Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRÁFËRT (i, e) mb. 1. Që është pak më shumë ose më pak se një sasi e caktuar, që i afrohet asaj që është e përpiktë a e vërtetë, jo qind për qind i përpiktë; i papërcaktuar mirë. Të dhëna të përafërta. Shifra (llogaritje) të përafërta. Sipërfaqja e përafërt e hënës.
2. Që ka disa tipare të njëjta a të ngjashme me diçka tjetër, i afërt, i ngjashëm. Tipare të përafërta. Në kushte të përafërta.
✱Sin.: i përafërm, i afërt, i afërsishëm, i ngjashëm, i papërcaktuar, i ndajafërt, i afruar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë