Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BASTARDÍM,~I m. Veprimi kur bastardoj dikë a diçka ose kur bastardohem; humbje e vetive të mira; çoroditje, degjenerim, zvetënim. Bastardimi i shijeve. Bastardimi i muzikës. Bastardim i qëllimshëm. Bastardim i demokracisë. Proces bastardimi. Bastardim i vlerave. Bastardim i gjuhës amtare.
✱Sin.: çoroditje, zvetënim, shthurje, përdhosje, përçudnim, degjenerim.
PËRDHÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përdhos dikë apo diçka ose kur përdhosem. Përdhosja e gjërave të shtrenjta (të dashura).
2. Gjendja pasi përdhos dikë apo diçka a përdhosem.
✱Sin.: ndotje, përlyerje, fëlliqje, njollosje, ndyrje, zvetënim, prishje, përçudnim, shthurje, çoroditje, poshtërim, dhunim, bastardim.
PËRÇUDNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përçudnoj ose kur përçudnohem. Përçudnim i fytyrës.
2. Diçka që është e shëmtuar, gjë shumë e shëmtuar. Përçudnimet e njeriut në art. Përçudnimi i përmbajtjes dhe i formës.
✱Sin.: shfytyrim, shpërfytyrim, shëmtim, shëmti, shëmtirë, shformim, zvetënim, prishje, shthurje, përdhosje.
SHKALAVÉSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkalavesh diçka, zakonisht një pjesë të trupit; shformim, përçudnim. Shkalaveshja e buzës ia prishi bukurinë.
2. Gjendja kur shkalavesh diçka. Ndjeu një shkalaveshje në fytyrë.
✱Sin.: shformim, përçudnim, shtrembërim, prishje, shkalafitje, copëtim.
SHËMTÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i shëmtuar a i neveritshëm, shëmtim; kund. bukuri. Shëmti urbane. E bëri me shëmti. Shëmti estetike.
2. Diçka e shëmtuar; shëmtirë. Një shëmti me sy të mëdhenj. Shëmtitë e kësaj kohe. Kjo shëmti jona. Shëmti e gjallë. Ç’shëmti që është.
✱Sin.: shëmtirë, përçudnim, shformim, çmerim, shfytyrim, shpërfytyrim.
SHËMTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shëmtohen tiparet dikujt, i ikën bukuria. Shëmtimi i fytyrës. Shëmtim trupor. Ai ves ishte një shëmtim për të.
2. Gjendja kur i janë shëmtuar tiparet dikujt. Ishte shëmtim ajo vajzë.
3. Shtrembërimi i tipareve të fytyrës, ngërdheshje, grimasë. Të folurën e shoqëroi me një shëmtim. I bërë një shëmtim sa për ta inatosur.
4. Gjë e shëmtuar, shëmtirë. Shëmtim i dheut ai fustan diçka shumë e shëmtuar. Shëmtimet e kësaj bote.
5. Ngjarje shumë e rëndë, zezonë. I gjeti një shëmtim i madh. Nuk e prisnin atë shëmtim. Shëmtim i rëndë.
6. mit. Qenie mitologjike, përbindësh, mosmerë. U shfaq si shëmtim. I doli pari një shëmtim. Ishte sa një shëmtim i madh. Shëmtim përrallash.
7. si mb. Që i ngjan një përbindëshi. Njeri shëmtim njeri përbindësh.
8. si ndajf. Në mënyrë jo të bukur, pa i kushtuar vëmendje, keq. Ishte veshur shëmtim shumë keq. Dukej shëmtim. E paska përfunduar shëmtim punën e dhënë.
✱Sin.: shëmti, shëmtirë, përçudnim, shformim, çmerim, shfytyrim, shpërfytyrim, prishje, zezonë.
SHËMTÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dikush a diçka aspak e bukur në pamje të jashtme, gjë a veprim moralisht i neveritshëm, i turpshëm. Shëmtirat e kryeqytetit. Shëmtirat zgjedhin djem të bukur.
2. Ngjarje e shëmtuar; njeri i shëmtuar, që s’shihet dot me sy; njeri i neveritshëm. Shëmtirat e jetës. Nuk kanë të sosur shëmtirat. - Mos i shiko shëmtirat e botës! Shëmtirat e të bijave.
3. Diçka e shëmtuar, shëmti. Nuk kishte bërë asnjë shëmtirë këto kohë. Ajo poezi ishte një shëmtirë e vërtetë. - Oh, çfarë shëmtire! Është vërtetë një shëmtirë.
4. veter. Helmimi i gjësë së gjallë prej mugullit. I ka zënë shëmtira dhentë. Kura për shëmtirën.
5. mjek. Sëmundje epidemike shumë e rëndë. I kishte mbytur shëmtira.
✱Sin.: shëmtim, shëmti, përçudnim, shfytyrim, shpërfytyrim.
TEPTÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Shpërthim, vërshim, dalje, vrujim. Teptisje ujërash. Teptisje gjaku. Teptisje ndjenjash. Teptisje inati.
2. Shfaqje befas, ardhje e papritur. Teptisje njerëzish. Teptisje lotësh.
3. Çoroditje, çakërdisje, mospërmbajtje, përçudnim, përdhosje, prishje (morale), shthurje, zvetënim. Teptisja e djalit. Teptisja e çupës (e vajzës).
4. Zmbrapsje arme. Teptisja e pushkës.
5. Ënjtje, buhavitje, malcim, pezmatim (plage, gjëndrash, gjiri). Teptisje plage. Teptisje gjiri.
✱Sin.: shpërthim, vërshim, dalje, vrujim, shfaqje, ardhje, çoroditje, çakërdisje, përçudnim, përdhosje, prishje, shthurje, zvetënim, zbythje, zmbrapsje, ënjtje, buhavitje, malcim, pezmatim.
ZVETËNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Humbja a prishja e cilësive e vetive të mira të dikujt a të diçkaje, prishje, çoroditje, përdhosje. Zvetënimi i njerëzimit. Zvetënimi i trupit. Zvetënim moral (shpirtëror). Zvetënimi i gjuhës. Është ky një zvetënim i lig, i qëllimshëm, për të ulur vlerat e krijimtarisë. Zvetënimi i njeriut.
✱Sin.: prishje, përçudnim, çoroditje, shthurje, bastardim, përdhosje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë