Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANËSHTRESÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Shtresim i përanshëm, shtresim i anshëm. Anështresim i çështjeve të diskutuara.
DYTËSÓR,~E mb. 1. Që vjen pas një tjetri dhe varet prej tij, që përcaktohet nga një tjetër; kund. parësor.
2. Që është në vend të dytë; që është i dorës si dytë, më pak i rëndësishëm. Problem dytësor. Çështje dytësore. Prashitje dytësore (bujq.).
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 2 të mbiemrit.
✱Sin.: i dytë, sekondar, anësor, i përanshëm, jokryesor, plotësues, periferik.
PËRBRINJSHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët i përbrinjshëm ose i përanshëm; vetia e diçkaje që është e përbrinjshme.
2. Të qenët i lënë si kolateral për të marrë hua a kredi në një bankë.
PËRBRÍNJËS,~E mb. I përanshëm.
PËRBRÍNJËT (i, e) mb. I përanshëm.
SEKONDÁR,~E mb., libr. 1. Që vjen pas një tjetri dhe varet prej tij, që përcaktohet nga një tjetër. Proceset primare dhe sekondare. Nga përcaktimi i cilësive sekondare. Kompania kishte një seli sekondare.
2. Që është në vend të dytë; që është i dorës si dytë, jo kryesor. Dukuri sekondare. Kjo është çështje primare, të tjerat janë sekondare. Atë e kishin objektiv sekondar.
✱Sin.: dytësor, i përanshëm, jokryesor, plotësues, jothelbësor, i parëndësishëm.
TËRTHÓRTË (i, e) mb. 1. I pjerrët; që lidh dy skaje a dy kënde të kundërta, jo i pingultë a horizontal, tërthor, i kithët. Vijë e tërthortë. Drejtim i tërthortë. Prerje e tërthortë.
2. Që shkon anës e anës, që nuk shkon drejt, jo i drejtpërdrejtë; që pritet me një tjetër; tërthor. Rrugë (udhë) e tërthortë.
3. Që bëhet ose që jepet nëpërmjet dikujt a diçkaje, jo i drejtpërdrejtë. Njoftime (të dhëna) të tërthorta. Lidhje të tërthorta. Në mënyrë të tërthortë. Ndikim i tërthortë. Mesazh i tërthortë. Kërcenim i tërthortë.
4. gjuh. I zhdrejtë. Rasë e tërthortë.
✱Sin.: tërthor, anësor, i kithët, i kërthët, i pjerrët, i përanshëm, i zhdrejtë.
♦ Me *rrugë të tërthortë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë