Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRÇÚDSHËM ndajf. Çuditshëm; shëmtueshëm. Qyteti lindi dhe u zhvillua përçudshëm si monstër, si metamorfozë filmash horrorë.
PËRÇÚDSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është i përçudnuar.
2. Që është shumë i shëmtuar; i përbindshëm, çudan. Ofrohej një shërbim i përçudshëm.
✱Sin.: i shëmtuar, i përbindshëm, çudan, i përçudur.
PËRÇÚDË ndajf. Çuditshëm, përçudshëm.
PËRÇÚDË (i, e) mb. I përçudshëm, përçudan. Ndodhi të përçuda.
SHËMTÚESHËM ndajf. Në mënyrë të shëmtuar. Mbeti duke kërcyer shëmtueshëm. Aktron shëmtueshëm. Dhoma ishte lyer edhe më shëmtueshëm.
✱Sin.: keqas, mbrapsht, përçudshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë