Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PERËNDÍTUR (i, e) mb. I përanditur.
PËRANDÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka ikur i trembur e pa ditur se ku. Iku i përanditur.
2. Që është shpërndarë a përndarë. Re të përanditura.
3. bujq. I shkulur, i mbëltuar, i artisur. Bimë (pemë) të përanditura.
4. bujq. I rralluar, i tëharrur. Misër (pambuk) i përanditur.
5. fig. Që është ftohur me një shok a të afërm. Mik (shok, i dashur) i përanditur.
6. fig. I mëdyshur. Rrinte si i përanditur dhe nuk po i jepte rrugë fjalës.
✱Sin.: i përarënditur, i shpërndarë, i artisur, i rralluar, i larguar, i trembur, i frikësuar, i frikur, i përmbajtur, i stepur, i ftohur, i perënditur, i përndarë, i mbëltuar, i tëharrur, i krasitur, i prishur, i shpërqendruar, i hutuar, i trullosur, i penguar.
PËRARËNDÍTUR (i, e) mb. I përanditur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë