehtësi, duke qëndruar në diell, pranë zjarrit, duke lëvizur etj. Nxehem pranë zjarrit. U nxeh tepër në diell. U nxehëm duke ecur. Ishin nxehur nga udha. U nxeh duke punuar tokën me bel.
3. fig., vetv. Zemërohem, humbas gjakftohtësinë. Nxehet për hiçgjë. Mos u nxeh! Nxehet shpejt. M’u nxeh gjaku.
4. pës. e NXÉH. Ambienti u nxeh shumë.
✱Sin.: ngrohet, avullohem, thekem, përavullohem, mbërdhezem, zemërohem, skuqem.
♦ Iu nxeh *gjaku (dikujt). U nxehën (u ndezën) *gjakrat.
PËRAVULLÍM,~I m. Veprimi kur përavulloj diçka ose kur përavullohem.
✱Sin.: përavullitje, ngrohje, nxehje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë