Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►PËRANDÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Largohem, iki i trembur pa ditur se ku vete.
2. vetv., kryes. v. III Përndahet, shpërndahet. U përanditën retë.
3. fig., vetv. Largohem nga një njeri i afërt, ftohem me dikë. Iu përanditën fëmijët (vëllezërit, shokët, miqtë).
4. vetv. Druhem ose kam frikë të bëj diçka, trembem; përmbahem; stepem. U përandit e s’i tha. Përanditem ta bëj (të shkoj). S’i përanditet syri s’ka frikë, s’i trembet syri.
5. pës. e PËRANDÍT.
✱Sin.: përarënditem, perënditem, shpërndahem, frikem, frikësohem, largohem, druhem, trembem, përmbahem, stepem, ftohem, shpërqendrohem.
►PËRMBÁ/HEM jovep., ~JTA (u), ~JTUR 1. vetv. E mbaj veten, e zotëroj veten e nuk i shpreh ndjenjat (zemërimin, inatin etj.); nuk nxitohem, nuk rrëmbehem, nuk ngutem, e përmbaj veten. S’përmbahej dot nga zemërimi (nga gëzimi). U përmbajt fort.
2. vetv. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) I qëndroj besnik një çështjeje, një ideje, një ideali etj. Iu përmbajt marrëveshjes. I përmbahen kontratës.
3. vetv. Veproj e sillem në përputhje me disa rregulla e norma të caktuara, nuk luaj prej tyre. I përmbahen standardit të vendosur.
4. vjet., vetv. Mbahem në këmbë, jetoj. Përmbahet mirë në pleqëri.
5. pës. e PËRMBÁJ.
✱Sin.: mbahem, ndalem, frenohem, rezervohem, përanditem, përarënditem, përmblidhem, përfshihem, shtrydhem, rezistoj, duroj, qëndroj, rri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë